Author: Politiko

Një seri rekordesh në temperatura, ngrohjen e oqeaneve dhe akullit në detin e Antarktidës kanë alarmuar shkencëtarët, të cilën vlerësojnë se shpejtësia dhe koha në të cilën po ndodhin fenomenet është e paprecedentë. OKB ka paralajmëruar se valët e rrezikshme të të nxehtit në Europë mund të thyejnë rekorde të mëtejshme. Shkencëtarët pohojnë se është e vështirë të lidhësh menjëherë ngjarjet me ndryshimet klimatike, pasi moti dhe oqeanet janë shumë komplekse. Teksa po zhvillohen një numër studimesh, ekspertet druhen se disa prej skenarëve më të këqij po bëhen tashmë realitet. “Sipas tendencës që po shohim nuk duhet të presim një…

Read More

Katër persona në Kanada, përfshirë dy fëmijë, janë raportuar të zhdukur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nova Scotia, ka thënë policia. Zyrtarët thonë se shirat më të dendur që kanë goditur rajonin e Atlantikut në 50 vjet kanë shkaktuar përmbytje që kanë lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike. Tre muaj shi ra në vetëm 24 orë në disa zona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Banorëve u është bërë thirrje që të mos bashkohen në kërkimet për të zhdukurit për shkak të kushteve të rrezikshme. Dy fëmijët e zhdukur ndodheshin në një makinë që u përmbyt nga ujërat…

Read More

Ousmane Dembele thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë 200 milionë euro që do ta kishte parë atë të bashkohej me Cristiano Ronaldon në Al-Nassr. Anësori francez është ende në bisedime me Barcelonën, me gjigantët katalanas që shpresojnë të zgjasin marrëveshjen e tij. Fituesi i Botërorit e ka bërë të qartë se preferenca e tij është të qëndrojë në Camp Nou, transmeton Klankosova.tv. Al-Nassr kishte shpresuar të përfitonte nga pasiguria që rrethon të ardhmen e Dembeles duke paraqitur një ofertë që do të shkaktonte klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro në marrëveshjen e tij aktuale. Ekipi arab ishte…

Read More

Sot në ora 8 të mengjesit është mbajtur seanca e III-të e Kuvendit Komunal të Preshevës. Kjo seancë ishte vazhdimësi e seancës së kaluar ku kuvendi i Preshevës kishte humbur shumicën pas largimit të një këshilltari nga Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit dhe dalja nga koalicioni qeverisës i Unionit Demokratik Shqiptarë. Por, dy këshilltarët serb të partisë së Vuçiqit sot shkuan në seancë dhe i krijuan shumicë APN-së së Shqiprim Arifit dhe LR-së së Sami Salihut dhe i mundësuan të vazhdojnë me qeverisjen me pushtetin lokal. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë votuar pa asnjë diskutim të…

Read More

Festa e lansimit të albumit të Rita Orës në një klub nate u ndërpre nga një frikë e tmerrshme sigurie me një fans i cili ishte jashtë kontrollit. Dalja e superyllit në skenë në koncertin intim u vonua me një orë pasi burri i veshur me tuta filloi të sillej në mënyrë të çrregullt mes turmës, shkruan The Sun. Punonjësit e sigurisë ndërhynë në përpjekje për të qetësuar fansin e paidentifikuar, por ata u detyruan të thërrisnin policinë për t’u marrë me të. Një burim tha: “Cilido qoftë motivimi i tij, shkaktoi një skenë të madhe – është shumë e…

Read More

Anton Cherepennikov, 40 vjeç, milioner me lidhje me shërbimet sekrete ruse është gjendur i vdekur në zyrën e tij. Shkak i vdekjes, sipas burimeve zyrtare, ishte arresti kardiak. IKS Holding i Cherepennikov është kompania më e madhe në Rusi në fushën e sigurisë kompjuterike dhe të ashtuquajturave ‘sisteme operative-hetuese’ (përgjime). Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin. Vdekja e Cherepennikov është e dyta e një figure të lidhur me rrethin e Putinit,…

Read More

Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi ka reaguar për tentim-sulmin ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Xhaferi shkruan se veprime të këtilla na kthejnë në politikën e vjetëruar tashmë dhe se të njejtat duhet dënuar. Statusi i plotë: Me shqetësim mora lajmin mbi incidentin e sotëm me djegien e makinës që shfrytëzohej privatisht nga zv.kryeministri i parë, z.Artan Grubi. Në demokraci dhe politikën civilizuese nuk ka vend për dhunë politike e kërcënime. Aktet e tilla janë ta papranueshme, të dënueshme dhe të patolerueshme. Si të tilla na kthejnë pas në politikën e para disa…

Read More

Politologu i njohur, Adri Nurellari ka shprehur mbështetje morale ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi pas tentim-sulmit ndaj tij me zjarrvënie të automjetit. Nurellari shkruan se Grubi është ndër politikanët më të suksesshëm dhe sw veprime të këtilla nuk e zmbrapsin por e motivojnë që të vijoi me suksese të tjera në politikbërie. Statusi i plotë: Dënoj ashpër aktin qyqar të djegies së automjetit privat, të njërit prej politikanëve më të suksesshëm të mbarë trojeve shqiptare, zv.kryeministrit të Maqedonisë Veriore Artan Grubi. Dhuna politike nuk ka vend në një shoqëri moderne demokratike. Ajo është shpesh dëshmi e mungesës së arsyes…

Read More

Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër aktin vandal të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Ja reagimi i plotë i Aleancë për Shqiptarët: “Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët. Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë.…

Read More

Ministri i Financave, Fatmir Besimi nëpërmes rrjetit social, “Facebook”, ka reaguar pasi në orët e hershme të mëngjesit, i është vënë zjarri veturës së zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Sipas Besimit, organet e hetuesisë dhe rendit të ndërmarrin veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit dhe sa më shpejtë autorët e veprës të dalin para drejtësisë! “Demokracia nuk njeh dhunë, ndërsa paqa kërkon tolerancë, respekt dhe devotshmëri nga gjithë shoqeria. Këtë e kemi borxh ndaj brezave të ri! Jemi bashkë në ndërtimin një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Besimi

Read More