Përfaqësuesi i lartë i BDI-së dhe njëherësh kryetar i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sonte në emisionin ClickPlus të TV21 përballë gazetarit Fatmir Aliu sonte ka deklaruar se partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti është në rrugën e duhur dhe fiton në çdo cikël zgjedhor pasi që deri më tani shqiptarët janë treguar vigjilent dhe asnjëherë nuk i janë ndarë rrugës së Ali Ahmetit. “Në vazhdimësi partitë opozitare shqiptare humbin nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Mund erdhe të jenë kalitur nga humbjet që i pësojnë, nga mos përkrahja e shumicës së shqiptarëve. Nuk sfidohet BDI prej një qasje gjithëpërfshirës Resnje,…
Author: BILD
Mbi 21 deputetë do të fitojë BDI në zgjedhjet parlamentare, thotë Blerim Bexheti në ClickPlus në TV21. “Realisht korrespondon me emrin e televizionit tuaj – 21+”, tha Bexheti.
Qytetarët e Çairit dhe rinia e këtij vendi është ngritur në këmbë për të kundërshtuar politikën e gabuar të kryetarit të LD-së, kryetar i deri-djeshëm i Çairit. Në banerola të cilat i kanë vendosur në disa lokacione, qytetarët janë shprehur publikisht kundër dhe kanë zbuluar edhe disa cilësi negative të Izet Mexhitit. Një shkrim i vendosur në urën në lagjen “Jahja Pashë” shkruhet emri i Izet Mexhitit dhe i ish politikanit, Rafet Muminoviç dhe në fund është barazuar me kazino. Kjo për faktin se pikërisht Mexhiti duke mos votuar “PëR” ligjin për lojërat e fatit, i mbrojti dhe i la…
Bartësi i listës zgjedhore numër 3 nga “Fronti Europian”, Sulejman Baki pas seancës konstituive të “Frontit” ka shkruar në rrjetet sociale. Ai ka thënë se pas përfundimit të seancës kanë biseduar të gjithë liderët për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Shton se fitues i këtyre zgjedhjeve është “Fronti Europian”. “Së bashku do të arrijmë fitoren më 24 prill dhe 8 maj! Pas përfundimit të seancës, kishim rastin që të bisedojmë me liderët dhe përfaqësuesit e partive politike në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Si bartës i njësisë zgjedhore 3 të Frontit Europian, sot morëm pjesë në seancën konstituive të…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në kuadër të vizitës së tij në komunën e Bogovinës, ka inspektuar aktivitetet e përfunduara të punës në rrugën lokale Pallçishtë, që është lidhja e zonave të banuara me autostradën Tetovë-Gostivar. Rruga, e cila është 1700 metra e gjatë, më parë ka qenë rrugë fshati, por tani është zgjeruar, e tamponuar dhe e sigurt për komunikacion. Me infrastrukturën e re dhe bashkëkohore rrugore, komunikimi me autostradën e komunikacionit është i lehtësuar dhe hapen mundësi më të mëdha për zhvillim si të komunës ashtu edhe të gjithë rajonit. Me…
Ish-prokurorja publike speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dhe kryetari aktual i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot janë gjetur në “listën e zezë” amerikane. Ky vendim është publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në raport thuhet se veprimet e Janevës dhe Jakimovskit kanë cenuar sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike në vend. Baza e vendosjes së Janevës në “listën e zezë” të SHBA-së është se gjatë udhëheqjes së saj me ish-Prokurorin Special Publike është përfshirë në akte korruptive, si dhe ka përdorur ndikimin dhe pushtetin e saj politik për…
Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO. Nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim. “Jemi fatlumë që jemi pjesë e hapësirës së NATO-s, e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake. Unë dua të përgëzoj punën e përditshme që përfaqësia jonë bën për të përcjellë mesazhet, qëndrimet dhe për të lobuar interesat strategjike kombëtare këtu në NATO, në komitete të ndryshme, por edhe në komandat, jo vetëm në Bruksel, por edhe në të gjithë…
Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa alarmon për skenar rus që synon trazira politike pas 8 majit. Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend. Ftojmë opozitës si shqiptare ashtu edhe atë…
Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin e njohur televiziv “Fun Club”, ku dy ish-konkurrentë të Big Brother VIP u përballën rreth komenteve të bëra në të kaluarën. Bardhi, i cili është aktualisht në një marrëdhënie me Sarën, u shpreh i zhgënjyer nga deklaratat e Silvit, për një flirt të mëparshëm me të dashurën e tij. Silvi hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë lidhje romantike me Sarën, por vetëm një njohje të thjeshtë. Gjatë debatit, Bardhi u shpreh se ndihej i tradhtuar nga sjellja e Silvit jashtë shtëpisë së BBV, ndërsa Silvi u përpoq…
Është bërë një vit që nga arritja e Marrëveshjes së Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Lidhur me këtë, të dielen ka folur kryediplomati evropian, Josep Borrell, i cili tha se rezultatet e zbatimit janë për keqardhje. Çka përmban aneksi i Ohrit? Pas nënshkrimit të aneksit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, BE e publikoi përmbajtjen e këtij dokumenti, pikat e të cilit janë: Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse…