Author: BILD

Tre persona janë plagosur sot në Pejë, të cilët tashmë janë duke u trajtuar në QKUK, derisa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Gazeta Sinjali raporton se viktimat janë Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti. Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe më pas janë dërguar në QKUK. “Janë të pranuar tek ne personat, janë duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, thuhet në përgjigjen e spitalit dhënë…

Read More

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nesër do të votojë për rezolutën që shpall 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Projekt-rezoluta për Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës është përfshirë në agjendën e takimit të 82-të plenar nën pikën Kultura e Paqes në orën 16:00 CET. Rezoluta u propozua nga Gjermania dhe Ruanda dhe u sponsorizua nga 38 vende, duke përfshirë Maqedoninë dhe të gjitha ish-republikat jugosllave, me përjashtim të Malit të Zi, i cili megjithatë paralajmëroi mbështetjen e tij. “Përveç propozuesve…

Read More

Arbër Ademi nga Fronti Europian në një prononcim live në emisionin “Click Plus” në TV21 deklaroi se koalicioni nuk pranon rezultatin e rivotimit në zonën e gjashtë zgjedhore. Arsyet për një qëndrim të këtillë, sipas Ademit, qëndrojnë në faktin se deri në ora 22:00, Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka publikuar rezultatin zyrtar. Kjo sipas Ademit lë hapësirë serioze dyshimi për parregullësi.

Read More

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një skenë u shemb në një tubim të fushatës zgjedhore në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, tha guvernatori lokal. Incidenti ndodhi ndërsa kandidati presidencial i qendrës së majtë, Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterreyt, raporton BC, transmeton Klankosova.tv. Shembja u shkaktua nga një shpërthim i papritur i erës, tha Maynez në një postim në X.

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin Click Plus ka theksuar se në këto zgjedhje “Fronti për Europë” ka marë bekimin e qytetarëve të vendit për ti përfaqësuar. Mickovski duhet të ketë kujdes që të mos preket statusi i shtetit unitarë të shtetit sepse kjo do ti detyroj shqiptarët të pyesën se ku duhet ta ushtroj përfaqësimin e tyre dhe kjo do të krijoj telashe dhe mund të vë në pikëpyetje shtetin unitarë.

Read More

E pasukseshme doli të jetë iniciativa e VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it që përmes rivotimit t’i marrin një deputet “Frontit Europian” në zonën zgjedhore 5. Edhe pas rivotimit “Fronti Europian” ka arritur ta ruaj deputetin e sajë të 4 në zonën e lartë përmendur. Këtë informacion me publikun e ka ndarë në “Facebook”, ministri Kreshnik Bekteshi. Ai përmes një statusi ka falënderuar votuesit në vendvotimet në të cilat është ri-votuar. “JU DUA DEBRESHT, KRUSHEVE, STRUGË, OHËR”, ka shkruar Bekteshi. Se është ruajtur deputeti i katërt në zonën 5 ka shkruar edhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Naim Bajrami. “Zona 5…

Read More

Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe Departamenti për Operacione dhe Koordinim sot kërkuan koordinim ndërmjet institucioneve për të tejkaluar problemin e madh të furnizimit me ujë në qytetin e Kumanovës. Gjegjësisht, pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshërit të djeshëm në rajonin e Likovës, është shkaktuar rritje e nivelit të lumit Likovska, e cila ka ndikim në sistemin e ujësjellësit – në stacionin filtrues të JP Vodovod Kumanovë. Sipas informacioneve nga përgjegjësi i stacionit të filtrimit, bëhet fjalë për një sasi mbi 10 mijë m3 ujë të turbullt që ndikon në procesin e pastrimit dhe dorëzimit të tij tek…

Read More

Në ndeshjen e pare të finales së play off-it në Konferencën Lindje ekipi Boston e nis ime fitore , duke mundur në fushën e tij ekipin Indiana me rezultatin 133-128 pas kohës shtesë Te skuadra fituese të gjithë titullratë realizuan mbi 15 pikë, ndërsa më efikas ishin Jasion Tatum me 36 pikë e 12 kërcime , Holiday me 28 pikë e Brown me 26 pikë, një trio që u tregua e saktë në momentet vendimtare. Për Indiana, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, një lojë e mirë kolektive, Më shumë pike realizoi Haliburton me 25 pikë e 10 asist .…

Read More

Dwayne Johnson ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga xhirimet e filmit “The Smashing Machine”. Në film ai luan mundësin e njohur Mark Kerr dhe për t’i ngjarë atij bëri disa ndryshime. Johnson ka vendosur paruke, pasi Kerr ka flokë të zinj. Gjithashtu, atij i është dashur të vendosë proteza në fytyrë, për t’iu afruar imazhit të jashtëm të mundësit veteran. Shumë prej ndjekësve të aktorit komentuan ngjashmërinë mes dy meshkujve dhe ndryshimin e suksesshëm në pamjen e aktorit. Filmi A24 shpalos historinë e luftëtarit legjendar MMA, i cili luftoi me varësitë dhe martesën e tij, ndërsa…

Read More

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Melinda Ademi ka hapur zemrën për herë të parë duke zbuluar detaje të reja nga jeta e saj private. Gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way”, Melinda ka treguar se është në një lidhje dashurie dhe është shumë e lumtur. “Jam e dashuruar dhe jam në një lidhje. Nuk po ju tregoj me kë. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, tha këngëtarja duke mbajtur sekret emrin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën. Pas deklaratës këngëtarja i bëri zemrën me duar të dashurit të saj, duke treguar se sa shumë e dashuruar…

Read More