Bombardimet izraelite në zona të ndryshme të Gazës vranë të paktën gjashtë persona dhe plagosën disa të tjerë, tha agjencia palestineze e lajmeve Wafa. Wafa raportoi se një sulm izraelit në një shtëpi në lagjen Daraj të Gazës vrau të paktën dy persona dhe plagosi të tjerë. Sipas këtij raportimi, granatimet që synonin një tendë të njerëzve të zhvendosur në Tal al-Sultan, në veriperëndim të Rafah, vranë tre persona dhe plagosën disa të tjerër. “Granatimet e artilerisë izraelite në qytetin Rafah vranë edhe një të ri”, thuhet tutje në raportim.
Author: BILD
Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të Prokurorisë publike në Gjykatën Themelore Penale- Shkup sot vazhdoi gjykimi ndaj Zhan Mitrevit. Rasti ka të bëjë për veprën mashtrim, pra siç ka kumtuar PP, fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk kanë qenë të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative, me çka janë sjellë në huti dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë. Rasti është formuar pas zërave, apo publikimit të një dokumentari në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” ka marrë nga pacientët shuma të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Osmani në një postim në “X”, ka shkruar se NATO është fati i Kosovës. “Mirënjohës për të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe…
Këshilltari i “RedBird” te Milani, Zlatan Ibrahimovic ndau një mesazh të fshehtë në mediat sociale ndërsa kërkimi i Milanit për një trajner të ri vazhdon. Legjenda e Milanit, Ibrahimovic, i cili u emërua në dhjetor si “Partner Operativ” dhe “Këshilltar i Lartë i Pronësisë” dërgoi një mesazh të fshehtë në mediat sociale pas ndeshjes së fundit të sezonit të Milanit kundër Salernitanas. Ish-sulmuesi ndau një foto të tij të ulur në stolin e Milanit në “San Siro”, duke shkruar ‘4-3-3’. Suedezi zyrtarisht nuk është pjesë e drejtorëve të klubit, por thuhet se ka ndikim të drejtpërdrejtë në vendimin për trajnerin…
Vëllai i Vojin Mijatoviqit, nënkryetar i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministër federal, është vrarë të dielën në Beograd. Lajmi është raportuar nga portali “Dnevni avaz”, duke iu referuar burimeve. Sipas informacioneve të tyre, ai ka tentuar ta mbrojë djalin e tij të mitur nga një grup huliganësh, të cilët, sipas raportimeve, më pas kanë sulmuar vëllain e Mijatoviqit dhe e kanë therur me thikë, transmeton Klankosova.tv. Një version tjetër i historisë është se vëllai i Mijatoviqit u përpoq të mbronte një fëmijë të lagjes nga huliganët. Hetimi është në vazhdim dhe ministri Mijatoviq është nisur për në Beograd.
Të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme është një qëllim për të cilin shumë përpiqen, dhe adoptimi i zakoneve të shëndetshme mund të kontribuojë ndjeshëm në këtë ambicie. Rutinat tona të përditshme luajnë një rol kritik në formësimin e mirëqenies sonë dhe rezultatet afatgjata të shëndetit. Çdo zgjedhje që bëjmë, nga ushqimi që hamë e deri te aktivitetet në të cilat përfshihemi, kontribuon në mirëqenien tonë. Zakonet e mëngjesit janë veçanërisht të rëndësishme sepse ato vendosin tonin dhe trajektoren për pjesën tjetër të ditës. Kjo është arsyeja pse dietologia dhe nutricionistja Mrinal Pandit, veçoi tre zakone të thjeshta…
Dallas Mavericks kanë triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat 116:107 duke bërë një hap të madh drejt finales së madhe të NBA. Mavs tani kanë ngritur epërsinë në 3-0 në përballje me Timberwolves dhe janë vetëm një fitore larg finales. Slloveni Luka Doncic zhvilloi një ndeshje brilante duke e mbyllur me 33 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime. Ndërkohë Kyrie Irving shtoi të njëjtin numër pikësh me katër asistime dhe tre kërcime. Washington e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime, dhe Jones shtoi 11 pikë me dy kërcime dhe dy asistime. Luka…
Forcat izraelite bombarduan një kamp që strehonte njerëzit e zhvendosur në një zonë të sigurt në Rafah, duke vrarë rreth 40 palestinezë. Shumë nga viktimat ishin fëmijë ndërsa sulmi shkaktoi një zjarr të madh, duke djegur njerëz brenda kampit. Punonjësit e urgjencës dërguan dhjetëra të tjerë të plagosur në sulm në qendrat mjekësore në Rafah, por objektet e mbingarkuara nuk kanë kapacitet për të trajtuar të sëmurët, pasi shumë prej tyre kishin pësuar djegie të rënda. Autoriteti Palestinez denoncoi masakrën, duke thënë se ajo shënoi një sfidë izraelite ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëronte ndalimin e ofensivës…
Kylian Mbappe është larguar nga Paris Saint Germain dhe së shpejti do ta njoftojë klubin e ti të ri. Reprezentuesi francez ka zbuluar arsyen se pse ende nuk mund të flasë për një kalim të mundshëm te Real Madridi. “Sepse mendoj se gjëja më e rëndësishme është ta mbyllja sezonin mirë me klubin tim aktual PSG dhe me një trofe tjetër që e arritëm”. “Ka kohë për gjithçka dhe unë do të zyrtarizojë klubin tim të ardhshëm në kohën e duhur, dhe është vetëm disa ditë larg”. Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit, derisa ka thënë se ka edhe disa…
Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave. Sipas informacioneve në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe 2 persona tjerë. Në raportin e MPB-së thuhet: “Një person ka vdekur dhe dy janë plagosur pas të shtënave të mbrëmshme në e njohur si “Rruga e Plastikave. Sipas informacioneve, të shtënat në Blv. “Nikola Karev” në Shkup janë raportuar mbrëmë rreth orës 23:40. “Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është njoftuar se…