Pas votimit të Rezolutës në OKB për gjenocidin serb në Bosnje dhe Hercegovinë, kryetari i komunës së Drenasit, ka deklaruar se “këtë prirje të shtetit serb dhe institucioneve shtetërore serbe, kundër kombeve tjera për zgjerimin e territorit, duke kryer pastrim etnik, e kemi njohur e ditur që nga viti 1878”. Masakrat e Serbisë në Kosovë, ende në terminologjinë ndërkombëtare nuk janë të pranuara me emrin e vërtetë – gjenocid. Institucioneve tona ju mbetet ta dokumentojnë këtë. Në komunën e Drenasit, ka mjaftë argumente që e kompletojnë librin e gjenocidit serb pas Bosnjës e Hercegovinës, edhe për gjenocidin e kryer nga…
Author: BILD
Kreu.i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në 23 vjetorin e rënjës së tyre. Sipas Ahmetit sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep. “23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë. Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e pashuar e vlerave më të larta të humanizmit. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për…
4 persona kanë ndërruar jetë dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një incidenti të ndodhur në një ndërtesë 2-katëshe në ishullin spanjoll Majorca. Lajmin e kanë konfirmuar shërbimet lokale të urgjencës. Dyshohet se janë bllokuar dhe persona të tjerë në ndërtesën e shembur. Incidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 21:30 me orën lokale të enjten mbrëma. Në lokalin e ndërtesës u shemb dyshemeja duke bërë që njerëzit të binin në bodrumin poshtë, ku kishte klientë si dhe staf punonjësish. Një zjarrfikës e përshkroi skenën si makth. Ai shtoi se kur ekipi i tij mbërriti, njerëzit po qanin dhe…
Burime nga Drejtoria për Zgjerim në KE vlerësojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mesazhet nga ekipi i Borellit për ndryshimet kushtetuese janë të njëjta dhe ka mundësi që Shqipëria të shkëputet në këtë proces. BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme që do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese, por nuk shohin rrugë për ndryshim apo anashkalim të obligimit që tashmë e ka marrë Qeveria e kaluar. Burime diplomatike nga Drejtoria për Zgjerim të Komisionit Evropian, edhe pse thonë se i kuptojnë zhgënjimet…
VMRO-DPMNE-ja nuk ka vendosur akoma nëse do të dorëzojë ankesa në KSHZ rreth procesit të votimit ose mbledhjes së rezultateve në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore. Nga rivotimi i një dite më parë, kjo parti priste të marrë një deputet më shumë në njësinë e pestë por kjo nuk ndodhi, pasi Fronti Europian mbrojti deputetin e katërt në këtë zonë. Nga ana tjetër, Fronti Europian është duke përgatitur ankesa për votimin e një ditë më parë në Llërcë. Pas rivotimit, koalicioni humbi një mandat në zonën gjashtë, i cili shkoi në adresë të VLEN-it. Megjithatë, Fronti Europian vlerëson…
Rishi Sunak mbajti tubimin e parë dhe u shpreh se Partia Laburiste mund të kërcënojë stabilitetin nëse vjen në pushtet. Gazetat britanike u hapën me thirrjen e kryeministrit Rishi Sunak për mbajtjen e zgjedhjeve në 4 Korrik. Daily Mail pro-konservatore në faqen e parë mbante titullin, “Tani është momenti që Britania të zgjedhë të ardhmen e saj”. Ndërkohë, tabloidi “The Sun” mban një titull ironizues, “Oh fletëvotimet”. Menjëherë pasi shpalli datën e zgjedhjeve Rishi Sunak mbajti tubimin e tij të parë zgjedhor të përgjithshëm. Sunak u shfaq në Qendrën ExCel të Londrës lindore, i shoqëruar nga gruaja e tij Akshata…
Tanket izraelite kanë përparuar në një lagje thellë brenda Rafahut, gjatë një prej netëve më intensive të bombardimeve në qytetin jugor të Gazës që kur Izraeli filloi ofensivën para një muaji. Siç raportohet, sulmi i Izraelit në Rafah ka bërë që mijëra njerëz të ikin nga ajo që kishte qenë strehë për gjysmën e banorëve të enklavës. Gjithashtu, sulmi ka ndërprerë edhe rrugët kryesore të hyrjes së ndihmave në Gazë, duke shkaktuar frikë ndërkombëtare për viktima masive. Por, Izraeli thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sulmojë qytetin për siç thuhet “të çrrënjosur batalionet e fundit të Hamasit”. Që…
Zyrtarët e Pentagonit nisën takimet në Riad me homologët e GCC të mërkurën për të diskutuar atë që një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se ishte një nga “periudhat më sfiduese” të rajonit në vitet e fundit, duke përfshirë kërcënimet e vazhdueshme nga Irani dhe përfaqësuesit e tij. “Siç e dimë të gjithë, rajoni po përjeton një nga periudhat më sfiduese të viteve të fundit. Kërcënimet nga Irani dhe përfaqësuesit e tij janë të përhapura, të demonstruara nga një numër i paprecedentë i sulmeve të mbështetura nga Irani që nga tetori”, ka thënë zyrtari i lartë i mbrojtjes…
Berat Gjimshiti është bërë shqiptari i parë që e ka ngritur në qiell trofeun e Europa League. Atalanta, kapiten i së cilës është Gjimshiti e mposhti me rezultat prej 3-0 në finale Bayer Leverkusenin, i cili për 51 ndeshje rresht nuk diti për humbje. Po ashtu, Lookman u bë lojtari i parë në histori i cili shënoi hat-trick në një finale evropian. Gjimshiti në këtë takim luajti 90 minuta të plota, duke e udhëhequr Atalantan drejt fitores historike, duke e fituar për herë të parë Europa League.
Kina ka nisur stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit vetëm 3 ditë pasi William Lai është betuar si presidenti i ri i vendit. Këto stërvitje, një zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze një ndëshkim i fortë për aktet separatiste. Zëdhënësi shtoi se tha se ata do të përqendrohen në patrullimet e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare-ajrore, sulme preçize mbi objektivat kyçe dhe operacione të integruara brenda dhe jashtë ishullit për të testuar aftësitë e përbashkëta reale luftarake të forcave të saj. Pekini e ka etiketuar Presidentin Lai si separatist dhe problematik lidhur me komentet që ai bëri në të kaluarën në mbështetje…