Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»G7 synon të përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën
    BOTA

    G7 synon të përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

    26/05/2024
    Facebook Twitter Email

    Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të eksplorojë për mënyra se si të përdorë në të ardhmen të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën. Kështu thanë ministrat e Financave të grupit përmes një deklarate më 25 Maj, raporton Reuters.

    G7 ngriu asete ruse në vlerë prej rreth 300 miliardë Dollarësh, pak pasi Moska nisi pushtimin e fqinjit të saj në Shkurt të vitit 2022.

    “Ne po bëjmë përparim në bisedimet tona për të ardhurat e mundshme që mund të merren nga asetet e ngrira sovrane ruse me qëllim që nga to të përfitojë Ukraina”, u tha në draft-deklaratë.

    Deklarata finale, që do të publikohet më vonë gjatë 25 Majit, mund të pësojë ndryshime të mëdha, tha një burim për agjencinë Reuters.

    Ministrave të G7-ës do t’iu bashkohet edhe ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, shteti i të cilit po përballet me një ofensivë të re ruse në veri dhe lindje të shtetit.

    Ministrat e Financave dhe drejtuesit e bankave qendrore takohen në Stresa, në veri të Italisë, me qëllim të prezantimit të opsioneve për çështjen e financimit të Ukrainës, para se krerët e qeverive të G7-s të diskutojnë për këtë çështje në samitin që mbahet në mes të qershorit.

    “Në bazë të sistemeve tona ligjore, asetet sovrane të Rusisë që janë nën juridiksionin tonë do të vazhdojnë të jenë të ngrira derisa Rusia të paguajë për dëmin që i ka shkaktuar Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

    Previous ArticleShënoi golin e vetëm të Leverkusenit dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, Granit Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes
    Next Article Bisedimet Izrael-Hamas do të rinisin javën e ardhshme

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.