Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka ironizuar me sondazhet e Opozitës shqiptare. Grubi shkruan se të njejtat janë fallco, ashtu siç janë lajmet dhe propaganda e tyre më të cilën po veprojnë Statusi i plotë: Fejkera plako, fejkera full! Fejk e keni nijetin, fejk e keni punën, fejk e keni emrin, fejk e keni secilin lajm, fotoshop dhe propagandë me metoda udbashe me te cilat jeni tu vepru! Fejk posterat që i nxjerrni nëpër grupet e juaja dhe që i nxisni ato pak përkrahës me i shpërnda vetëm e konfirmojnë panikun tuaj dhe mënyrën se si punoni! Stay calm and VOTO JO…
Author: BILD
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi shoqëruar nga familja e tij kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike për votim. Në faqen e tij zyrtare në Facebook Grubi shkruan se përmes votës, dëshmohet pjekuri demokratike teksa ka uruar një proces të qetë zgjedhor. Statusi i plotë: Bashkë me Albinën dhe Herën shfrytëzuam sot të drejtën tonë demokratike të votës. Sot është ditë me peshë historike për vendin tonë, andaj le të dëshmojmë pjekuri e kapacitet demokratik për Maqedoni europiane! Uroj mbarëvajtje të qetë dhe në frymë europiane të mbarë procesit zgjedhor! https://www.facebook.com/photo?fbid=979758413513677&set=pcb.979758540180331
Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar gënjeshtrën të cilën në “facebook” e kishte shpërndarë kryetari i Ҫairit, Visar Ganiu e që kanë të bëjnë me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, raporton indeks.mk Respektivisht për votuesit e sëmurë dhe ata që janë me pengesa në lëvizje të cilat kanë votuar sot. E Ganiu nëpërmes një postimi ka thënë se zbardhur në “facebook”, shifra jo reale të cilët pastaj edhe i ka fshirë. E skishte sit ë mungonte ironizimi i Grubit me këtë rast. “Pse be evlad e fshive?”, ka shkruar fillimisht Grubi, për të vazhduar pastaj edhe…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi është ndër zyrtarët më të ndjekur në rrjetet sociale nga politikanët në Maqedoninë e Veriut. Shkak për këtë janë videot “speciale” të cilët janë shumë të pëlqyeshme nga të gjithë përdoruesit e “Facebook”, veҫanërisht nga të rinjtë, raporton indeks.mk Përveҫ, mbështetësve të Bashkimit Demokratik për Integrim, videot dhe paraqitjet e zëvendëskryeministrit Grubi, ndiqen edhe nga oponentët politik. Zëvendëskryeministri Artan Grubi, përmes një “screenshot” të publikuar në “Facebook”, ka dëshmuar se në paraqitjen e tij të fundit, në intervistën të dhënë për “Ballkan Talks”, ka pasur një ndjekës të “veҫantë”, pra paraqitjen e zëvendëskryeministrit në të cilën u…
Nesër janë zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të veriut, ku kandidatë nga partitë shqiptare Bujar Osmani nga Fronti Demokratik dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Për këto zgjedhje sot ka votuar diaspora e Maqedonisë së veriut. Veriu.info nga burime nga partive në Maqedoni të veriut ka siguruar tabelën e numërimit fillestar të një pjese të votave nga Diaspora. Sipas kësaj tabele të siguruar nga Veriu.info, nga diaspora 148 vota i ka marrë kandidati Bujar Osmani, ndërsa vetëm 31 vota i ka marrë kandidati Arben Taravari
Pas përzgjedhjes së jurisë, në Nju York nisi gjypi i parë penal për ish-Presidentin amerikan Donald Trump. Prokurorët u shprehën në nisje të procesit se, Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke ndalur publikimin e historive të dëmshme rreth jetës së tij. “Ky ishte një konspiracion i planifikuar dhe i zgjatur për të influencuar zgjedhjet e vitit 2016, për ta ndihmuar Donald Trump-in të zgjidhej nëpërmjet pagesave të paligjshme për të heshtur njerëzit”, tha prokurori Matthew Colangelo. Avokati mbrojtës u kundërpërgjigj duke e kritikuar padinë si të pabazë. “Presidenti Trump…
Shumica e maturantëve sot u drejtuan drejt universitetit “Nënë Tereza”, në Shkup, ku u prezentuan programet studimore që ofron ky universitet. Maturantet tani më veçse kishin vendosur për drejtimin e tyre, preferencat e tyre i kishin gjetur në këtë fakultet. “Sot kemi ardhur këtu në këtë fakultet për të parë disa drejtme, unë kam vendosur të jem në drejtimin e dizajnit modelimit për arsyeje se më pëlqen modelimi, më pëlqen veshja artët dhe të gjitha pjesë që kanë të bëjë me artë”, tha një maturante. “Të mira. Unë çfarë kam vendosur është Biokimia”, tha një maturante. “Për momentin jam edhe…
Tuna Sejdiu është shfaqur duke qarë në rrjete sociale, teksa ka shkruar edhe diçka mbi postimin e saj. Por duket se ky është vetëm një trend TikToku, për të cilin shkruan: “Kur ateron n’vendlindje, zbret nga aeroplani dhe te gjitha problemet t’kthehen”.
Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria 9-muaj para datës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet presidenciale nesër do të mund të votojnë shtetasit të cilëve dokumentet personale të cilëve u ka skaduar afati prej datës 24 korrik 2023 deri më 24 prill për çfarëdo arsye, sipas ligjit apo afatit të vlefshmërisë. Kjo dispozitë e Kodit Zgjedhor është pjesë përbërëse e Udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mënyrën e përcaktimit të identitetit…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njofton se votimi për zgjedhjet presidenciale në 14 institucionet ndëshkuese përmirësuese (INP) në vend po zhvillohet pa probleme. “Sot në qendrat e votimit në 14 INP do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës 2147 zgjedhës. Të gjitha qendrat e votimit në INP janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00. Deri më tani, votimi ka vazhduar pa probleme”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së. Të drejtën e votës sot do të mund ta ushtrojnë 2569 votues në 31 vendvotime në INP ku janë…