Author: BILD

FSHF, përmes faqes zyrtare në internet, ka zyrtarizuar miqësoren e radhës për kuqezinjtë. Më konkretisht, po flasim për miqësoren e fundit që do të luajë kombëtarja shqiptare para finaleve të “Euro 2024”. Kujtojmë se Sylvinho dhe të tijtë kanë rënë në një grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, ku vështirësia për t’u kualifikuar më tej është e shkallës maksimale. Ja njoftimi i FSHF-së për përballjen me Azerbajxhanin në qershor: “Pas dakortësisë për të luajtur një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin, Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën e Azerbajxhanit për të zhvilluar një tjetër miqësore në muajin qershor,…

Read More

Xhensila Myrtezaj është një personazhet më të komentuara t momentit në botën e showbiz, teksa përflitet se këngëtarja është në proces dicorci me aktorin Bes Kallaku. Çifti nuk ndiqet më në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot e tyre që kanë së bashku. Por duket se Xhensila ka vendosur që në një moment të vështirë për të, mos ta lëj pas as karrierën, ku ka qenë e ftuar në disa koncerte dhe së shpejti pritet që të nxjerrë disa projekte muzikore. E ftuar në një koncert, këngëtarja është shfaqur në superformë, teksa ka zbuluar se shpejti do të publikojë këngën…

Read More

Para tubimit me strukturat e partisë në Saraj, Ziadin Sela, kryetari i njërit nga krahët e ASH-së theksoi se nuk do ta përkrahin Arben Taravarin, ish-bashkëpartiakun e tij në garën për president. “Njerzit që ikin prej nesh edhe s’kanë sy e faqe që të përballen në fytyre, nuk meritojnë përkrahje”, theksoi Sela. Aleanca për shqiptarët krahu i Ziadin Selës akoma nuk ka një vendim se si do të garoj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Në një prononcim për KlanMaqedoni, Sela nuk përjashtoi mundësinë e koalicionimit por tha se në këtë moment akoma nuk ka negociata me asnjë subejkt politik.…

Read More

Gjykata e Lartë e Sheteve të Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë përpjekjet e shtetit të Kolorados për të hequr Donald Trumpin nga kandidimi për president të SHBA-së. Ai tani mund të jetë pjesë e fletëvotimeve për president  pasi gjykata hodhi poshtë pretendimet se ai ishte përgjegjës për trazirat në Capitol Hill në vitin 2021. Në platformat e tij të mediave sociale pas vendimit, Trump shkroi: “Fitore e madhe për Amerikën”. Trump është kandidati kryesor për nominimin republikan për të sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit në SHBA. Rivalja e tij e vetme e mbetur për nominimin…

Read More

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18. Vajzat u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit. Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16. Ndryshe, kjo është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve, Po ashtu të Hendbollit U-21.

Read More

Një gen është përgjegjës për problemet në zemër tek personat me sindromën Down dhe duke rregulluar interaktivitetin e këtij geni, është përftuar një përmirësim i defekteve në zemër, në fazën eksperimentale. Studimi, bashkëpunim i “Crick Institute” dhe “London College” është i rëndësishëm pasi është një bazë e mirë për zhvillimin e terapive të reja dhe është publikuar në revistën “Science Translational Medicine”. Sindroma Doën prek 1 në çdo 800 lindje, dhe në gjysmë e rasteve janë të pranishme keqformime kardiake, të cilat në disa raste është e nevojshme të ketë ndërhyrje kirurgjikale dhe monitorim konstant për gjithë jetën. Nga analizat…

Read More

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry së fundmi ka “hapur zemrën” dhe ka rrëfyer historinë e saj të trishtë të fëmijërisë. Ndonëse tashmë artistja zotëron një pasuri marramendëse në llogarinë e saj bankare falë punës së saj si këngëtare, ajo ka zbuluar se është rritur në një familje të varfër saqë shpeshherë ka rënë në gjumë pa ngrënë darkë. Për shkak të kushteve jo të mira në të cilat ka kaluar fëmijërinë, Perry është motivuar dhe iu ka shtuar dëshira që të themelojë Fondaionin “Firework” së bashku me motrën e saj, Anglea Hudson, në mënyrë që t’iu japë një shans…

Read More

Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe një aleat i presidentit, Vladimir Putin, tha se Ukraina është pjesë e Rusisë dhe përjashtoi bisedimet e paqes me udhëheqjen aktuale të Ukrainës. Në një fjalim nxitës në jug të Rusisë, ai tha se Rusia do të vazhdojë me “operacionin special ushtarak” derisa pala tjetër të kapitullojë, duke shtuar se “pjesët historike të Rusisë do të kthehen në shtëpi”. Medvedev e mbajti fjalimin përpara një harte të Ukrainës, e cila e tregon vendin si një territor të cunguar, me Rusinë që kontrollon plotësisht lindjen, jugun dhe bregun e Detit të…

Read More

Sot është 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Kuvendi do të mbajë seancë solmne, duke filluar nga ora 10:00, pritet që aty të marrë pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. Për shënimin e kësaj dite, Ministria e Mbrojtjes ka një agjendë të aktiviteteve. Nga ora 11:30-12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të fillojë pritja e mysafirëve. Ceremonia fillon në orën 12:00, diku tre minuta pas fillimit do të bëhet inspektimi i kuadrateve nga presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Pas kësaj Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtar, ku pastaj bëhen…

Read More

Futbolli i Kosovës zhvillohet në pjesën më të madhe nëpër fusha sintetike kjo pasi mungojnë fushat me bari natyral dhe se shumica e klubeve kanë vështirësi për t’i mirëmbajtur ato. Por, në shumë raste ka qenë në diskutim kualiteti i fushave sintetike që ndërtohen në Kosovës. Mjekët sportivë kanë thënë  se këto fusha janë shkaktarë i shumë lëndimeve të lojtarëve, por ata kanë shkuar edhe më tutje duke thënë se ato edhe mund të jene kancerogjene. Por, këtyre konkludimeve iu është përgjigjur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë fare.…

Read More