Ish-banorja e BBV Fotinie ka qenë në një lidhje në Skype me “Breaking” në Top News, ku ka folur për çiftet e krijuara brenda shtëpisë. Sipas saj lidhja e Sarës dhe e Bardhit nuk ka për të funksionuar kur të dalin jashtë dhe shpreson që të ndahen. Fotinia shprehet se “Bardhi është një djalë shumë i mirë për Sarën”. Fotinia: Unë mendoj se është thjesht një fluskë e bukur për momentin, mund ta shijojnë pak kur të dalin, por unë mendoj që Sara dhe Bardhi… Sidomos Sara që është një person delirant dhe më vjen keq se për Bardhin kam një…
Author: BILD
Është arrestuar një burrë dje në Podujevë nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Podujevë / 08.03.2024 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se është në dorë të Hamasit të bjerë dakord për arritjen e një armëpushimi që do të lejonte futjen e një sasie më të madhe të ndihmave humanitare në Gazë dhe t’i hapte rrugë bisedimeve për një “zgjidhje të qëndrueshme” konfliktit. “Çështja është Hamasi. Çështja është a do të vendosë Hamasi që të ketë apo jo armëpushim për të mirën e të gjithëve,” deklaroi zoti Blinken. “Topi është në fushën e tyre. Ne po punojmë me intensitet dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë ata.” Autoritetet shëndetësore në Gazë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duke harruar mikrofonin ndezur pas fjalimit të përvitshëm të enjten, ka paralajmëruar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Duke iu referuar me nofkën “Bibi”, Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim të cilit i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus” e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”. Pasi një ndihmës e lajmëroi se gjithçka po incizohet, Bideni ka qeshur dhe ka vazhduar shpejt se “jam me mikrofon ndezur… kjo ishte…
Ushtria amerikane ka hedhur ndihma nga ajri në Rripin e Gazës të premten, pasi enklava bregdetare palestineze po përballet me një katastrofë humanitare, raporton Reuters. Kjo është hera e katërt që ushtria amerikane hedh ndihma nga ajri për palestinezët në Gazë brenda një jave. Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash. Presidenti amerikan Joe Biden – i cili njoftoi për hedhjen e parë të…
Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se sot (e shtunë, 09.03.2024) me fillim në ora 18:00, në Sallën Sportive tek Kalaja në Shkup, do të promovojë kandidatin për president, z. Bujar Osmani.
Turqia është e gatshme të organizojë një samit midis Ukrainës dhe Rusisë që lufta mes tyre të ndalet. Kështu tha presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, të premten pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, në Stamboll, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Udhëheqësi turk dhe ai ukrainas, diskutuan zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, sigurinë e anijeve në Detin e Zi, duke përfshirë marrëveshjen e drithërave të zhdukur dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, sipas të dy palëve. Takimi mes Erdoganit dhe Zelenskyt, vjen përpara një vizite të pritshme të presidentit rus, Vladimir Putin, pas zgjedhjeve në Rusi më 15-17 mars.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, njofton besimtarët muslimanë se Muaji i Bekuar i Ramazanit fillon ditën e hënë më 11 Mars 2024. “Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, urojmë besimtarët e vendit, të diasporës dhe të gjithë botës, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara”, shkruhet në njoftimin e BFI-së.
Policia turke sekuestroi 4,6 tonë metamfetaminë dhe kapi tetë trafikantë të dyshuar të drogës në një operacion në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. Yerlikaya njoftoi në platformën e mediave sociale X se një operacion i madh ishte nisur kundër tregtarëve të drogës, gjatë të cilit policia kishte bastisur tre lokacione në qytet. Metamfetamina e konfiskuar ishte në forma të ndryshme, duke përfshirë ato të ngopura me fara hardhie, të lëngshme, rrëshirë dhe aceton, sipas Yerlikaya. Yerlikaya shtoi se tetë të dyshuar, përfshirë katër shtetas të huaj, janë arrestuar. Ne jemi të vendosur…
Arijan Ademi nuk do të luaj më për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll, duke i dhënë fund karrierës reprezentuese. Këtë e ka konfirmuar seleksionuesi Bllagoja Milevski në një intervistë të publikuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. “Veçanërisht më vjen keq për mungesën e Arijan Ademit, i cili për arsye personale vendosi t’i japë fund karrierës së tij në përfaqësuese. Kam pasur një bisedë me Arijanin. Do të na mungojë edhe si njeri edhe si futbollist. Ai është kategorik në vendimin e tij. Ai ndjen se ky është momenti për përfundimin e paraqitjeve të tij në përfaqësuese dhe…