Author: Politiko

DIBËR- Njoftimi i Policisë: Dibër Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç. Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo…

Read More

Pronari i Facebookut, Meta, ka nisur raundin e fundit të largimit të punëtorëve nga puna, duke planifikuar të reduktojë numrin e tyre për 10 mijë, raportoi të mërkurën Reuters. Në fillim të këtij muaji, Meta u bë kompania e parë prej gjigantëve të teknologjisë që e njoftoi shkurtimin e vendeve të punës për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, pas largimit të më shumë se 11 mijë punëtorëve në vjeshtë. Punëtorë të ekipeve si marketingu, inxhinieria dhe ata të fushës së komunikimit njoftuar nëpërmjet “LinkedIn-it” të mërkurën se janë pushuar nga puna. Shefi ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg,…

Read More

Tina Turner, ylli i muzikës “Rock ‘n’ Roll” ka vdekur sot, në moshën 83 vjeçare. Ylli botëror i muzikës është lindur më 26 nëntor 1939 dhe rritur në Nutbush, Tennesse, ku ajo kujtonte se si mblidhte pambuk me familjen e saj. Ajo ka kënduar në korin e kishës në qytetin e saj, dhe si adoleshente ka kënduar në grupin muzikor të burrit të saj, Ike Turner, në ST Louis, i cili fillimisht e kishte refuzuar kërkesën e saj për t’u bërë pjesë e grupit, shkruan The Guardian. Burri Tina Turner ishte abuziv ndaj saj saqë kur kishte shprehur dëshirën të…

Read More

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 137 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 40 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për vozitës fillestar, 2 për kalim në semafor të kuq…/Alsat.mk

Read More

Shkup, 25 maj – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…

Read More

Shkup, 25 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të flasë sot me rastin e inaugurimit të rrugës magjistrale Kumanovë – Stracçincë. Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në ngjarje fjalime do të kenë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.

Read More

Kuvendit sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 115-të plenare në të cilën në rend dite janë rreth 30 pikë të tjera. Mes tyre janë edhe ligjet lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d. Për katër prej tyre ka përfunduar debati dhe vetëm duhet të votohet, përderisa sot pritet të fillojë debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 D (aksi…

Read More

Ben White është martuar me partneren e tij shumëvjeçare Milly Adams. Dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë në Old Marylebone Town Hall në Londër të dielën. White, 25 vjeç, ka zbuluar datën e dasmës në një postim të tij në Instagram. Ai e ndau lajmin me 869 mijë ndjekësit e tij në platformë, së bashku me një koleksion fotosh. Një foto shihen çifti të lumtur duke ndarë një puthje gjatë ceremonisë së tyre. Në një foto tjetër, të dy mund të shihen duke ecur dorë për dore nga shkallët në vendin e ngjarjes. Milly njoftoi se ajo dhe mbrojtësi i Arsenalit…

Read More

Camila Cabello dhe Shawn Mendes u panë të kapur për dore të martën pasi ndezën thashethemet se ata kanë pajtuar romancën e tyre. Çifti eci dorë për dore në qytetin e New Yorkut në një tjetër dalje pas ribashkimit. Mendes, 24 vjeç, tregoi tatuazhet e tij me një bluzë gri, xhinse të lehta dhe atlete të bardha, ndërsa këngëtarja e “Havana”, 26 vjeçe, kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë mbi një këmishë të bardhë, pantallona xhins të lirshme dhe këpucë të zeza.Dalja vjen një muaj pasi bashkëpunëtorët e “Senorita” u ribashkuan në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Coachella…

Read More

Futbollisti i Chelseat, Mason Mount dhe ish-bashkëlojtari i tij, Billy Gilmour, janë përndjekur nga një modele e etiketuar si ‘Devil Baby’. Orla Sloan e kishte ‘bombarduar’ dyshen me telefonata dhe mesazhe në platforma të ndryshme të mediave sociale – është thënë në një seancë gjyqësore. 21-vjeçarja, e cila është një influencuese në rrjetet sociale, si edhe një modele, është shpallur fajtore për një sërë akuzash. Akuzat më serioze përfshinin Gilmour, pasi ajo u akuzua për ndjekje që përfshinte frikën e dhunës, alarmin ose shqetësimin serioz. Ajo u akuzua gjithashtu për ndjekjen e mesfushorit anglez, Mount dhe një akuzë e tretë…

Read More