Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me ministrat e kabinetit Qeveritarë ka marrë pjesë në festimin e 100 vjetorit të shpalljes së Turqisë Republikë, të organizuar nga Ambasada Turke në RMV dhe ambasadori Hasan Mehmet Sekizköz, raporton indeks.mk Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi ka njoftuar se përcjell urimet më të sinqerta deri te të gjithë bashkëqytetarët tanë të komunitetit turk! “Le të reflektojmë së bashku mbi rëndësinë e ruajtjes së themeleve demokratike në trasimin e së ardhmes sonë progresive”, ka shkruar mes tjerash Grubi.
Author: Politiko
Nga Banjica e Epërme kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërrtimin e Korridorit 8. Shumë qytetarë por edhe nga opozita maqedonase VMRO dhe opozita shqiptare kanë qenë skeptik se kjo rruge nuk do te ndërtohet. Sot shihen edhe maqineritë e kompanisë së Bechtell-Enka dhe në disa zona tjera janë kompani shqiptare që janë kontraktues me Bechtell Enka që punojnë pa ndërprerë që korridori 8 të përfundojë pas 4 viteve. Nga ana tjeter nga Banjica e Epërme ditë më parë krisi edhe bomba e parë e ndertimit ku ambasadorja e Amerikes, Anxhela Ageler, Zv/kryeministri Artan Grubi drejtori Ejup Rustemi shtypen sustën e…
Në vitet e fundit, Maqedonia e Veriut vazhdimisht ka arritur përparim në aspektin e lirisë së mediave, edhe pse nuk është koherent dhe disi i kufizuar, është konkluzioni kryesor i Raportit të Misionit për vlerësimin e situatës me lirinë e mediave me titull “Liria e mediave në Maqedoninë e Veriut: përparimi i këmbëve të qelqit”. Raporti përmban të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga misioni ndërkombëtar për vlerësimin e gjendjes mediatike në vend, i cili u mbajt nga 5 deri më 7 qershor të këtij viti, në organizim të Shoqatës të Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Vlerësimi i situatës është bërë…
Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi është i kënaqur nga pjesëmarrja e kompanive në Ligjin e Tatimit të Solidaritetit. Mjetet e mbledhura për këtë bazë, siç deklaroi sot, do të destinohen për masat antikrizë dhe do të shkojnë te kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. “Pjesëmarrja është adekuate. Mendoj se sipas informacioneve të fundit rreth 70 për qind është mbledhur tatimi. Kompanitë tjera janë duke punuar në mënyrë aktive me Drejtorinë e të Ardhurave Publike për të parë se si do ta përmbushin obligimin ligjor”, tha Bytyqi. Lidhur me njoftimet për uljen e pagave të personave të zgjedhur dhe të…
Drejtori i Drejtorisë për udhëheqjen me librat amëz, Emir Sulejmani sot ka njoftuar se ditëve në vazhdim edhe 67 qytetarë do të regjistrohen dhe do të fitojnë statusin e personit të regjistruar me çka edhe do të pajisen me çertifikata të lindjes, që më pas të gëzojnë të gjithë të drejtat tjera. Postimi i plotë: Gjatë ditëve në vazhdim, me datë 31.10.2023 ( e Martë ) dhe me datë 01.11.2023 ( e Mërkurë ), në ambientet e Drejtorisë për udhëheqjen me librat amzë, 67 persona do fitojnë statusin e personit të regjistruar të cilët do të pajisen me certifikata të…
Kthimi i zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian pas kontekstit të krijuar gjeopolitik dhe të sigurisë paraqet thirrje të jashtëzakonshme për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin evropian. Në këtë kontekst, është koha që të gjithë aktorët politikë të bashkohen rreth agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut, si agjendë prioritare për të gjithë aktorët politik në vend, theksoi shefi i Diplomacisë Bujar Osmani në diskutimin e sotëm me qytetarët të quajtur “Ngjarjet e reja gjeopolitike dhe ndikimi ndaj Maqedonisë së Veriut nga Instituti për Politika Evropiane. “Ajo që është ndryshe këtë herë, në rrugën tonë evropiane, që është edhe një…
“Përshëndes punën që bëni me kryesimin me OSBE-në. Vazhdimisht tregoni se jeni partner i sigurt dhe ju falënderoj për këtë. Ka duartrokitur kryesimin me OSBE-në Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Shkup, gjatë konferencë për media që e realizoi në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Von der Leyen nga Shkupi ka nisur vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë se me OSBE-në kryeson kryediplomati Bujar Osmani.
Pasi këngëtari Blero u fut në “BBVK” po merr përkrahje të madhe nga të gjithë ndjekësit e tij. Një përkrahje e ‘fortë’ u bë edhe natën e mbrëmshme. E dashura e re, publikoi një fotografi të tij ku i shkruan fjalë emocionuese shoqëruar me një emoy të luanit dhe një zemre. “Dashuri, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, ju jeni gjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua”, shkroi ajo.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se, vendi vendosi të votojë “i përmbajtur” në lidhje me rezolutën për armëpushimin e menjëhershëm në Rripin e Gazës, për shkak se në të nuk ishte i përfshirë akti terrorist i Hamasit. Ai tha se, ky ishte qëndrimi i Qeverisë, ndërsa për atë u informua edhe ambasadori, Lubomir Frçkovski përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Vendi e përkrah aspektin humanitar të Jordanisë, rezolutën, respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare, domosdoshmërinë e mbrojtjes së civilëve dhe qasjen e tyre të nevojave themelore bazë, ujit, rrymës dhe barërave. Nga ana tjetër, dobësi e madhe…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend, sot kanë vizituar kompaninë “Xhanviki SHKP”, e cila është e specializuar në përpunimin e perimeve dhe frutave. Siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, ky kapacitet industrial mbështetet me ndihmë parainkuadruese të BE-së për zhvillimin rural, IPARD 2, nëpërmjet mbështetjes për ndërtimin e një objekti për nevojat e kompanisë, si dhe pajisje të përshtatshme për procesin e prodhimit. Me shumën prej rreth 2.3 milionë euro të siguruara nga fondet e BE-së, ky është projekti më i madh IPARD në Maqedoninë…