Ben Affleck e ka mbështetur në çdo dalje publike bashkëshorten e saj Jennifer Lopez. Megjithatë, kohët e fundit ai ka bërë të kundërtën. Edhe në premierën e filmit më të ri të JLO të titulluar “Atlas”, ajo u fotografua pa bashkëshortin e saj Ben Affleck. Megjithatë, Lopez u pa duke mbajtur unazën e saj të martesës, buzëqeshi ndërsa përshëndeti fansat e shumtë që ishin mbledhur për të marrë autografë nga këngëtarja e njohur. Dalja pa Affleck në tapetin e kuq vjen teksa thashethemet për një ndarje të mundshme janë shtuar. Shumë media të huaja rozë kanë bërë të ditur se…
Author: BILD
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar të mërkurën se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur. Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes vendit të tij, Spanjës dhe Norvegjisë.
Kombet e Bashkuara pezulluan të martën shpërndarjen e ushqimeve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për shkak të mungesës së furnizimeve dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë shkaktuar nga zgjerimi i operacionit ushtarak të Izraelit. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se operacionet humanitare në të gjithë territorin ishin drejt kolapsit. Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara tha se Izraeli u është përgjigjur shumë prej shqetësimeve të administratës së presidentit Joe Biden lidhur me planet për një ndërhyrje tokësore në Rafah që synon çrrënjosjen e luftëtarëve të Hamasit atje. Presidenti Biden kishte kundërshtuar një sulm të përgjithshëm ushtarak në qytetin…
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, zhvillon sot vizitë zyrtare në Shqipëri. Ish-Kryeministri britanik do të pritet rreth orës 11:00 të paradites nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Rreth orës 12:00 është parashikuar pritja dhe takimi me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama në kryeministri, ku më pas do të zhvillojnë së bashku edhe një konferencë për mediat. Në këtë vizitë 1 ditore, Sekretari Britanik do të takojë edhe kreun e shtetit Bajram Begaj, në orën 14:30. Sipas ambasadës britanike në Tiranë, kryediplomati Cameron do të shpallë një program të…
Sot votohet në gjithsej shtatë vendvotime në Njësitë Zgjedhore 5 dhe 6 për zgjedhjet parlamentare. Rivotimi do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 në Krushevë, 1202 gjithashtu në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 në Dollnen, 1470/1 gjithashtu në Dollneni, si dhe në 1844 në Strugë. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në…
Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli ka komentuar deklaratën e Izet Mexhitit nga VLEN, cili pranoi se më VMRO-në po negociojnë si humbës. Bilalli-Zendeli në reagimin e saj shkruan se populli zgjedh dhe vendos se kush i përfaqëson ato në qeveri dhe jo vazalët. Reagimi i plotë: Pas kësaj fjalie, u nënkuptua se po të ishte shndërruar në ligj, Marrëveshja e Majit, do të funksiononte parimi që Mandatari të bëj qeverinë me fituesin e bllokut politik të komunitetit të dytë etnik në vend; Nëse nuk respektohet vullneti i shprehur me votë dhe me çdo kusht, edhe si humbës…
Komisioneri i zgjedhjeve në vendvotimin 1844 në Strugë, vendvotim në të cilin do të rivotohet, thotë se në atë vendvotim nuk ka pasur asnjë parregullsi dhe shkelje procedurale, thotë komisionrri dhr votuedi Altin Amzai. Sipas tij, VLEN është në shërbim të plotë të VMRO-së dhe i ka falur edhe komisionerin për rivotim. Ai thotë se VLEN po bën “ndryshimin” e përfolur, por në interes të VMRO-së.
Në orën 7 janë hapur katër vendvotime, dy në komunën e Dollnenit dhe dy në komunën e Krushevës, ku mbahen zgjedhjet parlamentare në njësinë e pestë zgjedhore. Votimi ka nisur pa probleme konfirmojnë komisionet komunale zgjedhore.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Satibaldi Burshakov thonë nga MPJ. “Ministri Osmani shprehu kënaqësi për vendimin e sjellë për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, duke thënë se ky veprim do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mbi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm, me theks të veçantë në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dje gjatë fjalimit të tij në asamblenë e 49-të e Asociacionit të eksportuesve të Greqisë Veriore, ka dërguar mesazhe të qarta te udhëhqësia e re e Maqedonisë së Veriut që të tërhiqet nga retorika “provakative dhe jo ligjore”. “Retorika e tyre është provokative dhe joligjore. Ne e refuzojmë dhe e kthejmë atë, vuri në dukje karakteristike ai, duke drejtuar shigjetat drejt partisë opozitare greke SYRIZA, duke thënë se “agnostitkët në kufi duhet të kuptojnë se atdheu nuk do të tërhiqet nga arma të cilën e ka në duar. Na kanë akuzuar për marrëveshjen dhe tani…