Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»“Çmendet” shqiptari, urinon në kazino dhe shkakton 50 mijë € dëm
    RAJON

    “Çmendet” shqiptari, urinon në kazino dhe shkakton 50 mijë € dëm

    27/05/2024
    Facebook Twitter Email

    Kishte shkuar në kazino për të fituar, por nuk shkoi siç duhet për një shqiptar. Ai është vënë në pranga për shkak të veprimeve të tij.

    Punonjësit e kazinosë në Tuenno kërkuan ndërhyrjen e policisë për shkak të sjelljes së shqiptarit, fillimisht kur luante në makineri. 42-vjeçari urinoi në një prej tyre, ndërsa pasi u deh me birra nisi të bërtiste si i çmendur dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet.

    Sipas mediave italiane, dëmi i shkaktuar nuk është i vogël, por rreth 50 mijë Euro. E duke parë situatën u desh ndërhyrja e autoriteteve, por kur shkuan shqiptari ishte larguar.

    Falë veprimeve të shpejta mundej që ai të gjurmohej dhe u përpoqën ta ndalonin. Por edhe këtu, shqiptari rezistoi. Ai nisi të hidhte vazot me lule të vendosura rrugëve në mënyrë që policia të mos e ndiqte me makinë. Megjithatë u vu në pranga.

    Më pas kur u dërgua në polici, 42-vjeçari sulmoi një prej agjentëve të policisë duke e goditur fort dhe duke e pështyrë në fytyrë.

    Shqiptari në fjalë ka edhe precedentë të tjerë penalë, që nga deklarata false ndaj zyrtarëve publike, posedim të drogës për qëllime shpërndarjeje, moszbatim të urdhrave të gjykatave, dhunë seksuale, kërcënime, grabitje, dëmtime, rezistencë etj.

    Madje 42-vjeçari vazhdoi me kërcënimet edhe kur po i kryheshin procedurat mjekësore.

    “Do t’ua tregoj unë, do t’ju vras. Sapo të dal nga këtu do të bëj të ma paguani duke ju vrarë”, u tha ai agjentëve të pranishëm aty.

    Për shkak të ngjarjes, policia ka vijuar me procedurat për heqjen e lejes së tij të qëndrimit./tvklan.al

    Previous ArticleKa ndërruar jetë njëri nga të plagosurit në Rrugën e Plastikave
    Next Article Vritet blogeri dhe këngëtari i njohur në Shkup!

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.