Policia ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë penguar dhe kanosur zyrtarët policorë. Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së policisë. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv. Më tej, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të…
Author: Politiko
Një person është dërguar pa shenja jete në spital nga një taksist. Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv Në raport thuhet se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
Të paktën 37 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një rafineri ilegale naftë në Nigeri. Incidenti i rëndë ndodhi në jug të vendit, teksa forca të shumta të ndihmës së shpejtë ndodhen në vendngjarje, pasi shpërthimi ka shkaktuar dhe shumë të lënduar. Rafineria ilegale ishte e vendosur pranë deltës së lumit Niger, një zonë e pasur me naftë, ku banorët shfrytëzojnë naftësjellësit e kompanive për të prodhuar karburant për të shitur.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, ku golat, kartonat dhe spektakli nuk ka munguar në asnjë nga sfidat. Real Madridi ka fituar mes golave ndaj Napolit me rezultatin 2-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin italianët me Ostigard, ndërsa për spanjollët shënuan Vini Jr dhe Bellingham. Në pjesën e dytë, Napoli barazoi me Zielinski, por Real Madrid gjeti golin e tretë me një super gol të Valverde. Interi dhe Benfika ishte një ndeshje me shumë raste nga të dyja skuadrat, por zikaltërit shpërdoruan më shumë. Golin e sfidës e…
Dita Botërore e Kafshëve shënohet çdo vit më 4 tetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përmirësimin e standardeve të mirëqenies së kafshëve në të gjithë globin. Ajo fillimet i ka në vitin 1931 në Firence të Italisë, ku në një konventë të ekologëve të asaj kohe u vendos 4 tetori si Dita Botërore e Kafshëve dhe përkon me festën kushtuar Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve. Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin. Festimi…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 5 e 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 e 25 gradë, transmeton Klankosova.tv. Komunat me temperaturat më të larta do të jenë Gjakova dhe Prizreni me 25 gradë, ndërsa minimalen e ditës do ta mbajë Dragashi me 5 gradë Celsius.
Sot do të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin me rezerva shtetërore. Ky komision do të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë. Kujtojmë se në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e…
Sonte do të luhet xhiro e dytë e garës më të madhe evropiane të futbollit, Champions League. Vëmendja do të jetë në Gjermani, atje ku Dortmundi do ta pres Milanin nga ora 21:00. Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo në mes Newcastle dhe PSG-së, të cilët do të garojnë për kreun e tabelës në grupin F. Pjesëmarrje në Champions League do të ketë edhe ekipi nga Serbia, Crvena Zvezda, ku në Beograd ka udhëtuar edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani me ekipin e tij, Young Boys. Më poshtë gjeni të gjitha ndeshjet që do të luhen…
-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre, i cili edhe ashtu deri tash, nuk ka dhënë fryte. Liderët e tyre vihen në siklet nga mediat kur pyeten se si i kanë pasur të acaruara raportet, por u ikin përgjigjes. Shkup, 3 tetor/indeks.mk – Funksionimi i bashkëpunimit midis partive të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut është një sfidë e madhe për momentin. Qëllimi “i përbashkët” që synojnë zënien e e vendit të pakontestushëm të deritashëm të BDI-së në pushtet, i bën ato që të kalojnë përtej raporteve tejet…
Dua Lipa po ndryshon vazhdimisht flokët dhe po pëlqehet shumë nga fansat. Së pari, ajo i bëri blu për të luajtur Barbie. Tani, ajo ka një “look” ‘bionde të artë për filmin “Argyle”, i cili do të shfaqet në shkurt. Çfarëdo që të bëjë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, tërheq gjithmonë vëmendje. Nuk dihet nëse këtë herë, Dua ka vendosur të lyejë me të vërtetë flokët apo ka zgjedhur të vendosë një paruke. Për këtë, duhet të presim deri në shkurt për ta zbuluar. /abcnewswatch (2)