Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»SPORT»Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian
    SPORT

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024
    Facebook Twitter Email

    Federata Serbe e Futbollit do t’i kërkojë UEFA-s të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë për këngët që kënduan në kor tifozët shqiptarë dhe kroatë në ndeshjen e së mërkurës Kroaci-Shqipëri që u mbyll me rezultatin 2 me 2.

    Para ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes, tifozëritë shqiptare dhe kroate festuan e kënduan së bashku në harmoni mes tyre si dy popuj miq.

    Por Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatoviç, ka thënë se tifozët shqiptarë e kroatë kënduan dhe bënë thirrje së bashku kundër serbëve. Ai kërkon që dy kombëtaret të dënohen, ose në të kundërt Serbia nuk do të marrë pjesë në Kampionatet Europiane.

    “Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Kjo kërkon dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë grupet e Shqipërisë dhe Kroacisë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”, tha Surbatoviç.

    Ai u shpreh se ka besim që UEFA do të reagojë, njësoj siç bëri me gazetarin nga Kosova që i hoqi akreditimin në Euro 2024 pasi bëri simbole shqiptare kundër serbëve në stadium.

    Sekretari i Federatës Serbe vlerësoi edhe tifozët e Serbisë, që sipas tij janë treguar xhentëllmenë me sjelljen. Kur në fakt, tifozët serbë u përfshinë në rrugë në sherr të dhunshëm me tifozët anglezë para ndeshjes Angli-Serbi. Kujtojmë gjithashtu se Serbia u dënua nga UEFA për sjellje antisportive të tifozëve brenda në stadium, raste të cilat Jovan Surbatoviç i konsideron të izoluara.

    Previous ArticleI përkeqësohet gjendja shëndetësore në poligonin “Krivolak”, ndërron jetë një ushtar profesionist 25-vjeçar
    Next Article “Pakurrizorët e VLEN-it” po ia mundësojnë Mickoski-t realizimin e agjendës anti-shqiptare

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024

    Sylvinho para ndeshjes me Kroacinë: Kemi lojtarë shumë të mirë, por nuk është lehtë në EURO

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.