Author: Politiko

Në një raport të botuar nga Këshilli Atlantik, një institut prestigjioz amerikan që merret me politikë ndërkombëtare, analisti politik Agon Maliqi ka trajtuar sfidat dhe mundësitë e Kosovës, një vend që sipas tij “është një shembull i rrallë i një shteti të ri që ka arritur të ndërtojë institucione të forta me mbështetjen e Perëndimit”. Maliqi argumenton se “Kosova ka potencialin për të bërë një ndryshim pozitiv në rajon dhe në botë, nëse mund të adresojë dobësitë e saj të brendshme dhe të shfrytëzojë rrethanat e reja gjeopolitike”. Sipas tij, “ky sukses do të varet në masë të madhe nga…

Read More

SPAK ka kërkuar ditën e sotme konfiskimin e të gjitha pasurive të nipit të ish-deputetit socialist Rrahman Rrajës. Në përfundim të hetimit pasuror SPAK ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës që janë në emër të tij apo familjarëve përfshirë edhe audin luksoz që i është dhuruar Kejvina Kthjellës. Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar Kejvinës. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë: “Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë. Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip.…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në vend, David Geer. Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe integrimin europian. Ahmeti njoftoi ambasadorin Geer për pozicionin e palëkundur proeuropian të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për vazhdimin e konkretizimit të nismës për një fronti të përbashkët veprues që do të trasojë rrugën e sigurt të vendit drejt horizontit të Europës. Të dy bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e madhe të mbarëvajtjes demokratike të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për të ardhmen europiane të…

Read More

Union Berlin ka bërë befasinë, ku me një kundërzbritje ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit. Ishte Kevin Volland që kaloi vendasit në epërsi. Goli erdhi një minutë pasi Modric nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë për Real Madridin. David Alaba bëri gabim në mbrojtje, duke e humbur topin si lojtar i fundit, ku nga aty përfitoi Volland që realizoi përballë Kepa Arrizabalagas.

Read More

Në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza, Moein Abu Rezk përjeton dhimbjen e të qenit i vetmi i mbijetuar i familjes së tij, duke u kujdesur për nipin e tij katërvjeçar, Omar, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Al-Aqsa” në Deir al-Balah. Omar ka humbur dorën e majtë dhe ka marrë plagë të rënda në këmbën e djathtë, gjoks dhe fytyrë, si pasojë e një sulmi ajror që Moeini thotë se i mori jetën 35 anëtarëve të familjes së tij, përfshirë prindërit dhe gjyshen e tij. Moeini ka zgjedhur të mos i tregojë Omarit për vdekjen…

Read More

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Për miratimin e rezolutës votuan 153 vende, 10 ishin kundër dhe 23 anëtarë të OKB-së abstenuan. Në mesin e vendeve që votuan PËR ishte edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. “Maqedonia e Veriut votoi PËR në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që kërkon armëpushim urgjent në Gaza për qëllime humanitare!”, ka shkruar Osmani. Rezoluta bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar”…

Read More

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë takimit me qytetarët e këshillave vendor “Fehmi Lladrovci” dhe “Luan Haradinaj” në Çair tha se BDI po prin në çdo sondazh dhe se partitë e tjera janë të vetëdijshme për fuqinë politike që BDI ka. Ademi shtoi se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë së Bashkimi Demoktrik për Integrim. “Duhet të flasim realitetin ashtu siç është. BDI në çdo matje të mendimit të opinionit, në çdo sondazh del që ka përkrahjen e qytetarëve më shumë e vetme, se sa gjithë të tjerët së bashku. Të gjitha partitë politike kanë përfaqësuesit…

Read More

Në përvjetorin e 111-të të Konferencës së Londrës, kujtojmë momentin historik kur u vendos fati territorial i Shqipërisë. Konferenca, e cila filloi në dhjetor të vitit 1912 dhe zgjati deri më 29 korrik 1913, u zhvillua në një kohë kur Shqipëria ishte në zemër të ndryshimeve gjeopolitike të shkaktuara nga Lufta e Parë Ballkanike. Pjesëmarrësit në këtë konferencë përfshinin përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane dhe Perandorisë Osmane, si dhe përfaqësues të shteteve ballkanike, përveç Shqipërisë, e cila ende nuk ishte njohur si shtet, dhe Greqisë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushimin. Si rezultat i kësaj konference, u hartua Traktati…

Read More

Një sulm me raketa ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një spital dhe një ndërtesë banimi në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë të paktën 50 persona të plagosur, sipas raportimeve të autoriteteve lokale. Ngjarja ndodhi ndërsa Presidenti Volodymyr Zelensky ishte në një vizitë zyrtare në Uashington, ku Presidenti Joe Biden paralajmëroi për mundësinë që Rusia të presë që SHBA të tërhiqet nga mbështetja e Ukrainës. Ky incident shënon numrin më të lartë të të plagosurve në Kiev gjatë muajve të fundit, me 51 persona të plagosur, duke përfshirë edhe gjashtë fëmijë, konfirmoi Sergiy Popko, udhëheqësi i administratës ushtarake të…

Read More