Author: Politiko

Ministria për Punë të brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 170 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 84 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë, si dhe u janë shqiptuar 9 gjoba motoçiklistëve…/Alsat.mk

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar mbështetjen e tyre për Ballkanin e Hapur, si një nismë që afron Ballkanin Perëndimor me Evropën. Gjatë një interviste për mediat malazeze, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ‘Open Balkan’ synon afrimin e vendeve të rajonit me njëra-tjetrën dhe për këtë arsye nuk sheh asnjë arsye për ta kundërshtuar. “Për sa kohë që Ballkani i Hapur është plotësisht i lidhur me procesin e Berlinit, nuk shoh asnjë arsye për ta kundërshtuar dhe mbështetur atë. Përderisa qëndrojnë për të njëjtat gjëra, nuk ka…

Read More

Krahas fshatrave, ushtarët dhe policët serbë gjatë luftës në Kosovë, kanë masakruar shumë shqiptarë civil edhe në qytete. Njëra nga këto masakra është edhe ajo e kryer në Vushtrri më 22 maj 1999. Gjatë kësaj dite (22 maj), qytetarët e Vushtrrisë, kanë përjetuar tmerr të rënd nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e Arkanit. Në këtë ditë, shumicën e qytetarëve i kanë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, dhe i kanë detyruar të grumbullohen te vendi i njohur “Te varrezat” në qytetin e Vushtrrisë. Familjet në ish rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, ka shkruar se njohin dhe vlerësojnë pasurinë e shumëllojshme të shtetit tonë dhe rolin e saj në promovim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kurti ka shkruar “Facebook”, se Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës sot shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë. “Përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore janë të shumta. Kemi restauruar dhe vazhdojmë të restaurojmë xhami, hamame, teqe, kisha katolike, kisha ortodokse, zona historike, kulla e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Takimi pritet të zhvillohet në orën 15:00 në ndërtesën e Qeverisë. Më pas pritet të ketë deklarim për media. Kujtojmë se më 18 maj 2023, në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë, është zhvilluar një seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”. Në këtë seancë kanë raportuar këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Read More

Kuvendi i Kosovës bën të ditur se një delegacion i kryesuar deputeti Driton Hyseni është duke qëndruar në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s. Në njoftimin e lëshuar thuhet se delegacioni i Kosovës se kishin takime me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë, si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës. “Temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit te Kuvendit të Republikës se Kosovës në AP të NATO-s, si dhe ne institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare”. “Gjithashtu, në sesionin e Komisionit…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili është pezulluar nga kjo detyrë pas dyshimeve për korrupsion. Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nagip Krasniqi është arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje. Drejtori i KEK-ut dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. Më…

Read More

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet, ngacmimet e sulmet. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një person e ka denoncuar në Polici ish të dashurën e tij. Burimet bëjnë të ditur se këtë herë viktimë është një 22-vjeçar, i cili e ka raportuar në Polici ish të dashurën e tij, nën dyshimet se e njëjta e kishte sulmuar fizikisht, të dielën në mëngjes. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur…

Read More

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Ditën e sotme Gent Hazizi ishte i ftuar në “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me…

Read More

Nga Bajram Begaj* Liria është sakrificë dhe fatkeqësisht ne shqiptarëve na është dashur të sakrifikojmë pafund – si atëherë kur armiku përballë fliste gjuhën e pushtuesit, ashtu edhe kur armiku ishte vetë gjaku ynë. Gjysëm shekulli më parë, Revolta e Spaçit ndriçoi errësirën e imponuar nga diktatura komuniste dhe ngriti lartë flamurin kuq e zi të vizatuar me shqiponjën pa yllin komunist mbi kokë dhe thirrjet „Poshtë Komunizmi” dhe “Rroftë Shqipëria e Lirë”. Në kushtet e terrorit të jashtëzakonshëm, njerëzit më të shtypur nga tirania gjetën guximin dhe forcën e pashtershme të ngrinin krye kundër regjimit dhe të dëshmonin se…

Read More