Gëzimi i madh u pasua nga një dramë familjare. Olga Carmona, e cila shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Spanjës kundër Anglisë, në finalen e Kupës së Botës për femra, mësoi pas ndeshjes se babai i saj kishte vdekur.
Këtë e saktëson Federata Spanjolle e Futbollit, e cila nuk ka zbuluar shkaqet apo kohën e vdekjes së babait të futbollistes së kombëtares. “Të duam Olga, – shkruan federata në Twitter. – Ti je pjesë e historisë së futbollit spanjoll”.
Nuk dihet se kur e ka marrë lajmin e hidhur lojtarja e Real Madridit, e cila mori pjesë në festimet në fushë me bashkëlojtarët e saj. Carmona u votua si lojtari më e mirë e ndeshjes në finale dhe e festoi golin e saj me dedikim për një mikeshë që së fundi kishte humbur nënën e saj.