Author: Politiko

Neto paga mesatare e paguar mujore për një të punësuar në vend, në gusht të këtij viti, është 36.390 denarë, që është 14,2 për qind më shumë se në muajin e njejtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Kjo rritje ka të bëjë, para së gjithash, si pasojë e rritjes së pagës së paguar neto mesatare mujore për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (21,6 për qind), Arsimi (17,5 për qind) dhe Ndërtimtaria (16,5 për qind). Rritja e pagës neto të paguar mesatare mujore për punonjës, krahasuar me një muaj më herët, është vërejtur…

Read More

Numri i të vrarëve që nga 7 tetori në Rripin e Gazës është rritur në 4,127, përfshirë 1,661 fëmijë, sipas një zëdhënësi të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza. 13,162 persona të tjerë janë lënduar, tha të premten zëdhënësi Ashraf Al-Qidra. Rripi i Gazës ka qenë nën një bombardim të pamëshirshëm izraelit për më shumë se dy javë, në përgjigje të sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit. Dhuna ka shkaktuar shkatërrim dhe zhvendosje të gjerë dhe e ka lënë enklavën e rrethuar me një mungesë të madhe karburanti, uji, energjie elektrike dhe ilaçesh. Në Gaza, spitalet janë në prag…

Read More

Nënkryetari i BDI-së, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi në prag të ndryshimeve kushtetuese, e të cilat janë jetikë për zhbllokimin dhe vazhdimin e procesit integrues të vendit ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin Special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Ademi dhe Peach kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në temat me interes të përbashkët. Gjithashtu, Ademi ka theksuar gjatë takimit me përfaqësuesin Peach përpjekjet për ta kaluar me sukses edhe sfidën e radhës në procesin integrues atë të ndryshimeve kushtetuese.…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për politiko.makdomen.net, ka folur për gjendjen e shkëmbimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, me theks të veçantë në Kosovën dhe Shqipërinë. Ai ka deklaruar se ka një rritje të këtij shkëmbimi në kuadër të iniciativave rajonale si SEFTA, Procesi i Berlinit dhe të tjera, dhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme ta rrisë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Bekteshi ka theksuar edhe për rëndësinë e Korridorit 8, i cili do të jetë një lehtësim për qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave në rajon. “Kemi një rritje sa i…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një intervistë për portalin politiko.makdomen.net, ka folur për çështjen e demonopolizimit të tregut të derivateve, e cila ka shkaktuar kritika nga qarqe të caktuara. Ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka krijuar monopole të ndryshme që nga vitet e 30-ta, dhe se një prej tyre është sektori energjetik, i cili përfshin edhe importin dhe shitjen e derivateve. Ai ka bërë me dije edhe se është bërë diversifikimi i burimeve nga ku furnizohet Maqedonia e Veriut me energji, duke përfshirë edhe portin e Durrësit si një alternativë për importin e derivateve. “Kjo ka ndodhur…

Read More

Parlamenti Evropian ka votuar një rezolutë të fortë dhe vendimtare, me të cilën dënon sulmin terrorist në Banjska, ku mbetën të vrarë 13 persona dhe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës. Rezoluta identifikon qartë përgjegjësinë serbe për përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Rezoluta, e cila u miratua me 543 vota pro, 32 kundër dhe 62 abstenime, e përshkruan sulmin në Banjska si një “sulm të tmerrshëm terrorist nga paraushtarakët e mirëorganizuar serbë”. Rezoluta kundërshton edhe masat e marra nga Serbia pas sulmit, si bllokimi i kufirit me Kosovën, ndalimi i fluturimeve ajrore dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Rezoluta i…

Read More

Diamond Mall është qendra me e re tregtare në qytetin e Shkupit, e cila sot përmes një ceremonie solemne hapi dyert për të gjithë qytetarët. I pranishëm në ceremoninë kryesore ishte dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka uruar investitorët teksa shton se ky investim është impakt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, duke krijuar vende të reja të punës. Statusi i plotë: Bashkë me Kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra morëm sot pjesë në hapjen solemne të investimit më…

Read More

Pas 17 viteve pritje, po hyjmë në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit. E filluam skriningun me Bashkimin Evropian dhe tashmë gjendemi në fazë të avancuar, ndërsa të gjitha raportet e deritanishme janë pozitive. Para nesh kemi edhe një sfidë, ndërsa ajo është ndryshimi i Kushtetutës me qëllim që të vazhdojmë me bisedimet për Klasterë, për të cilat presim se do të vendosin tempo të përshpejtuar të reformave. Vlerësoj se tani është koha e vërtetë që të gjitha partitë politike të cilat në programet e tyre angazhohen për integrim evropian, ta demonstrojnë përkushtimin e tyre edhe në vepër. Këtë e…

Read More

Spitalet në Gaza po përballen me një situatë të rëndë për shkak të mungesës së rëndë të karburantit, ujit dhe energjisë elektrike, e cila po kërcënon jetën e mijëra pacientëve dhe po e vë popullsinë në rrezik të shpërthimit të sëmundjeve, tha të premten një zyrtar i lartë i agjencisë së ndihmës. Hiba Tibi, drejtoresha e vendit të CARE në Bregun Perëndimor dhe Gaza, i tha CNN në një intervistë se spitalet në Gaza janë “jofunksionale” dhe në disa raste “jashtë shërbimit” sepse atyre u mungon karburanti për të funksionuar gjeneratorët, të cilët janë thelbësorë për furnizimin me energji mjekësore…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka mbërritur në veri të Sinait, Egjipt, si pjesë e përpjekjeve të tij për të lehtësuar dërgimin e ndihmave kritike humanitare në Rripin e Gazës të rrethuar, i cili ka vuajtur nga mungesa e rëndë e karburantit, ushqimit, ujit dhe ilaçeve për gati dy javë. Guterres zbarkoi në aeroportin Al Arish të premten, ku u prit nga zyrtarë egjiptianë dhe përfaqësues të OKB-së. Ai pritet të takohet me autoritetet lokale dhe grupet e shoqërisë civile për të diskutuar situatën në Gaza dhe sfidat e kalimit të kufirit Rafah, i cili është…

Read More