Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Bisedimet Izrael-Hamas do të rinisin javën e ardhshme
    BOTA

    Bisedimet Izrael-Hamas do të rinisin javën e ardhshme

    26/05/2024
    Facebook Twitter Email

    Izraeli vazhdoi sulmet në Rripin e Gazës, duke përfshirë qytetin Rafah, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi të ndalonte operacionet ushtarake në qytetin jugor. Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, javën tjetër pritet që Izraeli dhe grupi Hamas të rinisin bisedimet për armëpushim.

    Negociatat ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hamas për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Rripin e Gazës do të rifillojnë javën e ardhshme, tha të shtunën një zyrtar që kishte njohuri për këtë çështje.

    Vendimi për të rifilluar bisedimet, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters, erdhi pasi kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite “Mossad” u takua me kreun e CIA-s dhe kryeministrin e Katarit, vend i cili prej kohësh ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

    “Në fund të takimit, u vendos që në javën e ardhshme të hapen negociatat bazuar në propozimet e reja të udhëhequra nga ndërmjetësit, Egjipti dhe Katari dhe me përfshirjen aktive të SHBA-së”, tha zyrtari i cili për shkak të ndjershmërisë së çështjes nuk pranoi të identifikohej.

    Të premten, presidenti francez Emmanuel Macron priti kryeministrin e Katarit dhe ministrat e jashtëm saudit, egjiptian dhe jordanez për të diskutuar për një armëpushim mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Presidenca franceze tha se ata zhvilluan bisedime mbi luftën në Gazë dhe mënyrat për të krijuar një shtet palestinez përkrah Izraelit.

    Ndërkohë, Izraeli sulmoi Rripin e Gazës të shtunën, duke përfshirë qytetin Rafah, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi të ndalonte operacionet ushtarake në qytetin jugor.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve që mbahen nga militantët palestinezë, disa orë pasi ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj kishin gjetur trupat e tre pengjeve në veri të Gazës.

    Gjykata me bazë në Hagë urdhëroi gjithashtu Izraelin të mbajë të hapur kalimin kufitar në Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, të cilin e mbylli në fillim të këtij muaji pasi njoftoi ofensivën ndaj qytetit. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Vendimet e saj janë përfundimatare, por në të shkuarën nuk janë zbatuar. Gjykata nuk ka fuqi detyruese.
    Egjipti tha të premten se ka rënë dakord të dërgojë kamionë me ndihma humanitare të Kombeve të Bashkuara në Gazë, përmes pikëkalimit në Kerem Shalom, por është ende e paqartë nëse kamionët do të jenë në gjendje të hyjnë në territor ndërsa luftimet vijojnë

    Izraeli thotë se kalimi kufitar në Rafah është rihapur dhe i ka kërkuar Egjiptit që të koordinohet me të për dërgimin e autokolonave të ndihmave. Më herët Kajro nuk e kishte pranuar këtë kushtëzim. Pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi ra dakord të lejojë kamionët e OKB-së që transportonin ndihma humanitare të shkojnë në vendkalimin Kerem Shalom derisa të gjendet një zgjidhje për pikëkalimin në Rafah.

    Por ekspertët thonë se është e paqartë nëse OKB-ja do të jetë në gjendje të dërgojë në territorin e Gazës kamionë shtesë që vijnë nga Egjipti. Udhëheqësit izraelitë kanë thënë se do të vijojnë sulmet në Rafah, pasi sipas tyre duhet të çrrënjohet Hamasi nga ky qytet.

    Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë në sulmin e 7 tetorit në Izrael, sipas të dhënave izraelite. Rreth gjysma e pengjeve janë liruar, shumica në shkëmbime me të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

    Fushata e bombardimeve dhe ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 35 mijë palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 80 mijë të tjerë tha të premten Ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

    Previous ArticleG7 synon të përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën
    Next Article Të paktën 12 të vrarë nga sulmi rus në Harkiv

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.