Author: Politiko

Nxënësit e shkollave fillore po përfundojnë sot vitin shkollor 2022/2023, ndërsa gjimnazistët tashmë prej të premtes janë në pushim. Nxënësit e shkollave fillore mbajtën mësim edhe disa ditë, sepse gjysmëvjetori i dytë filloi më vonë, pasi me vendim të qeverisë u zgjatën pushimet dimërore. Ky vit shkollor përfundoi pa tekste për disa lëndë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, problemin me tekstet e lokalizon në interesin e pamjaftueshëm të autorëve për t’u regjistruar në thirrje, kështu që zgjidhjet do të kërkohen edhe përmes materialeve përgatitore. Ai siguron se nga 1 shtatori do të ketë tekste, por ende nuk mund…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i adresohet Parlamentit Europian, me ftesë të presidentes së këtij parlamenti, Roberta Metsola. Adresimi i Osmanit është paraparë të mbahet në orën 11:30. Kjo është hera e parë që një president i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian. Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Europian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për vendin që nga vitet e ’90-ta./klankosova

Read More

Këtë të Mërkurë janë arrestuar 5 persona për shpërndarje të kokainës në lokalet e natës në Tiranë. Policia bën me dije se atyre u është sekuestruar 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celularë, 710 euro si dhe 149 000 lekë. Mësohet se të arrestuarit janë Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema. “Finalizohet me sukses pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Moncler”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës…

Read More

Sonte në stadiumin e Fejnordit në Roterdam zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve mes reprezentacionit të Holndës dhe Kroacisë. Fituesi i këtij takimi në finale do të përballet me fituesin nga ndeshja tjetër mes Spanjës dhe Italisë. Holanda doli fituese në Grupin 4 të Ligës A duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e saj kundër; Belgjikës, Polonisë dhe Uellsit. Tulipanët’ shënuan 14 gola në grupe, më shumë se çdo ekip tjetër në Ligën A. Nga ana tjetër kombëtarja Kroate gjithashtu doli fituese në grupin e saj , pra në Grupi 1 të Ligës A, duke e mposhtur Francën,…

Read More

Mbi një mijë fëmijë janë vaksinuar për vaksinime rutinore të humbura si pjesë e fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Derë më derë”. Fushata filloi më 24 prill 2023 dhe u zhvillua për plot katër javë, si pjesë e Javës Evropiane të Imunizimit 2023, me mbështetje financiare nga BE. Gjithsej 3,373 familje, komunitete dhe pika grumbullimi të njerëzve, u vizituan në më shumë se 200 zona urbane dhe rurale. Në kuadër të fushatës u mbajtën biseda dhe ligjërata edukative dhe u shpërndanë mbi 6,000 materiale për vaksinim rutinë dhe kundër COVID-19. Më shumë se…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha Presidentit Joe Biden gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të martën se ukrainasit po bëjnë përparime në ofensivën e tyre. Zoti Stoltenberg tha se kjo mund të forcojë pozicionin e Ukrainës kur të shfaqet mundësia diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. “Mbështetja për Ukrainën, që ne po ofrojmë së bashku, tani po bën një ndryshim në fushën e betejës ndërsa flasim”, tha zoti Stoltenberg. “Sepse ofensiva ka nisur dhe ukrainasit po bëjnë përparime”. Ai shtoi se, “Është ende herët, por ajo që ne dimë është se sa më…

Read More

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive që pritej të mbahej ditën e sotme në Gjakovë u anulua. Ftesa e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të ndryshuar formatin e takimit duket se ka qenë arsyeja kryesore të këtij vendimi. “Rama gjatë konferencës theksoi se Kurti nuk e kishte pranuar një tjetër ftesë të tij për të zhvilluar një takim me disa prej ministrave të kabineteve qeveritare ku në fokus do të ishin zhvillimet në veri të Kosovës”, raportoi nga Tirana gazetarja Klesiana Omeri. E pikërisht fokusi, sipas kreut të qeverisë shqiptare duhet të jetë pikërisht në këtë çështje dhe jo “të…

Read More

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, deklaroi se pret të takohet me menaxherin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, ose me përfaqësuesit e tij këtë javë, për të diskutuar mundësinë e emërimit të tij si trajner i Brazilit. Pavarësisht se tekniku italian e tha publikisht se do të respektojë vitin e fundit të kontratës së tij me “Los Blancos” me gjithë interesimin nga përfaqësuesja verdhejeshile, Rodrigues nuk përjashtoi mundësinë e pritjes deri në Korrik 2024. “Ai është një menaxher i madh grupi! Ata që kanë punuar me të u mungon dhe e konsiderojnë si një nga trajnerët më të…

Read More

Trendet verore të grimit po na joshin për t’i provuar, por temperaturat e larta, lagështia dhe djersa janë ‘armiku’ i përditshmërisë. Askush nuk do donte që gjatë ditës apo në një event të shihte fondatinën duke rrëshkitur në fytyrë, sytë e nxirë apo buzëkuqin që nuk rri në vend. Për të shmangur çfarëdo incidenti me grimin në periudhën e verës, më poshtë gjenden disa këshilla të thjeshta. Përdorni një hidratues oil-free Grimi i aplikuar mbi një hidratues vajor do të duket i yndyrshëm ose i shtresëzuar ndaj është më mirë të zgjidhni një hidratues me bazë ujore. Hidratuesit pa vaj…

Read More

Policia arreston një të dyshuar si autor Dhjetë persona mbetën të plagosur nga të shtëna në qendër të qytetit Denver në Kolorado këtë të martë pasi tifozët e basketbollit të Denver Nuggets dolën nëpër rrugë për të festuar fitimin e kampionatit të tyre të parë në NBA. Departamenti i Policisë së Denverit bëri të ditur se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Një i dyshuar, i cili ishte në mesin e të plagosurve, u arrestua nga policia si autor i ngjarjes. Sipas policisë, të shtënat ndodhën gjatë një sherri ku përfshiheshin disa individë. Tv Klan

Read More