Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përfshirë në debatin për zgjerimin e Bashkimit Evropian ku Presidenti i Këshillit, Charles Michel përmendi 2030-ën si vit kur duhet të pranohen anëtarët e rinj e për çfarë u qortua. Rama është shprehur besimplotë në projektin evropian dhe pranimin e Shqipërisë në të. “Natyrisht, prandaj autobusi s’mund të bëhet avion… Sidoqoftë më besoni, sipas punës siç qëndron tani qëndrimi në autobusin evropian, ndonëse pa ulëse, është më e sigurt sesa ulja në aeroplanin rus, sepse udhëtimi mund të jetë i ngadalshëm në destinacionin tonë të largët, por një gjë është e sigurt sikur vdekja:…
Author: Politiko
Chelsea dhe Tottenham Hotspur po tregojnë të dy një interes të madh për yllin e Barcelonës, Ansu Fatin. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, Chelsea dhe Tottenhami janë dy nga skuadrat në qendër të bisedimeve rreth reprezentuesit spanjoll. Radioja sportive spanjolle COPE raporton se Fati thuhet se po konsideron një largim nga Barcelona këtë verë, pasi planet e Xavit për yllin e ri dukej se kishin ndryshuar në mënyrë drastike. Agjenti i tij, Jorge Mendes, thuhet se po paralajmëron klubet për situatën e tij aktuale, me “Spurs” dhe “Blues” si pika të mundshme uljeje. Pasi pësoi një sezon zhgënjyes 2023/23…
Xhirime të reja janë shfaqur të puthjes së Luis Rubiales në Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut të Botërorit të grave, e ku me këtë xhirim hidhen poshtë disa pretendime të Presidentit Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës ka qenë në thumb të kritikave për shkak të veprimeve të tij që ka bërë në Sydney. Rubiales është parë duke ju hedhur në krah futbollistet pas fitores së tyre 1-0 kundër Anglisë, para se ta puth në buzë dhunshëm sulmuesen e Barcelonës, Hermoso. Ai është përballur me thirrje për t’u larguar nga posti prej asaj dite – por…
Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, është pranë transferimit në Arabinë Saudite. Për ish-lojtarin e Manchester United ka shfaqur interes klubi i Al-Tai. 28-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet te Sevilla në La Liga, mund të jetë futbollisti i radhës që lë Europën për t’iu bashkuar Arabisë Saudite. Al-Tai është pjesë e Saudi Pro League, nivelit më të lartë të futbollist saudit dhe aktualisht renditet në vendin e 12-të, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 9-të. Adanan Januzaj e nisi karrierën si profesionist te Manchester United. Lojtari i lindur në Bruksel konsiderohej një talent i madh i futbollit,…
Me një numër aktivitetesh, shënohet sot në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë planifikuar që nga ora 10 të bëjnë homazhe te Memoriali Dedikuar të Zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë. E, nën përkujdesjen e kryeministrit Albin Kurti, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, po kështu organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Më shumë se dy dekada pas luftës, mbi 1 mijë e 600 persona konsiderohen…
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që përfshin municione, raketa dhe ndihmë tjetër për Kievin në vlerë prej 250 milionë dollarësh. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një deklarate se në paketën e re përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, raketa për sistemet ajrore, municione për artileri, sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), dhe mbi 3 milionë fishekë për armë të vogla. “SHBA-ja, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”,…
Një student i diplomuar i Universitetit të Karolinës së Veriut është akuzuar për të shtënat fatale të hënën ndaj një profesori në kampusin e shkollës ”Chapel Hill”, tha universiteti të martën. Të dhënat e gjykatës tregojnë se Tailei Qi, 34 vjeç, sipas raportimeve të mediave, u akuzua për vrasje të shkallës së parë dhe mbajtjen e një arme në një kampus arsimor në vrasjen e Zijie Yan. Një faqe interneti universitare tregoi se Qi ishte një student doktorature që i ishte bashkuar grupit kërkimor të Yan në janar 2022. Raportet e të shtënave shkaktuan një bllokim prej disa orësh në…
Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, më 28 gusht, e vlerësojnë si një “kthesë serioze” në politikën e Bashkimit Evropian drejt zgjerimit. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se për herë të parë pas zgjerimit të fundit, shtetet kandidate kanë marrë një afat kohor të mundshëm për anëtarësim nga një zyrtar i lartë i BE-së. “Bëhet fjalë për zgjerimin e radhës me anëtarë të rinj në vitin 2030. Është një sinjal shumë i rëndësishëm nga Bashkimi Evropian, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Ne…
Në orët e para të së enjtes (3:35) me kohën në Kosovë, do të shfaqet Hëna e plotë e njohur ndryshe si Super-Hëna blu. Kjo do të jetë Hëna e plotë më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit, raporton Space.com. Fotografia e super Hënës në Prishtinë vlerësohet si ndër më të mirat në botë nga BBC Termi Super-Hënë i referohet një hëne të plotë kur gjendet në pikën më të afërt të Tokës derisa përshkon orbitën e saj. Në orët e para të së enjtes Hëna do të arrijë në këtë pikë që njihet ndryshe si pika perigje.…
Grusht shteti në Gabon. Oficerët e ushtrisë janë shfaqur në televizionin kombëtar për të thënë se kanë marrë pushtetin. Dymbëdhjetë ushtarë njoftuan se anulonin rezultatet e zgjedhjeve dhe shpërndanin “të gjitha institucionet e republikës”. Ata shtuan se kufijtë e vendit ishin mbyllur “deri në një njoftim tjetër”. Ata anuluan zgjedhjet e së Shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues. Përmbysja e presidentit do t’i jepte fund mbajtjes 53-vjeçare të pushtetit të familjes së tij në Gabon. Ky është grushti i tetë në ish-kolonitë franceze në Afrikë në tre vitet e fundit. Gaboni është një nga prodhuesit kryesorë…