Një tërmet rreth 4.7 ballë me qendër në ishullin e Korfuzit është ndjerë në të gjitha rrethet e Jugut rreth orës 6:20 minuta këtë mëngjes në Shqipëri. Tërmeti shënoi vetëm një valë lëkundjesh, raporton Top Channel. Deri tani në Shqipëri nuk ka njoftime për pasoja ose dëme materiale.
Author: BILD
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka konfirmuar kandidaturat e 7 kandidatëve për president për zgjedhjet e 24 prillit. Numrat e kandidatëve në listat zgjedhore nuk do të dihen deri më 28 mars, kur do të hedhet shorti i KSHZ-së. Në zgjedhjet e shtatë presidenciale, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të kërkojë mandat të ri, ndërsa kundërshtarë të tij janë Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim BDI (FRONTI EUROPIAN), Stevço Jakimovski nga “GROM” dhe Arben Taravari i mbështetur…
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (21.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 162 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa, pesë masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kalim në semafor të kuq, pesë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 16 masa për kundërvajtje nga këmbësorët…”, thuhet në njoftimin e MPB-së
Kandidati shqiptar për president të shtetit, Bujar Osmani ka dal me ftesë publike. Ministri Osmani fton kundër kandidatët për iftar të përbashkët. “Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”, ka shkruar ne facebook Osmani.
Shkup, 21 mars 2024 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në vende të hapura. Zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë dje prej orës 10:30 deri në orën 12:10 kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në atarin e fshatit Saçevë. Nga zjarri ishte kapluar sipërfaqe më e madhe, më saktë 20 hektarë, ndërsa kanë intervenuar pesë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza. NJTZ Veles dje prej orës 13:08 deri 14:20, me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë intervenuar në mbeturina të djegura në fshatin Reçan. Dy…
Kryeqyteti i Ukrainës u sulmua nga Rusia për herë të parë në 44 ditë të enjten pasi banorët e Kievit u zgjuan herët nga shpërthimet e forta. Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës tha se 13 persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, dhe se dhjetëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre. Rreth 30 raketa lundrimi dhe balistike u rrëzuan mbi qytet, tha Serhii Popko, kreu i administratës së qytetit të Kievit. Në lagjen Shevchenkivskyi në Kievin perëndimor, një apartament në një ndërtesë shumëkatëshe dhe makina u dogjën si rezultat i sulmit rus, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, raporton Associated Press,…
Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut të OSBE-së (ODIHR) sot do t’i prezantojë aktivitetet e planifikuara për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në shtet. Rolin e misionit vëzhgues të ODIHR-së në zgjedhje dhe aktivitetet e saj të planifikuara në konferencë për shtyp do t’i prezantojë Xhilian Shtirk, shefe e e misionit për vëzhgim të zgjedhjeve të ODIHR-së. /MIA
Shumë njerëz përjetojnë dhimbje të shpinës si rezultat i qëndrimeve të gabuara gjatë jetës së përditshme, që nga fëmijëria deri në moshën e punës. Ekspertët sugjerojnë se zgjidhja mund të jetë aq e thjeshtë sa të rregullohet qëndrimi dhe të praktikohet zgjatja ose yoga për të lehtësuar tensionin dhe dhimbjen. Një nga metodat më efektive për të trajtuar këtë problem është përmes ushtrimeve të jogës, të cilat janë të lehta për t’u ndjekur dhe mund të bëhen në shtëpi. Këto ushtrime përfshijnë pozicionin e maces, ku individët përkulen si mace dhe shtrijnë pjesën e mesit, duke e lëvizur atë nga…
Megan Fox tregoi se asaj iu desh të kapërcejë disa frika serioze rreth operacioneve plastike. Aktorja e “Expend4bles” u shfaq në episodin e së mërkurës të podcast-it “Call Her Daddy” dhe ndau me prezantuesin Alex Cooper procedurat që ajo ka bërë në trupin e saj. Fox, 37 vjeç, tha se ajo bëri operacionin e saj të parë në gjoks kur ishte rreth 22 vjece që ishte pasi luajti në filmin e parë “Transformers”. “I ribëra pasi mbarova me ushqyerjen me gji të fëmijëve të mi”, tha ajo për procedurën e saj të dytë. Siç thekson Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë,…
Përfaqësuesja U-19 e Maqedonisë humbi me rezultat 2:0 nga Ukraina në ndeshjen e xhiros së parë të turneut kualifikues grupi 7, që zhvillohet në Shkup. Ukraina dëshmoi se jo rastësisht konsiderohet favoritë në këtë turne kualifikues për Kampionatin Europian të U-19 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Irlandën Verior . Ukraina ishte kundërshtari më i mirë gjatë gjithë 90 minutave. Në pjesën e parë kishin disa raste të mira në portën tonë. Në minutën e 45-të, Krevsun shënoi për të kaluar Ukrainën në avantazh për 1:0. Në fillim të pjesës së dytë,Ponomarenko rriti epërsinë e skuadrës ukrainase në…