Gjithsej 150 masa, nga të cilat 20 për ngasje me shpejtësi të lejuar dhe 13 për drejtim pa patentë shofer, janë shqiptuar gjatë kontrolleve të djeshme në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, të cilat janë kryer nga Departamenti i Punëve të Brendshme Shkup. Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar shtatë masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, tetë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë për drejtim nën efektin e alkoolit. MPB njofton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat…
Author: BILD
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, edhe këtë vit për herë të katërt me radhë, do ta organizojë Forumin e Prespës për Dialog, në Shkup më 13 dhe 14 qershor, ku do të mbledh liderët botërorë të cilët në këtë platformë do të debatojnë dhe do shpalosin qëndrimet e tyre lidhur me sfidat rajonale dhe globale si nga fusha e sigurisë, po ashtu edhe në fushat ku reflekton brishtësia e sigurisë, siç janë domosdoshmëria për zgjerim të BE-së, sigurimi i konsistencës dhe progresit ekonomik, etj. Forumi i Prespës për Dialog është i vetmi forum i këtij lloji që nga…
Biznesmeni kontravers i cili kontrollon objektet kryesore të lojërave të fatit, boshnjaku Rafet Muminoviç është shfaqur krah Izet Mexhitit, gjatë dhe pas iftarit që sonte VLEN organizoi me komunitetin boshnjak. Muminoviç është fotografuar krah Mexhitit me të cilin kujtojmë se ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Ndryshe, në objektet e kontrolluara nga Rafet Muminoviç në stadiumin e Çarit operojnë një kazino, bastore dhe pikë për kredi të shpejta. Vlen të kujtojmë se pikërisht këto objekte Muminoviç i ka siguruar me koncesion nga Komuna e Çairit në periudhën kur Izet Mexhiti ishte kryetar i Çairit. Kujtojmë edhe faktin se pikërisht para…
Në një intervistë të fundit me A2 CNN, zëvendëskryeministri Artan Grubi theksoi rezultatet e sondazheve që tregojnë një fitoren e BDI-së në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Megjithatë, ai ka shprehur shqetësim të thellë për bllokimin bullgar që pengon Maqedoninë e Veriut dhe ndërveprimin e saj me Bashkimin Europian si dhe Shqipërinë. “Të gjitha sondazhet tona, edhe ato vendore, ato opozitare, ndërkombëtare, sondazhet amerikane dhe ato të BE-së e shfaqin fitues BDI-në si në zgjedhjet presidenciale dhe në ato parlamentare. Ajo që na shqetëson ne është që bllokimi bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe inderekt edhe Shqipëris nga vazhdimi i negociatave…
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në një intervistë për A2CNN ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e madh rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e proceseve zgjedhore. Gjithashtu, Grubi theksoi se kriza ekonomike, tregtare dhe e sigurisë janë vetëm disa nga fushat ku ndikimi rus është bërë i ndjeshëm, me ndërhyrje të drejtpërdrejta në çështjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka identifikuar tre parti politike në vend që kanë lidhje të forta me Rusinë, duke përfshirë një parti të themeluar nga një aleat i ngushtë i presidentit Putin, Aleksandër Dugin i cili ka protestuar kundër…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim profesorin amerikan dhe njohësin e rrëthanave gjeo-politike në vendin tonë, Edward P.Joseph. Ahmeti në Facebook shkruan se së bashku me profesorin Joseph kanë diskutuar mbi çështjet aktuale politike, me theks të veçantë nevojën që ka Maqedonia e Veriut për anëtarësim në BE, duke realizuar ndryshimët kushtetuese. Statusi i plotë: Me kënaqësi sot në Kuvend takova Edward P. Joseph, profesorin amerikan dhe njohësin shumë të mirë të rrethanave në vendin tonë dhe në rajon, me të cilin diskutuam për integrimin europian, ndikimin rus në Maqedoni të veriut dhe…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Euroneës Albania ka deklaruar se si koordinatorë i projektit për ndërtimin e Korridorit 8-të, ka parandaluar ndërhyrjen e një kompanie kroate të udhëhequr nga agjent të pengojnë ndërtimin e Korridorit që lidh RMV-në me Shqipërinë dhe Kosovën. Grubi ka zbuluar se kompania “IGH” me seli në kroaci por me bord në të cilin bënin pjesë tre agjent rus, ka tentuar të përfshihet në tenderin për ndërtimin e Korridorit 8. Ka zbuluar edhe se raporti gjerman ka nxjerrë në pah se në RMV ka shumë media dhe gazetarë që paguhen nga Rusia. “Në RMV, ka mbi tre…
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një intervistë për Euronews Albania, ka deklaruar se paratitë e opozitës shqiptare që kanë dalë nga BDI-ja kanë përçarë trupën votuesve shqiptare. Bashkëpunimin i opozitës shqiptare me forca që kundërshtojnë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike si NATO dhe BE, si dhe marrëveshjen e Ohrit. Ai thekson se këto veprime kanë ndikime proruse dhe se ambicia për pushtet ka verbuar këto parti opozitare, duke i bërë ato të bashkëpunojnë me partitë si Levica dhe VMRO-DPMNE, të cilat sipas tij, shërbejnë indirekt interesave të Rusisë. Grubi theksoi guximin e BDI-së si e vetmja…
Hulumtimet zbulojnë se afro një e treta e nënave, që përjetojnë depresion postnatal vuajnë në qetësi dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësorë. Nga frika se mund të vihen në pikëpyetje aftësitë e saj si nënë dhe shqetësimet se si t’i lënë fëmijët e tyre, këto nëna po e mbajnë fshehtë problemin që kanë. Studimi i bërë me 700 nëna, tregon se ato po e fshehin dhe nxisin sëmundjen, duke dashur të jenë një prind i përkryer, që e ushqen fëmijën me gji. Ato kanë thënë se arsyeja kryesore që nuk kanë kërkuar ndihmë, është se simptomat nuk ju kanë dukur shumë…
E propozuar nga SHBA, ky është hapi i parë që inkurajon shtetet që të sigurojnë se teknologjia është e sigurtë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri rezolutën e parë mbi inteligjencën artificiale, duke siguruar që kjo teknologji është e besueshme. “Të 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë folur me një zë dhe së bashku kanë zgjedhur të qeverisin inteligjencën artificiale në vend që ta lënë atë të na qeverisë ne,” tha ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield. Rezoluta, e propozuar nga SHBA dhe e bashkë-sponsorizuar nga Kina dhe 122…