Author: Politiko

Një plan i qeverisë sllovake për të ndryshuar kodin penal në mënyrë që të zbutë dënimet për korrupsionin dhe krimet financiare ka shkaktuar një valë protestash në të gjithë vendin. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me propozimin, i cili është kundërshtuar edhe nga Bashkimi Europian. Protestuesit, të cilët u mblodhën në Bratislavë dhe në më shumë se 20 qytete të tjera, mbanin pankarta me slogane si: “Mos e braktisni demokracinë!” dhe “Nuk do të dorëzohemi!”. Ata akuzuan kryeministrin populist Robert Fico për të tentuar të mbrojë zyrtarët e partisë së tij Smer-SD…

Read More

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në një deklaratë për media tha se pozitat që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten boshe derisa VMRO-DPMNE të votojë për atë qeveri. Ai i bëri thirrje mandatarit të ardhshëm Talat Xhaferi që të bëjë një qeveri në të cilën postet ministrore dhe zëvendësministrat shtesë do të mbeten bosh dhe kur VMRO-DPMNE të vendosë të mbështesë qeverinë teknike, atëherë të futen ministrat e tyre. – Kur dikush merr pjesë në një qeveri, do të thotë se ajo qeveri duhet të mbështetet. Nuk ka përvojë dhe shembull në…

Read More

Një studim i ri nga Universiteti i Edinburgut ka treguar se njerëzit që shkojnë në punë me biçikletë kanë më pak gjasa të kenë nevojë për ilaçe kundër depresionit ose ankthit, krahasuar me ata që nuk çiklojnë. Studimi përfshiu 378,253 persona që jetonin dhe punonin në Edinburg ose Glasgow, dhe që ishin pjesë e regjistrimit skocez të vitit 2011. Studiuesit gjithashtu morën të dhënat e recetave nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për pesë vitet e mëpasme. Ata zbuluan se çiklistët kishin 15 për qind më pak receta për ilaçe kundër depresionit ose ankthit, sesa joçiklistët. Studimi gjithashtu…

Read More

Burime nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë konfirmuar për televizionin Klan Maqedoni që edhe deputetët e partisë së Ali Ahmetit nuk do t’i përkrahin propozimet për ministra në Qeverinë teknike që vijnë nga VMRO DPMNE pas paralajmërikeve të Hristijan Mickoskit që partia e tij nuk do ta votojë kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi dhe gjithë përbërjen e qeverisë teknike në fund të janarit. Ndryshe, mbrëmë, burime nga LSDM kanë konfirmuar se ka marrëveshje politike që përbërja e Qeverisë teknike të dorëzohet pa emrat e kandidatëve nga VMRO-DPMNE. “Të gjitha propozimet për përbërjen e Qeverisë teknike do të dorëzohen në…

Read More

Nga burime të LSDM-së në pushtet “Focus” ekskluzivisht mësohet se ka marrëveshje politike që përbërja e Qeverisë teknike të dorëzohet pa emrat dhe mbiemrat e kandidatëve nga VMRO-DPMNE. “Të gjitha propozimet për përbërjen e Qeverisë teknike do të dorëzohen në Kuvend, ndërsa pozitat që sipas ligjit duhet t’i propozojë VMRO-DPMNE-ja do të jenë bosh, pa emra dhe mbiemra. Ne nuk e shohim nevojën që të propozojmë, as deputetët e LSDM-së nga shumica parlamentare që të votojnë propozimet e VMRO-DPMNE-së nëse vetë nuk i përkrahin. Askund në botën demokratike nuk ka shembull që dikush të propozojë ministra apo deputetë dhe të…

Read More

Klan Maqedoni merr vesh ekskluzivisht, se ish Kryeministri Zoran Zaev, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti janë takuar sot në Shkup. Klan Maqedoni merr vesh se Zaevi, Ahmeti dhe Kovaçevski kanë drekuar për 4 orë rresht dhe kanë diskutuar për “frontin europian” dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Klan Maqedoni merr vesh se dreka e punës ka përfunduar në atmosferë konstruktive dhe pozitive, por pa detaje rreth temave tjera të diskutuara. Ndryshe, një takim i ngjashëm me drekë pune midis Ahmetit dhe Zaevit, para një viti, u mbajt edhe në Strumicë.

Read More

Shkruan:indeks.mk Që të akuzosh dikë për diçka, duhet vetë të jesh i pastër në atë pikë. Por, sa kanë të drejtë ta akuzojnë Besë-istët dikë për diçka që e kanë bërë vetë, ua tregoi Elmi Aziri i Aleancës për Shqiptarët, pas akuzave për pjesëmarrjen në pushtet bashkë me BDI-në, duke përdorur madje dhe shprehje përtej korrektësisë së komunikimit normal: “ashik të BDI-së”! Kush kujt po i shet demagogji me këtë aluzion? Çështja është se si ashikllëk pjesëmarrjen në qeveri e quan partia e cila ka qenë më parë po në atë përbërje. E dyta, pse në këtë bashkëpunim, veçohet si…

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkon nga Albin Kurti që të mos ndërhy në zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut. Thaçi për “Euronews Albania” theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bënte shumë gabim nëse do të ndërhynte tek zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut në mundësi për përmirësim apo deformim të rezultatit zgjedhor. Mes tjerash ai tregoi se sondazhet që janë realizuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, tregojnë se do të fitojë e djathta. “Vetëvendosja e cila drejtohet nga Kurti, do të bënte shumë gabim nëse ndërhynte në emër të qeverisë së Kosovës, në…

Read More

Një diskutim për dashurinë mes Meri Shehut dhe Roza Latit sot në Big Brother degradoi në prekje fizike, ofendime të rënda dhe kërcënime. Roza Lati pretendon se Meri iu afrua gjatë një diskutimi dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, ndërsa Meri thotë se nuk ishte shuplakë dhe se Roza e zmadhoi situatën. Debati mes banoreve degradoi në ofendime, madje në një moment Meri i thotë: për 24 orë s’je as në Shqipëri. Pjesë nga debati: Meri: Qepe gojën mos të kap unë seriozisht se po të kapa unë seriozisht, nuk do të ngelet qime në kokë.Qepe! Po të kapa…

Read More

Lajmet e fundit që janë bërë publike rreth jetës private të mbrojtësit të Manchester City-t, Kyle Walker duken të pabesueshme. Futbollisti i kombëtares angleze prej dy vitesh ka zhvilluar jetë të dyfishtë, ndërsa ka mbajtur martesën me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u nda së fundmi, si dhe ka pasur lidhje edhe me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe fëmijë. Vetë Goodman zbuloi gjithçka gjatë një interviste për “The Sun”: “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie-t. Kush është babai i vajzës sonë sepse ne duhet të jetonim jetën të lirë në 2024-ën. Nëse…

Read More