Author: Politiko

“Nuk është e vërtetë që BDI i ka të gjitha frenat në qeveri. Është e vërtetë që kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, LSDM-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit. Z. Kovaçevski është njeriu nuk ka absolutisht asnjë paragjykim”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për Tv Kanal5, i pyetur për superioritetin e BDI-së ndaj partnerëve tjerë të koalicionit qeveritar. I pyetur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare, Grubi tha se ka ende kohë deri në zgjedhjet parlamentare, dhe deri atëherë do të gjykojmë se…

Read More

“VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, transmeton Politiko.makdomen.net Grubi mëtej potencoi se opozitarja VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes së saj u ka dhënë monopol 15 vjeçar kompanive bullgare dhe serbe për lojërat e fatit. Ai në intervistë ka…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm mbi zhvillimet e sigurisë në Kosovë, me homologun e saj francez Emmanuel Macron. Presidentja Osmani njoftoi në platformën X se ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit të saj kundër Republikës së Kosovës. Postimi i saj i plotë: Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksoj rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë.

Read More

Duke folur në intervistën e tij për Kanal5, Zëvendës kryeministri i parë Grubi ka folur edhe mbi kthimin e mundshëm të ish kryeministrit Gruevski në vend pas lajmeve të fundit se ai mund të kthehet. “Ligji i ri i kodit penal nuk e kthen në asnjë rast ish kryeministrin Gruevski, në asnjë mënyrë, Gruevski mund të kthehet në vend vetëm duke mbajtur dënimin për të cilin edhe është i dënuar dhe të përgjigjet për rastet të cilat i ka bërë, ndryshe nuk mund të kthehet, sepse do ishte kthyer”, tha Grubi.

Read More

Nga këndvështrimi i Putinit, të folurit për një “luftë të përjetshme” ka një virtyt të fundit për të – është demoralizuese për armiqtë e tij. Me afrimin e shirave të dimrit, duket se do të jetë e mundur. Nëse jo, Moska do të ketë një hapësirë frymëmarrjeje për të ndërtuar më shumë mbrojtje, për të ngritur më shumë trupa dhe për të shpresuar të shohë zvogëlimin e vullnetit perëndimor për të vazhduar financimin e luftës së Ukrainës në këtë luftë Nga Mark GALEOTTI Kur perëndimorët flasin se konflikti në Ukrainë po bëhet një “luftë e përjetshme”, ata priren ta kuptojnë…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi sonte i ftuar në Emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5, në lidhje me bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në tha se nuk mund të bashkëpunojmë me parti të cilat janë kundër integrimit europian, informon Politiko.makdomen.net “Nuk do të mund të bëjmë bashkëpunim me parti të cilat nuk e njohin Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, dhe të cilat i mbajnë peng qytetarët me një patriotizëm të rremë. Të rinjtë nuk kanë nevojë për këtë lloj patriotizmi ato kanë nevojë për…

Read More

“VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, transmeton Politiko.makdomen.net Ai në intervistë ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se janë paguar penale për kompaninë që ndërton projektin më të madh në vend, Korridorin 8 dhe 10D. “Zero denarë…

Read More

Deputeti nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili me anë të një statusi në facebook ka bërë të ditur se do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. “Konform deklarimit tim për ndryshimet kushtetuese, dua të prononcohem se qëndroj pas deklarimit tim të mëhershëm lidhur me këtë çështje. Unë Hysni Ismaili, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i përkrahi ndryshimet kushtetuese, gjithashtu me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe”.

Read More

Nga dhjetori në RMV, në periudhën nga ora 13:00 deri në 15:00, do të fillojë tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), Marko Bislimoski, transmeton Portalb.mk. Përveç kësaj periudhe të ditës, Bislimoski tha se tarifa e lirë do të vazhdojë të vlejë edhe për orët e natës, që nga ora 22:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit. Tarifa e lirë ditore po rikthehet pasi që u hoq më 1 janar 2022, kur kishte rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sipas Bislimoskit, kriza…

Read More