Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit, një delegacion qeveritar në Kumanovë, vendosën lule të freskëta para Memorialit Përkujtimor. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar qytetarët për festën, duke shkruar se përvjetorët e tillë shërbejnë si reflektim mbi atë që ka kaluar vendi deri më sot, kur jemi një shoqëri e barabartë dhe progresive. Ndër të tjera në urimin e tij Grubi potencon se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian, ndaj duhet të gjithë të veprojmë në të mirën e përbashkët. Statusi i plotë: Me vendosjen…
Author: Politiko
Më rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë një përshkrim kronologjik mbi situatën aktuale të konfliktit në Izrael dhe krizave tashmë të tejkaluara në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti shkruan se çdo luftë përfundon me marrëveshje për paqe, mirëpo ngjarjet e tilla janë prekëse kur shikon se sa persona të pafajshëm humbin jetën. Statusi i plotë: Në përpjekjet dekadëshe për liri dhe barazi, kërkonim luftën si mjet i fundit për ta arrirë synimin, që më në fund të zgjedhim…
Gaza dhe Izraeli përballen me një bilanc të rëndë të viktimave pas një jave luftimesh Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza ka shkaktuar një numër të lartë të vdekjeve dhe plagosjeve në të dy anët, sipas raporteve zyrtare. Ministria palestineze e shëndetësisë thotë se 1,055 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 5,100 janë plagosur në Gaza që nga fillimi i sulmeve ajrore të Izraelit më 7 tetor. Ndërkaq, autoritetet izraelite raportojnë se 1,200 civilë dhe ushtarë kanë vdekur dhe 2,700 kanë mbetur të lënduar nga raketat e Hamasit që kanë goditur qytete si Sderot. Sulmet e Hamasit u nisën…
SHBA-ja po punon për të ofruar armë dhe burime shtesë për Izraelin, i cili po përballet me një valë sulmesh raketore nga grupi militant Hamas në Gaza. Kjo u bë e ditur në një konferencë me udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve të dielën mbrëma, ku zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe i Mbrojtjes u takuan me ligjvënësit amerikanë, sipas CNN. Zyrtarët thanë se po lëvizin sa më shpejt që të munden për të plotësuar kërkesat e Izraelit për artikuj si predha artilerie dhe raketa për sistemin e mbrojtjes ajrore të Iron Dome. Kjo mund të ndihmojë të sigurohet…
Prioritet mbi prioritetet për vendin është që vendi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, vlerëson lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tij, ky do të ishte shërbimi më i madh që politikanët do të mund të ia bënin vendit. “Ne na mundësohet të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE, andaj prioritet mbi prioritetet është se si të arrijmë deri te dakordësia për këtë ndryshim dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare që duhet të mbahet në fund të këtij viti. Shërbim më të madh njerëzve se sa anëtarësimi në BE nuk di që mund t’u bëhet.”,- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali…
Se Bilall Kasami dhe Hristian Mickoski kordinohen me njëri tjetrin, ajo tashmë është e qartë dhe evidente. Qëndrimet identike për tema të caktuara nxjerrin zbuluar këtë “sekret publik”, shkruan Indeks, përcjell Politiko.makdomen.net Së fundi Kasami qëndrim të njëjtë me Mickoskin ka edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, po edhe për temën e takimit të liderëve, të kërkuar ditë më parë nga kreu i VMRO-së. “Gjithçka që çon në zgjedhje fer dhe demokratike, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë. Në këtë drejtim bëjmë thirrje që Qeveria sa më shpejtë të reflektojë, të thërrasë takim të liderëve për të arritur marrëveshje…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot zhvilloi takim me përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor në shëndetësinë publike. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10 për qind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive. “Kjo është rritja e dytë e pagave për punonjësit e shëndetësisë këtë vit. Angazhimi ynë është që…
Komisioni për Rregulloren e Punës dhe Çështjet e mandateve dhe Imunitetit diskutoi dhe miratoi nevojën për miratimin e Rregullores së re për punën e Kuvendit. Ndryshime më thelbësore parashikohen në pjesën e pyetjeve të deputetëve, në të cilën propozohet që në vend të një herë, të ketë dy seanca në muaj. Në nxjerrjen e ligjeve, vërejtjet dhe replikat procedurale janë të kufizuara në një folës për të parandaluar abuzimet, ndërsa amendamentet do të bëhen vetëm për nenet e propozuara. Rregullorja e re e Kuvendit është rezultat i negociatave pesëvjeçare mes grupeve parlamentare në kuadër të procesit Jean Monnet. Propozues i…
Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e të rinjve të Commonwealth-it kanë bërë thirrje për një angazhim më të madh nga liderat botëror për të siguruar qasje universale në shërime dhe parandalim të shqetësimeve të shëndetit mendor. Ata kanë theksuar se shkalla e lartë e stresit, ankthit dhe depresionit midis të rinjve është një sfidë urgjente që kërkon vullnet politik dhe investime. “Shëndeti mendor është një e drejtë themelore e njeriut, por shumica e njerëzve nuk kanë qasje në shërime dhe mbështetje cilësore. Kjo është një padrejtësi globale që duhet të ndryshojë. Ne duam që liderat tanë të dëgjojnë zërat…
Për kryetarin e BDI-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje. Ahmeti sot tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt në pranverën e vitit të ardhshëm. “Zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, në pranverë të vitit të ardhshëm, kurse në plotësim, nëse VMRO-DPMNE-së i pengon të qenurit e BDI-së në drejtim të vendit, ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij vendimi, ne tërhiqemi nga ekzekutivi, në momentin që ata votojnë ndryshimin e Kushtetutës”, theksoi Ahmeti.