Për shkak të një aksidenti rrugor, sot nga ora 07:40 qarkullimi në autostradën Shtip – Koçani është në ndërprerje, kumton LAMM. Një veturë e tipit “Seat” me targa të Koçanit është rrokullisur, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. “Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, shtojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Author: BILD
Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshtypje edhe mediave boshnjake e zvicerane. “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”, është titulli i gazetës zvicerane, Le Matin. Ndërkaq mediumi boshnjak, Klix.ba, shkruan në titull: “Pasojat e eksodit në Perëndim: Kosova humbi 300,000 banorë në 20 vjet”, përcjell Gazeta Express. Të premten ka përfunduar regjistrimi i parë kombëtar i popullsisë së Kosovës që nga viti 2011, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave. Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milion njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që…
Magnezi është mineral thelbësor që trupi juaj nuk e prodhon, që do të thotë se ju duhet ta merrni atë përmes dietës suaj. Magnezi është i nevojshëm për funksione të rëndësishme trupore, duke përfshirë rregullimin e sheqerit në gjak, kontraktimin e muskujve, funksionimin e nervave dhe ruajtjen e presionit të gjakut, ndër të tjera, shkruan Health.com. Edhe pse magnezi gjendet në një shumëllojshmëri ushqimesh, si fasulet, perimet dhe farat, dietat e shumicës së njerëzve janë shumë të ulëta në magnez, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Suplementet e magnezit ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak, përmirësimin…
Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave. Sipas informacioneve të para që ka arritur të siguroj Klan Maqedoni në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur dhe këngëtari Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa ka janë plagosur edhe 3. Më shumë detaje Ministria e Brendshme do të njoftoj gjatë ditës.
Kishte shkuar në kazino për të fituar, por nuk shkoi siç duhet për një shqiptar. Ai është vënë në pranga për shkak të veprimeve të tij. Punonjësit e kazinosë në Tuenno kërkuan ndërhyrjen e policisë për shkak të sjelljes së shqiptarit, fillimisht kur luante në makineri. 42-vjeçari urinoi në një prej tyre, ndërsa pasi u deh me birra nisi të bërtiste si i çmendur dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet. Sipas mediave italiane, dëmi i shkaktuar nuk është i vogël, por rreth 50 mijë Euro. E duke parë situatën u desh ndërhyrja e autoriteteve, por kur shkuan shqiptari ishte larguar.…
Një i ri nuk i ka mbijetuar plagëve me armë zjarri dhe në spital është konstatuar vdekja e tij, pas incidentit të përgjakshëm në Rrugën e Plastikave në Shkup. Në incidentin e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, disa prej tyre më lehtë, raporton portali Alfax. Ministria e Brendshme akoma nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth incidentit.
Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim njëherit dhe profesoresha universitare, Arta Bilalli-Zendeli përmes një reagimi në profilin e saj në Facebook ka sqaruar situatën aktuale për formimin e qeverisë së re, të elaboruar në tre definicione kyçe. Bilalli-Zendeli shkruan se Fronti Europian ka legjitimitetin e popullit, pasi pa fabrikime dhe manipulime ka epërsi me mbi 30 mijë vota përballë VLEN-it, ndaj ky vullnet i popullit nuk mund të nëpërkëmbet. Reagimi i plotë: “Shkelja e parimit fituesi me fituesin në vitin 2016” Duke qenë të vetëdijshëm se po krijojnë një Qeveri vetëm për ta realizuar premtimin e kahmotshëm për BDI në…
Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës. Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që nodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë. KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë. Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet.
Granit Xhaka ka fituar trofeun e dytë sezonal me Bayer Leverkusenin, qysh në sezonin e parë në Gjermani. Pasi u shpall kampion i Bundesligës, ai mbrëmë fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale mposhtën Kaiserslauternin, me rezultat 1-0. E si gjithmonë e pranishme në stadium për ta përkrahur nga afër, ka qenë edhe Leonita Xhaka, bashkëshortja e Granit Xhakës. Ajo ishte e shoqëruar me babain e futbollistit, duke shikuar ndeshjen së bashku.
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” për stërvitjet ushtarake të Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe përreth ishullit Tajvan dhe i bëri thirrje Kinës të veprojë me vetëpërmbajtje. “Përdorimi i një tranzicioni normal, rutinë dhe demokratik, si një justifikim për provokime ushtarake rrezikon të përshkallëzojë tensionet dhe dëmton normat e vendosura prej dekadash që kanë ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Deklarata u bë pasi Kina përfundoi dy ditë manovrash ushatarake përreth Tajvanit, gjatë së cilave u simuluan sulmet me avionë bombardues…