Në një deklaratë të fundit, Papa Françesku ka bërë thirrje për ndërprerjen e veprimeve që mund të nxisin një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme, pas tensioneve të shtuara mes Iranit dhe Izraelit. Duke folur nga Vatikani, Papa shprehu shqetësimin e tij për situatën e tensionuar dhe bëri apel për një përfundim të menjëhershëm të dhunës. Papa u shpreh se është thelbësore që të gjitha palët të angazhohen në një proces paqeje dhe të mbështesin ekzistencën e dy shteteve të sigurta dhe të qëndrueshme. Ai theksoi se izraelitët dhe palestinezët kanë të drejtën të jetojnë në paqe dhe siguri,…
Author: BILD
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi ka shpërndarë disa fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook, nga vizitat në të gjitha këshillat vendor të degës së Çairit, me ç’rast Fronti Europian është pritur nga një numër i madh i qytetarëve. Grubi shkruan se tashmë në Çair po ndjehet fryma e çlirimit nga uzurpimet dhe përfituesit përmes keqpërdorimeve. Statusi i plotë: Brenda dy ditësh i takuam të gjithë këshillat vendor të degës sonë të Çairit. Fryma e çlirimit të Çairit po ndjehet në çdo rrugicë të uzurpuar nga përfituesit e keqpërdorimeve që na rrëmbyen jetën. Fytyra të qeshura dhe optimiste për lirinë që…
SULMI I IRANIT NDAJ IZRAELIT Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit gjatë natës së kaluar, duke thënë se mund të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme. Osmani tha se nëse nuk parandalohen dinamikat e mëtutjeshme negative, ka potencial të shndërrohet në luftë rajonale, e cila direkt ose indirekt do të ketë ndikim jashtë rajonit. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se së bashku me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë, një tjetër krizë serioze ushtarake rajonale në Lindjen e Mesme mund të ketë implikime dramatike ndaj paqes…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, dje ka miratuar Rregulloren e re për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet me kreditë e shpejta të marra në emër të tyre nga palët e treta. Ndryshimet në këtë regullore vendosin kufizime të reja për kompanitë financiare, duke kërkuar një proces identifikimi më të rreptë dhe praninë fizike të aplikantit për të siguruar që kreditat e shpejta nuk shfrytëzohen për qëllime të paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ky moment, kompanitë financiare nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë kredi të shpejta online vetëm me një foto të një dokumenti identifikimi, duke e bërë të…
Një valë e gjerë dënimi ndërkombëtar ka përfshirë skenën politike pas sulmeve të fundit të Iranit me dron kundër Izraelit. Udhëheqësit botërorë kanë reaguar me shpejtësi, duke kërkuar përmbajtje dhe duke u bërë thirrje për qetësi në mënyrë që të shmangin përshkallëzimin e situatës. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka shprehur një dënim të fortë ndaj veprimeve të Iranit, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për stabilitetin në rajon. Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ndërprerë një udhëtim për të qenë pranë Shtëpisë së Bardhë dhe për të mbajtur…
Në Las Vegas u zhvillua sot eventi jubilar UFC-300 në artet marciale mikse, një ngjarje e shumëpritur për shkak të numrit të madh të kampionëve që merrnin pjesë. Sfida kryesore ishte ajo për titullin kampion në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg). Braziliani Alex Pereira mbrojti titullin kampion të këtij Divizioni pas fitores me KO në raundin e parë ndaj Jamahal Hill. Një përballje e dominuar nga Pereira (10 fitore, 2 humbje), që tregoi epërsi ndaj Hill (12 fitore, 2 humbje, 1 duel pa rezultat) që në start. Amerikani, që e pat nxjerrë vakant titullin një vit më parë pas dëmtimit,…
Pas një përpjekjeje të madhe nga ekipet e zjarrfikësve dhe ndërhyrjes nga ajri, zjarret që përfshinë zonat e parkut kombëtar në Tetovë dhe Mavrovë janë vënë nën kontroll. Zjarri që filloi në fshatin Gyermo të Komunës së Tetovës dhe përhapet në parkun kombëtar “Shar Planina” tani është kufizuar, me vetëm një zonë të vogël që ende tymos. Ndërhyrja e dy punonjësve të parkut kombëtar është në proces për të shuar zjarrin përfundimisht. Në parkun kombëtar “Mavrovë”, zjarri që përfshiu rreth 17 hektarë me bar të lartë malor dhe pyll ahu në fshatin Zhirovnicë është vënë gjithashtu nën kontroll. Ndërhyrja nga…
Ylli i Kombëtares, Jasir Asani ka zbuluar portretin e partneres, e cila i ka vjedhur zemrën futbollistit. Pak kohë më parë, ai ka deklaruar se është në lidhje por nuk foli me detaje lidhur me marrëdhënien e tij. Së fundmi ai ka publikuar një foto me partneren e tij që duket shumë bukuroshe.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit e kanë konfirmuar fillimin e sulmeve të Iranit ndaj tyre. Në njoftimin e IDF-së thuhet se sulmet mund të marrin orë të tëra për të arritur në Izrael. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sistemet mbrojtëse të vendit janë vendosur dhe se Forcat e Armatosura Izraelite janë gati. “Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon ne, ne e lëndojmë atë. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me gjakftohtësi dhe vendosmëri”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Sulmi vjen pas disa ditësh pritjeje se Irani po…
Fronti Europian kryesuar nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me kandidatin për president, Bujar Osmanin, zhvilluan takime me qytetarët në Ohër, Prespë dhe Manastir, me ç’rast u prezantua platforma zgjedhore. Ali Ahmeti në Facebook shkruan se takimet e sotme dëshmuan që Fronti Europian është etabluar në mbarë vendin dhe qytetarët njëzëri janë për t’i thënë JO Rusisë dhe PO Europës. Statusi i plotë: Bashkë me kandidatin për President të Frontit tonë Europian, Dr. Bujar Osmanin morëm sot bashkë rrugën për të realizuar takime me qytetarë në Ohër, Prespë dhe Manastir. Është jetike që si asnjëherë…