Palestra është destinacioni i përditshëm i Granit Kuletës, prej nga del i përgatitur për sukseset e mëdha në sportin e bodybuldingut, nga dita e parë që ka nisur e deri më sot kur tashmë e kemi dhe kampion. Kosova, Shqipëria dhe Dubai, janë disa prej vendeve ku ka pushtuar vendin e parë në kategorinë deri në 95 kilogramë, por gara e Spanjës mbetet e preferuara e tij e cila do të vijë shumë shpejtë pas disa ditëve. Nëpër botë respektohet për punën e tij, por të njejtën nuk e ndjenë edhe në vendin e vet. Granit Kuleta është pjesë konstante…
Author: Politiko
Dushan Janjiq, kryetar i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, ka analizuar bisedimet e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, si dhe ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se takimi mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me liderët evropianë, edhe pse pa rezultat konkret, ka treguar një harmonizim të mesazheve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian) dhe një format de facto të bisedimeve. Ai ka shtuar se aksioni i armatosur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit ka qenë një “kolateral i politikave të gabuara”…
Sonte do të merret vesh se kujt do t’i takojë çmimi “Topi i artë”. Në garë janë tre emra: Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Bëhet e ditur se sipas organizatorëve gara është shumë e ngushtë. Treshja pretendente janë shumë afër me vota nga njëri-tjetri. “Këtë vit është ngushtë… është shumë, shumë ngushtë”, tha kryeredaktori i “France Football” Vincent Garcia. Pyetja kryesore e natës është: “A do të thellojë Messi rekordin e lojtarit që ka fituar më shumë këtë çmim, apo do të zgjerohet familja e madhe e fituesve?”. Lionel Messi, e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Erling…
Kanë kaluar mbi një muaj prej agresionit të Serbisë në Kosovë. Më 24 shtator, një grup terrorist i armatosur serb e ka sulmuar policinë e Kosovës, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku. As pas kësaj kohe, nuk është ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë. E për këtë arsye ka reaguar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie. Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së…
Ministria e Punëve të Jashtme izraelite ka konfirmuar vdekjen e Shani Louk, 23-vjeçe gjermano-izraelite, e cila u rrëmbye nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit në një festival muzikor në jug të Izraelit. Louk ishte mes qindra viktimave të sulmit të Hamasit, i cili shkeli kufirin midis Gazës dhe Izraelit dhe masakroi pjesëmarrësit e festivalit në vendin e Nova. Louk u dërgua në Gaza, ku ajo u “torturua nga terroristët e Hamasit”, sipas deklaratës së ministrisë në platformën X. Në deklaratë thuhet gjithashtu se u gjet trupi i Louk dhe më pastaj u identifikua, si dhe ministria shprehu…
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është pritur sot me nderime të larta shtetërore në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski dhe kabineti qeveritar. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte pjesë e kësaj pritje, në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë sepse po dëshmohet sërish përkrahja e BE-së drejt rrugës europiane të vendit. Ndër të tjera Grubi thekson se me miratimin e Ndryshimeve Kushtetuese, Maqedonia e Veriut shpejton procesin për integrim të plotë europian. Statusi i plotë: Mbështetja e Bashkimit Europian…
Flokët e dëmtuar nga tharsja, stresi, faktorët stinorë apo kimikatet e ndryshme kërkojnë kujdes maksimal. Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për t’i rigjeneruar është përdorimi i vajrave vegjetalë, të cilët ofrojnë hidratim dhe shëndet për fijet dhe skalpin e flokut. Nga vaji i susamit, i farës së linit, i bajames dhe i kokosit, mund të shikoni se cilat janë vajrat më të mirë për flokët tuaj dhe si t’i përdorni ato në formën e maskave para larjes së flokut. Kjo do t’ju ndihmojë të keni flokë më të shkëlqyeshme, më të butë dhe mbi të gjitha më të shëndetshme.…
Rruga drejtë BE-së nuk është e lehtë, por kjo rrugë gjithsesi se duhet të kalohet. Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 duket ambicioze por nuk është e paarritshme, kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen. “Na mbetet edhe shumë punë, për këtë jemi të vetëdijshëm, unë gjithmonë them se me punë arrihet gjithçka. Jam i bindur se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është ambicioze por e arritshme. Rruga deri në BE nuk është e lehtë por duhet të kalohet. Shpërblimi im asaj rruge të vështirë do…
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Shkup tha se gjërat me të vërtet kanë ndryshuar për të mirë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, shkruan TV21. E pyetur nëse Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, der Leyen tha se për këtë moment duhet të bëhen reformat e nevojshme. “Ky proces nuk është i ngurtë, është i bazuar në meritokraci, kështu që askush nuk duhet të pres për një datë të caktuar. Mund të jeni edhe më të shpejtë. Sa më i shpejtë të jetë procesi i reformave, aq më…
Operacioni tokësor i Izraelit në Gaza është intensifikuar, me IDF që tha se vrau dhjetëra operativë të Hamasit që ishin fshehur nëpër ndërtesa dhe tunele. IDF tha se goditi një stacion me mbi 20 militantë brenda, si dhe një pikë lëshimi të raketave antitank pranë Universitetit Al-Azhar. IDF tha gjithashtu se ka goditur më shumë se 600 “objektiva terroriste” në Gaza, duke përfshirë depo armësh dhe strehë të përdorura nga Hamasi. Izraeli filloi operacionin e tij tokësor pas disa javësh sulmesh ajrore në territorin e kontrolluar nga Hamasi, pas një sulmi vdekjeprurës nga Hamasi më 7 tetor që vrau më…