Author: BILD

Rreth 20,000 ushtarë nga 13 vende anëtare të NATO-s filluan një stërvitje të madhe në veriun e largët të Evropës në mesnatën e sotme për t’u mbrojtur kundër një sulmi hipotetik në territorin e NATO-s, njoftoi DPA. “Rreth 1,500 ushtarë nga forcat e armatosura gjermane po marrin pjesë në manovrat Nordic Response 2024, duke përfshirë 700 anëtarë të forcave malore”, tha Bundeswehr në qytetin e largët norvegjez të Altës. Siç informon ushtria norvegjeze, përfshihen edhe Finlanda dhe Suedia, të cilat iu bashkuan Aleancës pas sulmit rus në Ukrainë. Sipas skenarit të parashikuar, trupat duhet të nisin një kundërsulm nga zona…

Read More

Kryetari i Bahskimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar një urim të përzemërt të gjithë  mësuesve dhe mësueseve me rastin e festës kombëtare të 7 marsit. Ahmeti në urimin e tij ka thënë se duhet të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes. Sipas tij, në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit. Urimi i plotë: Një urim nga zemra po ju dërgoj sot të gjithë mësuesve dhe mësueseve…

Read More

Profesoresha Biljana Najçevska ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për president të shtetit nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, i cili në intervistëten fundit tha se ka punuar për të mirën e të gjitha bashkësive etnike. “Bujar Osmani na tha se punon për të gjithë komunitetet. Unë jam i interesuar për një gjë të vetme që ai bëri për komunitetin maqedonas. A e konsideron të tillë punën e përkushtuar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë? Apo ndoshta deklarata se nuk i përgjigjet qeverisë por Ali Ahmetit? Apo puna e përkushtuar në favor të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë kryesimit të Maqedonisë…

Read More

“Un jam Kurtish Imeri më kanë përzënë nga puna, dy gishta mi kanë këput, më kanë përzënë nga puna, më kanë përzënë nga puna tek NPK-ja, i këputa dy gishtat, tash më përzunë mua, fukara i shkretë, dorën ma kanë pre.” Ky është Kurtish Imeri, i punësuar në Ndërmarrjen Publike komunale “Tetova”. Pardje u largua nga puna, por pas publikimit të kësaj videoje në rrjetet sociale, u thirr përsëri nga NPK-ja për të punuar si roje në parkun e kësaj ndërmarrjeje. Ne gjatë ditësh së sotme u munduam të kontaktojmë me zyrën për informim pranë komunës së Tetovës, dhe drejtorin…

Read More

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, kulmon me “Natën e Zjarreve” e cila do të mbahet sonte në Prekaz. Me këtë rast edhe përfundon manifestimi gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë tri ditëve, më 5,6 dhe 7 mars janë shënuar aktivitete të shumta. Ndërkaq, sonte nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Pas ndezjes së flakadanëve, pritet të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në…

Read More

Në të gjitha trevat shqiptare, sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e Mësuesit, përcillet me aktivitete festive në çdo shkollë të vendit, ndërsa nxënësit dhe prindërit gjejnë rastin të shprehin mirënjohjen për punën e palodhur të mësimdhënësve. Fëmijët sidomos ata më të vegjlit dhurojnë tufa lulesh për mësuesit e tyre, ndërsa nuk mungojnë ëmbëlsirat dhe aktivitetet me këngë dhe recitime. Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe Universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat…

Read More

Familja mbretërore shqiptare për të dytën herë brenda pak muajve ka marrë vëmendjen kryesore të mediave Familja mbretërore shqiptare për të dytën herë brenda pak muajve ka marrë vëmendjen kryesore të mediave. Pak kohë më parë Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur marrëveshjen e tyre, por sot as nuk pritën që gjykata të shprehej teksa iu drejtuan policisë duke kërkuar urdhra mbrojtje ndaj njeri tjetri pas një përplasje fizike të një dite më parë. Siç u bë e ditur nga dëshmitë e të dyve, Princi kishte shkuar në rezidencën mbretërore ku jetonte ish-bashkëshortja e…

Read More

Brenda 100 ditësh nis në Gjermani KE i futbollit. Ndër pjesëmarrësit është edhe Shqipëria. Po çfarë presin gjermanët? Cilat skuadra do të marrin pjesë në kampionat? Nga e mërkura (6 mars) kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian në futboll. Tani dihen emrat e 21 nga 24 skuadrat që do të marrin pjesë në turneun e Gjermanisë. Nikoqiri është i kualifikuar automatikisht. Ndërsa 20 ekipe të tjera fituan të drejtën e paraqitjes në garë pas ndeshjeve në grupe. Së shpejti, pas playoffs, do të dihen emrat edhe të ekipeve të tjera pjesëmarrëse. Për tre vendet e mbetura…

Read More

Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit, në akademinë përkujtimore për 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregoi kujtimet dhe përvojën e saj nga sulmet e ushtrisë serbe që pati familja Jashari në vitin 1998. Ajo tha se darkën e fundit si familje e patën më 6 mars të vitit 1998. “6 mars 1998 si sot, nëna Feridja e nxori bukën nga furra dhe filloi të na ndante të gjithëve nga një copë, mbaj mend se shumica ishin gjallë dhe ishte hera e fundit që hëngrëm darkë në atë shtëpi. Në atë darkë nuk e di si kemi ngrënë,…

Read More

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për të ndarë një fond prej 6 miliardë eurosh për të mbështetur reforma dhe rritjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky plan ambicioz synon të përshpejtojë procesin e integrimit të këtyre vendeve në BE. Në një takim të ambasadorëve në Bruksel, vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët, i cili pritet të miratohet nga Parlamenti Evropian javën e ardhshme. Pas kësaj, do të nisin bisedimet për ta formalizuar përfundimisht këtë plan, i cili do të zbatohet për periudhën 2024-2027. Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja…

Read More