Ekipi i Boston me 64 fitore e 18 disfata në Konferencën e Lindejes dhe Oklahoma me 57 fitore dhe 25 disfata në Konferencën Perëndim janë lider të kampionatit të rregullt në kampionatin amerikan të basketbollit NBA që përfundoi me ndeshjet e zhvilluara sot, ku skuadrat vendase kanë shënuar j10 fitore ndërsa ato mysafire vet%m pesë. .Skuadra më e mire e kampionatit të rregullt 2023/2024 pa dyshim se është ekipi Boston me 64 fitore e 18 disfata nga gjithsejt 82 ndeshje të zhvilluara. Ekipet që kanë siguruar fazën e play off në Perëndim janë Oklahoma, Denver, Minnesota, Los Angeles Clippers, Dallasi…
Author: BILD
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar një shtab për kriza, i cili do të ketë kompetenca për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Lindja e Mesme, nëse ka nevojë. Ky vendim është marrë pas sulmit iranian ndaj Izraelit me dronë dhe raketa, në orët e para të 14 prillit. Izraeli ka thënë se bashkë me aleatët ka rrëzuar shumicën e dronëve dhe raketave. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi të dielën se evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të varet nga puna e aeroportit në Tel Aviv, i cili u rihap në…
Dega e VMRO-së në Gostivarë përmes komunikimit virtual në “Viber”, ka kërkuar nga mbështetësit e kësaj partie që në garën për president të bojkotojnë kandidaturën e Gordana Siljanovska Dafkovës dhe që në rethin e parë të presidencialeve të mbështetet kandidati opozitar shqiptar, Arben Taravari. Ky favor si duket vjen pas një marrëveshjeje mes dy palëve. Nga VMRO-ja e Gostivarit në komunikimin që e ka siguruar INDEKS, kërkohet mbështetja e Taraavarit kundër siç ata thonë “terroristit”, Ali Ahmeti dhe kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani. Për më tepër, në apel thuhet se mbështetja e Taravarit kundër Ahmetit është akt patriotik. “Ftesë deri…
Një studim i ri nga Universiteti i Leuven në Belgjikë ka hedhur dritë mbi arsyet pse trishtimi ndihet për një periudhë më të gjatë krahasuar me emocione të tjera. Studiuesit Philippe Verduyn dhe Saskia Lavrijsen kanë analizuar kohëzgjatjen e 27 emocioneve të ndryshme dhe kanë arritur në përfundimin se trishtimi është emocioni që zgjat më së gjati, ndërsa emocione si turpi, habia, dhe mërzia janë më të shkurtra në kohë. Rezultatet e studimit sugjerojnë se emocionet që lidhen me ngjarje të rëndësishme personale, si humbja e një të dashuri ose lëndimi, kanë një impakt më të gjatë në njerëz. Në…
Barcelona, pasi siguroi nënshkrimin e Vitor Roque në fillim të këtij viti, i ka vënë sytë te një tjetër talent brazilian: Estevao Willian , i njohur më mirë si Messinho për aftësinë e tij të lindur në driblim. I stërvitur në të njëjtën akademi të të rinjve që prodhoi Endrick, i konsideruar si një nga të rinjtë më të talentuar sot në Amerikën e Jugut, Messinho ka tërhequr vëmendjen e klubit katalanas. Edhe pse thashethemet për interesimin e Barcelonës për Messinhon ishin shuar, duket se klubi nuk ka reshtur së monitoruari nga afër lojtarin e ri. Sipas Mundo Deportivo, klubi…
Kjo shqiponje gjigante është krijuar me fara orizi në fushat e Zadrimës në Lezhë. Iniciativa është ndërmarr nga vëllezërit fermer Altin dhe Anton Prenga, të cilët rikthyen pas 30 vitesh kultivimin e orizit në fushën e Zadrimës, një zonë me rendiment të lartë në bujqësi. Por kësaj radhe ata vijnë në vëmendje jo për sipërmarrjen e tyre por për mesazhin që duan të përcjellin ndaj të rinjve me këtë mozaik në natyrë. “Mesazhi është që në Shqipëri është e mundur me pas made in Albania edhe oriz ndër të tjera dhe krejt puna është për të eliminuar turpin e tokës…
Mjekët po paralajmërojnë për një simptomë më pak të njohur që shfaqet në vesh, e cila mund të tregojë kancerin e fytit Sipas National Health Service (NHS), dhimbja e vazhdueshme e veshit është një shenjë paralajmëruese serioze e kësaj sëmundjeje. Shpesh përkon me një dhimbje të fytit dhe mjekët thonë se që të dyja janë të lidhura. “Edhe pse dhimbja vjen nga fyti, e ndien në vesh sepse nervat janë të ndërthurura në kokë dhe qafë. Konkretisht, ai nerv quhet nervi i Arnoldit. Nervi i Arnoldit i jep ndjesi vetë veshit, kështu që kur keni diçka që shkakton dhimbje në…
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (14.04.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit në territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 181 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 masa, nga të cilat 114 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kalim në semafor të kuq, nëntë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së…
Maqedonia pritet të përjetojë një ndryshim të madh të motit këtë javë, me temperaturat që bien ndjeshëm dhe parashikime për reshje bore në zonat malore. Pas disa ditësh me temperatura verore që arritën deri në 30 gradë Celsius, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron një ulje të ndjeshme të temperaturave duke filluar nga e marta, me parashikime që temperaturat maksimale do të bien në intervalin prej 15 deri në 23 gradë Celsius. Nga e enjtja pritet një rënie edhe më e madhe, me temperaturat që do të variojnë nga 11 deri në 18 gradë Celsius, dhe një ulje të mëtejshme…
Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në një kundërsulm ndaj Iranit, ndërsa Izraeli peshon përgjigjen ndaj sulmeve të fundit me raketa. Në një kohë kur rajoni i Lindjes së Mesme po përballet me rrezikun e një konflikti të zgjeruar, thirrjet për përmbajtje janë bërë më të fuqishme nga fuqitë globale dhe kombet arabe. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka konfirmuar angazhimin e SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit, por ka theksuar se dëshira për paqe mbetet prioritet. Mbreti Abdullah i Jordanisë ka paralajmëruar se çdo veprim i…