Ditën e shtunë, më datë 9 mars, Bashkimi Demokratik për Integrim fillon zyrtarisht konventën promovuese për kandidatin e tyre për president të vendit, Bujar Osmanin. Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Manifestimi qendror pritet të filloi në ora 18:00 në qëndrën sportive “Kalaja” në Shkup. Njoftimi i plotë: Përshëndetje Erdhi koha për Presidentin e parë shqiptar! Ejani të shtunën, më 9 mars 2024, në ora 18:00, në qendrën sportive “Kalaja” në Shkup, ta nisim bashkë edhe një rrugëtim të guximshëm drejt rrënimit të të gjitha paragjykimeve, barazisë…
Author: BILD
Nëse po tentoni të hyni në Instagramin apo facebook-un tuaj, duhet tani se të dyja platformat kanë rënë. Përdoruesit anë e mbanë botës kanë vërshuar me komente në twitter për të raportuar problemin se nuk po hyjnë dot në dy aplikacionet më të përdorura. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por pritet që kompanina mëmë “Meta” të dalë me një njoftim.
Në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka pohuar se Jasharajt janë dëshmi e pastërtisë së kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës. Sipas Grubit, në sakrificën e tyre është e sublimuar trimëria, qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria e një populli të tërë që nuk hoqi dorë kurrë nga toka e tij. “Jehona e pushkëve të tyre do të mbante të pashuar flakadanin e lirisë në zemrat e bijve dhe bijave më të mira të kombit deri në çlirimin e plotë të Kosovës që ata e deshtën më shumë se jetën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për…
Gjatë gjithë kohës ka sjellë këngë të bukura të zhanreve të ndryshme. Arta Bajrami njihet për baladat e mrekullueshme që këndon, ashtu siç edhe e ka sjellë projektin e fundit për të cilin flasim në këtë intervistë për KlanM. Albumi i ri dhe shumë projekte të reja janë në rrugë e sipër, thekson këngëtarja. Për më shumë lexojmë intervistën bashkë. Po rikthehesh me një baladë të re, na thuaj çfarë ka punuar deri më sot Arta? Unë nuk jam ndalur se publikuari muzikë, kam publikuar disa këngë këtë vit. Ndonëse ke qenë aktive në muzikë, albumi i fundit ka 3…
Komisari i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, përshëndeti dje thirrjen e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris për armëpushim në Rripin e Gazës, duke thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të miratojë një rezolutë për një hap të tillë. “Unë i bashkohem thirrjes së Zëvendëspresidentes së ShBA-së Kamala Harris për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në atë kontekst”, ka shkruar Borrell në rrjetin social X. Më parë, ShBA-ja përdori veton e saj për të bllokuar disa…
Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Muhamet Sherifi. Në njoftimin mortor të teatrit thuhet se kontributi i Muhamet Sherifit për zhvillimin e Teatrit Shqiptar, e me këtë edhe të mbarë kulturës shqiptare, dhe për arritjen e niveleve që i ka sot ky teatër është i pamohueshëm. “Në kohën derisa drejtohej nga Muhamet Sherifi (nga viti 1980 deri në pensionimin në vitin 2000, njëherë si drejtor i Dramës Shqiptare pranë Teatrit të Kombësive dhe më pas drejtor i përgjithshëm Teatrit), ky institucion realizoi projekte të shumta të suksesshme që u mirëpritën jo vetëm nga publiku vendor, por edhe…
“Për shembull, në Maqedoni habitem kur dikush flet për ndikimin rus. Njerëz, Rusia nuk ka pasur kurrë ndikim në Maqedoni.”, ka deklaruar Marjan Gjorçev, në episodin e fundit të podkastit me Sasho Ordanoski dhe Borjan Jovanovski. Deklarata të këtilla nuk janë befasi në kampin politik maqedonas, e besa as të rralla jo. Ka parti që deklarohet publikisht pro ruse dhe kandidat për president që pretendon se të gjitha të këqijat Maqedonisë së Veriut vijnë nga “perëndimi”, ose forcat euroatlantike, si NATO, por edhe BE, duke imponuar, sipas tyre, politika që nuk janë në të mirën e vendit. E vërteta është…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një shkrimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka folur për heroizmin dhe qëndresën e falmijes Jashari, në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Sipas Ahmetit, me qendresën e tyre, familja Jashari do t’i dëshmonin botës mbarë atdhedashurinë dhe shenjtërinë e lirisë, duke ujitur me gjakun e tyre të pastër përjetësinë e Kosovës sonë. Shton se ajo vendosmëri e tyre heroike përballë barbarisë u bë kushtrim lirie. Shrkimi i plotë: 26 vite më parë Jasharajt me heroizmin dhe qëndresën e tyre do t’i dëshmonin botës mbarë atdhedashurinë dhe shenjtërinë e lirisë, duke…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut deri më 8 mars, në mesnatë, do të pret mbledhjen e nënshkrimeve nga kandidatët e interesuar për garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Në listat e nënshkrimeve për kandidatët kanë nënshkruar gjithsej 108 409 qytetarë. Deri më tani sfidën e mbledhjes së nënshkrimeve e kanë tejkaluar 7 kandidatë: Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE (28 029), Stevo Pendarovski nga LSDM-ja (21 852), Maksim Dimitrievski nga ZNAM (11 601), Bujar Osmani…