Një valë e sulmeve me raketa nga Rusia ka goditur qytetin e Kievit dhe rajonet përreth, duke lënë pas 18 persona të vdekur dhe 130 të plagosur. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për solidaritet dhe rezistencë ndaj agresionit rus. Sulmet kanë shkatërruar disa ndërtesa banimi dhe kanë lënë pjesë raketash të pashpërthyera në vendngjarje. Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur të ndalojë gjysmën e raketave të lëshuara nga Rusia, por ka pranuar se sistemi i saj është i tejngarkuar. Ky është sulmi më i rëndë i Rusisë ndaj Ukrainës që prej fillimit të konfliktit në vitin 2014.…
Author: Politiko
Luizi sonte në kohën kur po shfaqet Prime, vendosi të bëj një veprim të papritur. Ai hyri live në Instagram së bashku me Kiarën duke marrë mbi 20 mijë shikues. Kjo është rastësi apo jo?! Por një gjë dihet, kjo po e dëmton “Big Brother”, duke ia marrë gjithë audiencën.
Graciano dhe Erjola banorët më të ri të Big Brother. Dyshja sapo hyri u prit mjaftë mirë nga banorët e tjerë. Banorët që janë aktualisht të dënuar nga vëllai i madh, nuk janë në dijeni për këtë hyrje. Si i komentoni dyshen?
Reperi Don Xhoni është futur në Prokurorinë e Shtetit. Indeksonline ka kapur momentin. Ndonëse nuk dihet arsyeja, ai më parë ishte dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Ai ishte obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Isufi është deklaruar fajtor.
Venecia, qyteti i ujit, është një nga mrekullitë e botës, por edhe një nga më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike. Niveli i detit pritet të rritet me 60 centimetra deri në fund të shekullit, sipas Këshillit Botëror të Klimës. Për të mbrojtur qytetin nga përmbytjet, që prej vitesh po funksionon një sistem nënujor i quajtur MOSE, që përbëhet nga 78 mure të hekurta që ndajnë lagunën nga deti. Por a është kjo zgjidhja e duhur për të shpëtuar Venecian dhe lagunën e saj? MOSE është një instrument fleksibël që mund të përdoret pjesërisht ose plotësisht, sipas nevojës, për të garantuar…
Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë dy banorë të rinj. Bëhet fjalë për balerinin Graciano Tagani si dhe për prezantuesen e njohur, Erjola Doçi. Për Gracianon kjo është hyrja e dytë në një format të tillë, ndonëse kësaj radhe VIP. Ata u shprehën të gatshëm për hyrjen në këtë ‘reality-show’ duke shpresuar që do të dalin të fundit. “Jam gati të dalë e fundit”, ishte batuta e Erjolës në oborr përpara se të hynte në shtëpi. “Më gati se kurrë”, tha Graciano në anën tjetër. Theksojmë se në spektaklin e djeshëm nga BBVA 3 u largua…
Këngëtarja ka qëndruar në Paris gjatë “Javës së Modës” së Haute Couture. Dhe Rita Ora dukej sikur kishte dalë direkt nga pista, ndërsa po shkonte për darkë në Costes me një pamje që “ndalonte shfaqjen” të hënën. Këngëtarja 33-vjeçare u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo, teksa kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm që ofronte një vështrim në figurën e saj të pabesueshme, shkruan DailyMail.
Rey Manaj po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje në Superligën turke, ndërkohë që katër realizime i numëron dhe në Kupën e Turqisë me skuadrën e Sivasspor. Një gjysmë sezoni fantastik për lushnjarin, i cili ka luajtur me Interin në fillimet e tij, ndërkohë që ka qenë dhe pjesë e klubit të Barcelonës. Me 10 golat e realizuar, Manaj e sheh veten si shënuesi i katërt më i mirë në elitën e Turqisë. Më mirë se 26-vjeçari kanë bërë Edin Dzeko i Fenerbahces me 16 gola, Thiam i Pendik…
Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e së mërkurës në qendrën tregtare kineze që ndodhet në bllokun 70 në Beogradin e Ri. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa tymi dhe flakët e zeza mund të shihen duke përfshirë qendrën tregtare. Sipas mediave serbe, aktualisht në terren ndodhen mbi 50 zjarrfikës që po punojnë për shuarjen e zjarrit. View this post on Instagram A post shared by SERBIA LIVE – BEOGRAD (@serbialive_beograd)
Rivalët e peshës së lehtë, Florian Marku dhe Chris Kongo, kanë rënë dakord të luftojnë njëri-tjetrin këtë vit. Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar. Por, tani do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në një ndeshje, për të cilën kanë nënshkruar që të zhvillohet në mars, raporton “Sky Sports”. Kjo është konfirmuar edhe nga Marku, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare. Data dhe vendi i këtij meçi do të caktohen më vonë. Boksieri shqiptar bëri menjëherë një paralajmërim…