Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën
    BOTA

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024
    Facebook Twitter Email

    Valët vdekjeprurëse të të nxehtit kanë goditur një pjesë të madhe të qyteteve në katër kontinente, e cila pritet të thyejë rekorde si vera më e nxehtë.

    Temperaturat rekord në ditët e fundit kanë shkaktuar qindra, vdekje në të gjithë Azinë dhe Evropën. Italia ka rregjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius, ndërsa vendasit si dhe turistët shfrytëzuan shatërvanët për t’u freskuar.

    Për të vizituar monumentet më të famshme të qytetit të përjetshëm, turistët mbanin rradhë për të mbushur ujë ndërsa shprehen se i nxehti në këtë muaj të vitit është i jashtëzakonshëm. Sipas faqes së internetit të parashikimit të motit iLMeteo.it, vala e të nxehtit “Minos”, e quajtur sipas mbretit mitologjik të Kretës, do të sjellë temperatura përvëluese në mbi 40 gradë Celsius përgjatë gjithë fundjavës.

    Pamjet e kamerave termike me rreze infra të kuqe të vendosura nga Koloseu si dhe në Vatikan zbuluan se temperaturat e sipërfaqes tejkaluan 50 gradë Celsius. Sipas të dhënave nga Indeksi i ndryshimit klimatik të Climate Central, temperaturat në Romë dhe qytete të tjera italiane kanë arritur nivele të paprecedentë.

    I nxehti përvëlues ka përfshirë një pjesë të madhe të Greqisë prej disa ditësh. Temperaturat në kryeqytetin e Athinës arritën 43 gradë Celsius, ishujt e Rodos dhe Samos rregjistruan gjithashtu temperaturë 40 gradë Celsius ndërsa rekordi u shënua në bregun veriperëndimor të Kretës me 44.5 gradë Celsius.

    Zjarrfikësit dhe avionët grekë luftuan me flakët në qytetin e Koropit 30 kilometra në jug të Athinës ndërsa detyruan banorët të largoheshin nga shtëpitë dhe bizneset e tyre.

    Trafiku u pezullua përgjatë një autostrade kryesore që lidh Koropin me rrethinat e Athinës. Disa shtëpi në fshatin Kitsi u dogjën dhe flakët dogjën edhe fusha me bar të thatë dhe ullinj.

    Autoritetet në Hungari kanë shpallur alarmin e nivelit të tretë të nxehtësisë, më i larti i mundshëm. Vapa ekstreme përbën një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kardiovaskulare. Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të hidratuar dhe të shmangin lëvizjet gjatë orëve të pikut.

    Në Arabinë Saudite, gati dy milionë pelegrinë myslimanë po përfundojnë haxhin në Xhaminë e Madhe në Mekë këtë javë mes temperaturave mbi 51 gradë Celsius. Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur gjatë kryerjes së pelegrinazhit vjetor të Haxhit. Zyrtarët kanë deklaruar se shkaku kryesor i vdekjeve është nxehtësia ekstreme, ndërsa mijëra të tjerë po trajtohen në spitale.

    Previous ArticleShkup: Regjistrohet rasti i parë i kafshimit nga gjarpëri
    Next Article Formimi i Qeverisë së re të RMV, gazetari: Profilet e ministrave do të jenë burim i konflikteve

    Related Posts

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024

    Përplasen trenat në Indi, vdesin tetë persona

    17/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.