Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme, respektivisht në ora 1 pas mesnate, njësiti për intervenime pranë policisë së Shkupit ka arrestuar 32-vjeçarin E.L. nga Shkupi, i arratisur nga burgu. “Ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale të kryera nga neni 236, neni 242 dhe neni 215 i Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut “Idrizovë” për arratisje nga burgu. Atij i është gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë dhe një lëndë e bardhë”, shtojnë nga MPB./tv21.tv
Author: BILD
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë edhe tre ditë kohë për të kontrolluar listën e zgjedhësve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve apelon qytetarët që për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të bëjnë vetëkontroll dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, futjen ose fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Të gjithë të regjistruarit në listën zgjedhore do të mund të votojnë si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare dhe qytetarët me dokumente personale dhe dokumente udhëtimi të skaduara në nëntë muajt e fundit para zgjedhjeve do të mund…
Dega e Lëvizjes Besa në Gostivarë ka kompletuar shtabin për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Për kryetar shtabi sipas informacioneve është emruar ish zëvendës minitri i arsimit, Arafat Shabani. Ky lajm është shpërndarë në rrjetet sociale. Por ajo që është simptomatike është se në këtë mbledhje sipas fotografive, ka munguar deputeti i zonës nga Lëvizja Besa, Fadil Zendeli. Kjo mungesë e Zendelit ka edhe një arsye. Sipas infoamcioneve tona, Zendeli ka bojkotuar mbledhjen në fjalë, po edhe organizimet tjera partiake për faktin se është mësuar që ai nuk do të jetë pjesë e listës së opozitarëve të VLEN në zgjedhjet…
Hoxha Enver Azizi nga f. Mateç i komunës së Likoves në një ligjeratë fetare në rrjetet sociale ka komentuar aktualitetin dhe ndodhitë e fundit në skenën politike të vendit duke adresuar kritika për liderët e opozitës dhe pretendimin e tyre për sjelljen e ndryshimit, përcjell indeks.mk. Sipas hoxhës ndryshimi nuk bëhet duke ndërruar partitë politike dhe pozitat, por vjen vetëm si rezultat i përmirësimit të cilësive të karakterit (mentalitetit) të popullit. “Tash jemi në prag të zgjedhjeve dhe i shohim njerëzit duke u bartë nga një parti në një parti tjetër, edhe kur i pyet ata pse po e bëjnë…
Në mungesë të projekteve që mbajnë vulën e Komunës së Zhelinës, i pari i kësaj komune, Blerim Sejdiu, ka filluar të përvetësojë dhe reklamojë e promovojë, projektet e inicuara dhe financuara nga Qeveria. Së fundmi, Blerim Sejdiu në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka paralajmëruar fillimin e punimeve intenzive për aksin rrugorë Uzurmisht – Pallaticë, por sipas informacioneve zyrtare, projekti në fjalë, financohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut. Zëvendës ministri i Transportit, Bekim Rexhepi ka thënë se punimet për rrugën në fjalë kanë filluar dhe se projekti financohet nga Ministria e Transportit, në kuadër…
Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se opozita shqiptare është në koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe me atë të Levicës, Dimitar Apasiev. Thirrjet e fundit të Mickoskit drejtuar opozitës shqiptare që të mos merren me “kërkesa nacionaliste shqiptare”, tregon se Mickoski, Apasievi dhe opozita shqiptare tashmë e kanë rrumbullakuar bashkëpunimin dhe të njëjtit me vetëdije janë rreshtuar KUNDËR Evropës dhe PËR Rusinë. Kjo dëshmohet edhe me sulmet e fundit të koordinuara në adresë të Bujar Osmanit e të cilat qendrën e kanë në Beograd dhe Moskë. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se sikurse deri…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka falenderuar të gjithë asistentët arsimor për fëmijët me nëvoja ndryshe për angazhimin e tyre në procesin arsimor. Shaqiri në Facebook shkruan se po punohet që të zgjidhjet dhe statusi i përhershëm për angazhimin e tyre profesional. Statusi i plotë: Sot dua të shpreh falenderimet e mia për përkushtimin e të gjithë 820 asistentëve arsimor dhe personal për fëmijët me vështirësi që janë pjesë e procesit inkluziv arsimor. Po punojmë për zgjidhje të statusit të përhershëm të tyre që të jetë motiv plus në punën të cilën e bëjnë çdo ditë. Përndryshe edhe…
Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndet deklaratën të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, konkretisht porosinë që, Maqedonia e Veriut të jetë kandidate e plotfuqishme dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se partneriteti i fuqishëm dhe aleanca multilaterale e Maqedonisë me NATO-n dhe OSBE-në, është meritë e politikave proevropiane të Qeverisë aktuale, gjë që është theksuar edhe në vlerësimet e partnerit strategjik të Maqedonisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, fushata “PO Evropës, JO Rusisë” ngërthen në vete ndryshimet që shteti i ka realizuar në drejtim të integrimeve,…
Përmes një video ministri Bujar Osmani ka shprehur gatishmërinë për tu përgjigjur në pyetjet e publikut që kanë të bëjnë me kandidaturën, personalitetin dhe pikëpamjet e tij. “Përshëndetje miq, siç e dini, jam i nominuar për postin e Presidentit të Republikës. Presidenti është një post mbipartiak, president i të gjithëve, dhe sot kam vendosur që të përgjigjem në pyetjet e secilit prej jush. Pyetje që kanë të bëjnë me kandidaturën time, personalitetin tim politik, pikëpamjet e mia rreth zhvillimeve politike në vend, si dhe çështjen e integrimit evropian, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me karrierën time politike. Por…
Në Shqipëri, është organizuar për herë të dytë eventi “Miss Mama”. Producentja e këtij eventi, Gjilda Toska, ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Today” ku edhe ka treguar pse ka vendosur ta bëjë një spektakël të tillë. Ajo tha se nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje. “Organizoj shumë evente të ndryshme në Shqipëri. Nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje për të nxjerrë në pah bukurinë shumë dimensionale të gruas shqiptare. Ky projekt vjen në kuadër të 8 Marsit. Kemi qenë në Elbasan dhe kemi sjell…