Prezantuesja e njohur italiane krenohet me një fizik të lakmueshëm edhe në moshën 62-vjeçare. Alba Parietti ka postuar së fundmi foto nga pushimet e saj në Formentera. Me një kostum banjo të zi duke ajo shfaqur linjat e saj për t’u admiruar. Në ujë, e shtrirë në breg, apo me fytyrë nga dielli ajo portretizohet me gjithë shkëlqimin e saj. Mes ndjekësve të shumtë që vlerësojnë fotot, ka edhe nga ata që lënë komente të mprehta. Prezantuesja nuk frikësohet dhe përgjigjet në të njëjtën mënyrë. ‘Kotësia nuk është marrëzi, në moshën time ka edhe diçka poetike sepse e di që…
Author: Politiko
Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private. Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here foto me djemtë, por jo të bashkëshortit të saj. Por moderatorja Arbana Osmani ka ndarë së fundmi një foto nga ku po darkonin shoqet e ngushta, në shoqërinë e bashkëshortëve të tyre. Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë./vip-magazinewatch
Ministria e Brendshme ka informuar s e gjatë një aksioni të zhvilluar dje në Manastir ka kapur këmbyes të paligjshëm të parave që merreshin me shitje dhe blerje të paligjshme të devizave, në kundërshtim me ligjin për punë devizore. Gjatë kontrollit tek ta janë gjetur 247.000 denarë, 12.430 euro, rreth 15.000 dollarë australianë, 3.302 dollarë amerikanë, 4.415 dollarë kanadezë dhe valuta të tjera. Po ashtu, me datë 08.08.2023, policia kriminale në Manastir në disa lokacione në Manastir ka kryer këqyrjen e disa mjeteve motorike të pasagjerëve që kryejnë transport të udhëtarëve dhe janë konstatuar gjashtë mjete motorike të pasagjerëve që…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar një 29-vjeçar nga Shkupi. I njëjti, në veturën që ka qenë duke e ngasur, ka fshehur 200 kilogram duhan të cilin ka pasur për qëllim ta shesë ilegalisht.“Sot (08.08.2023) rreth orës 15.30 nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup kanë arrestuar E.A.(29) nga Shkupi, pasi në veturën “golf” me targa të Shkupit, të cilin ka qenë duke e ngasur ai, janë gjetur dhe marrë mbi 200 kilogram duhan, i destinuar për shitje ilegale”, thonë nga MPB. closevolume_off Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara (SHBA) për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), gjatë një takimi me senatorin amerikan, Jack Reed, të martën në Prishtinë. Osmani tha më 8 gusht se SHBA-ja “nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Republikën e Kosovës”, duke e cilësuar popullin kosovar si “më proamerikan në Evropë dhe në botë”. Pas takimit me Osmanin, Reed u prit edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e falënderoi atë për “personalisht, për përfshirjen…
Aktorja amerikane, Megan Fox ka shkruar një libër me poezi, i cili pritet të botohet së shpejti. Sipas CNN, përmbledhja debutuese e poezive nga aktorja e “Jennifer’s Body” e titulluar “Pretty Boys are Poisonous”, pritet të dalë në nëntor. Fox, sipas përmbledhjes zyrtare “u tregon fansave humorin e saj të mbrapshtë përmes një koleksioni poezish zemërthyese dhe të errët. Gjatë rrjedhës së 80+ poezive, Fox tregon të gjitha mënyrat se si ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë procesit.” Në një deklaratë, Fox tha: “Këto poezi u shkruan në…
Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike, ka hartuar dhe që nga sonte ka filluar së zbatuari një plan operativ i cili do të shtrihet në tërë vendin. Sipas njoftimit, “detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ ‘Goditja’, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato”. “Policia do të ketë bashkëpunim me organet e drejtësisë në koordinim të aktiviteteve dhe trajtimin e rasteve eventuale…
Një incident ka ndodhur në Malin e Zi, ku pronari i një biznesi ka dëbuar një famile myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. Pas incidentit në plazh, kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, u shpreh edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq, i cili tha se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj. Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim. Axhiq ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret…
Shkup, 9 gusht – Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Sulmuesi ka si synim që të përmirësohet dhe të thirret në kombëtaren shqiptare Në prezantimin e tij te skuadra e Empolit, Stiven Shpendi tregoi pritshmëritë që ka për të ardhmen. Sulmuesi 20-vjeçar që luan për përfaqësuesen Shpresa, tha se ndaj tij kishin shfaqur interes edhe klube të tjera, por ai mendonte vetëm për t’u transferuar te të kaltrit. “Pashë ekipin se si luante, se si punon me të rinjtë dhe mendova se ishte alternativa më e mirë. Nuk e përkufizoj veten më një rol fiks, më pëlqen të ndryshoj. Qëllimi im është që të përmirësohem vazhdimisht. Me këtë transferim e…