Këtë pranverë, formula e stilit ka elementë bazikë, nga xhinset te këmishat me kopsa, atletet e rehatshme dhe aksesorë të tillë si: shall, syze apo çanta lëkure. Pesë sugjerime të lezetshme janë gati edhe për ju!
Author: BILD
Dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhimbjeve të kokës. Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët. Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar. Dy llojet e dhimbjeve të kokës Ekspertët shpjegojnë se njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimbjeve të kokës. Bëhet fjalë për dhimbjet si pasojë e tensionit të gjakut në të dyja…
Kryediplomati Bujar Osmani sot në emisionin “Vetëm intervist” ka theksuar synimet e tij si president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Ministri Osmani, ka pohuar se ai është i vetmi që e kupton idenë e konsensusit për partitë politike. “E dini sa herë kam thirrur si MPJ që të ketë një marrëveshje mbipartiake për BE-në mes partive politike. Ky do të jetë edhe synimi im nesër si president, mbi të gjitha arritjen e një marrëveshjeje mbipartiake për qëllimet kryesore strategjike, si integrimet europiane, parandalimi i depërtimit rus, si dhe në përgjithësi për politikën e jashtme…”, ka thënë mes tjerash…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë mësuesit për ditën e 7 marsit. Në urimin e tij Grubi ka pohuar se themelet e ekzistencës sonë kombëtare kanë qëndruar të palëkundura falë mësuesve dhe mësueseve tona, të cilët sipas tij kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të edukuar brezin e ri. Shton se duke reflektuar mbi rolin e tyre jetik në çdo etapë të historisë sonë për të ruajtur ndërgjegjen kombëtare. Postimi i plotë: Themelet e ekzistencës sonë kombëtare kanë qëndruar të palëkundura falë mësuesve dhe mësueseve tona, gjithmonë të gatshëm për të edukuar brezin…
Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë mësimdhënësit shqiptarë me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje të thellë për rolin e tyre jetik ndër shekuj për ruajtjen e përjetësisë së indit tonë kombëtar dhe trasimin e rrugës së përparimit përmes edukimit të brezave. Duke rikujtuar çastin historik të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë, le të reflektojmë mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit dhe të tre universiteteve tona në gjuhën shqipe, që më parë nuk mund të paramendohej. Arsimimi në gjuhën tonë amtare, ka qenë i…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot, me rastin e Ditës së mësuesit, vizitoi Shkollën Fillore “Forina”, në fshatin e tij të lindjes, Forinë, Gostivar. Kryeministri Xhaferi, në fjalimin e tij para mësimdhënësve dhe nxënësve, ju uroi atyre Ditën e mësuesit, duke theksuar se në këtë ditë u bëhet respekt mësuesve që e ushtrojnë profesionin më fisnik, dhe ky është arsimimi dhe edukimi i brezave të ardhshëm. Dita e sotme, siç theksoi Kryeministri Xhaferi, është përkujtimi i hapjes së mësonjëtores së parë me mësim në gjuhën shqipe në Korçë, me të cilën janë vendosur themelet…
Koordinatori i Forumit rinor të BDI-së njëherit edhe nënkryetari degës së Gostivarit, Veton Sadiku përmes një shkrimi më rastin e Ditës së mësuesit – 7 Marsit ka bërë thirrje që vëmendja e një politike të shëndoshë të kthehet tek të rinjtë, si garanci suksesi për të ardhmen. Sadiku shkruan se rinia e shëndoshë që ka vendi ynë nuk joshet me kontrata të jashtëligjshme disa mujore, mirëpo jep kontribut në vendin e tyre duke iu mundësuar atyre kushte më të mira për jetesë dhe punësim. Ai ka ftuar të rinjtë te bëhen pjesë e BDI-së sepse vetëm kështu realizohen politikat europiane…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.06.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 gjoba, nga të cilat: 29 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për kalim në semafor të kuq, pesë gjoba për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. “Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe…
Jo vetëm 8 marsi, i gjithë muaji mars është një lloj fushate për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e gruas në shoqëri dhe për të nxjerr në pah vlerat që ajo ka. E tillë është edhe Almedina Ismajli, e cila është përzgjedhur nga Be your Boss, për të qenë pjesë e fushatës së grave që frymëzojnë dhe krijojnë rrethana të mira sociale. Ajo merr pjesë në këtë fushatë me moton “Ti je më e rëndësishmja, bëje veten krenare”. “Almedina Ismajli është një nga femrat që dominon hapësirën mediatike maqedonase. Ajo është shumë me ndikim në ekranet tona. Gazetare, prezantuese dhe…
Pep Guardiola është shprehur i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka treguar se cilat skuadra i sheh konkurrent për të fituar trofeun. Manchester City fitoi ndaj Copenhagen me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tës, duke shënuar tre gola si në shtatë ndeshjet e mëparshme. Pas ndeshjes, trajneri Guardiola ka folur për fitoren, kalimin në çerekfinale dhe kundërshtarët në garën për trofeun e Ligës së Kampionëve. “Ishte e vështirë t’i sulmoje sepse janë të organizuar mirë, luajnë katër ose pesë në prapavijë. Ata luajtën kundër United, Bayern Munich…