Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN ka folur rreth kandidimit të tij si president duke potencuar se ai nuk i mendon këto zgjedhje por zgjedhjet e ardhëshme lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, u shpreh Taravari në Opinon përcjellë Top24
Author: BILD
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (13.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat shtatë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq, dy gjoba për drejtimin të automjetit nën ndikimin e alkoolit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më…
Kryeministri Edi Rama u ka uruar të gjithë shqiptarëve Ditën e Verës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan: “Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur.” Tirana është bërë gati të mikpresë festimet për Ditën e Verës më 14 mars, me Bashkinë që ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme me muzikë, art, lojëra dhe argëtim Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha…
Simone Inzaghi e ka pranuar se Interi nuk ishte mësuar të humbiste dhe ndërsa ai është ‘krenar’ për lojtarët e tij, humbja ndaj Atletico Madrid dhemb, sepse sipas tij e kishin në dorë kalimin tutje. Nerazzurrët ishin favoritë duke shkuar me epërsi 1-0 nga ndeshja e parë dhe kaluan përpara edhe në Wanda Metropolitano me golin e Federico Dimarcos. Megjithatë, Antoine Griezmann e zhvlerësoi atë disa momente më vonë dhe Memphis Depay shënoi në minutën e 87-të për të barazuar gjithë ndeshjen në total, pasi Marcus Thuram dhe Nicolo Barella humbën raste ideale për gol. “Ka zhgënjim për klubin dhe…
Është vetëm muaji mars, por Real Madridi duket se ka vendosur tashmë për transferimin e parë të verës. Sipas Diario AS, Los Blancos kanë zgjedhur të rikontraktojnë Miguel Gutierrez. I dalë nga akademia Castilla, lojtari aktualisht ndodhet në Girona, pasi u largua nga kryeqyteti për te katalanasit në vitin 2022 për një tarifë modeste prej katër milionë eurosh. Në vetëm dy vite, ai është vendosur si një mbrojtës i majtë fillestar, duke i bindur bardhezinjtë që ta rikthejnë në “Santiago Bernabeu”. Bordi i Madridit po planifikon të largojë Ferland Mendyn, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës…
Një studim amerikan thotë se ciklet e agjërimit të zgjatur jo vetëm që mbrojnë nga dëmtimi i sistemit imunitar – një efekt anësor kryesor i kimioterapisë – por gjithashtu nxisin rigjenerimin e sistemit imunitar, duke i zhvendosur qelizat burimore nga një gjendje e fjetur në një gjendje të vetë-rinovimit. Sipas testimeve klinike, periudhat e gjata të mos ngrënit ulën ndjeshëm numrin e qelizave të bardha të gjakut, shkruan Today.usc.edu. Studimi ka implikime të mëdha për plakjen më të shëndetshme, në të cilën rënia e sistemit imunitar kontribuon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve ndërsa plakemi. Ciklet e zgjatura të agjërimit,…
Shefi i grupit parlamentar të BDI Arbër Ademi sapo ka njoftuar se Kuvendi ka miratuar propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore. Me këtë sipas Ademit, rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore. #eMbajmëFjalën 📌RRITJE E PAGAVE NË INSTITUTET SHKENCORE Siç premtuam të hënën, Kuvendi posa e miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të…
Ukraina ka përgënjeshtruar deklaratat e Rusisë se ka arritur të marrë kontrollin e disa fshatrave gjatë javëve të fundit. Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi tha se pavarësisht se situata në front mbetet e vështirë, Rusia ka pësuar dëme të mëdha dhe nuk ka arritur të pushtojë asnjë fshat për një periudhë dy javore. “Në front situata mbetet e vështirë. Rusia po kryen operacione sulmuese në disa zona, duke përfshirë rrethinat e qytetit Robotyne në Zaporizhzhia. Megjithatë Moska ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e mbrojtjes sonë. Gjatë dy javëve të luftimeve të ashpra, armiku pësoi…
Në një takim të rëndësishëm sot, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, priti me nderim Ambasadoren e Suedisë, Ami Larson Xhejn. Ky takim shënoi një moment të veçantë, ku u shkëmbyen letra mes ministrave të punëve të jashtme në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ministri Osmani shprehu urimet më të ngrohta për Suedinë në këtë hap të madh, duke theksuar se anëtarësimi i saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit evropian dhe atij transatlantik. Ai vuri në dukje se ky zhvillim është një moment historik për Aleancën, duke e bërë…
Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë intensive nga pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Më 18 mars përfundon kontrollimi i Listës Zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare dhe më pas përfundon afati për votim në diasporë. Listat e kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars në ora 24:00. Nga KSHZ-ja informojnë se deri më 11 mars, gjithsej 3.994 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore në njësitë dhe zyrat rajonale, gjashtë persona kanë kërkuar…