Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»OPINIONE»Daut Dauti: “Presidenti i Badenterit”, një ide e kapshme dhe e paparagjykueshme
    OPINIONE

    Daut Dauti: “Presidenti i Badenterit”, një ide e kapshme dhe e paparagjykueshme

    26/02/2024
    Facebook Twitter Email

    “Ideja është e kapshme, e paparagjykueshme, pragmatike dhe së fundit, edhe e realizueshme.”

    Kjo është teza e kolumnistit të gazetës Koha, Daut Dauti, në shkrimin e të shtunës, “Beteja për Presidentin e Badenterit”, thekse të të cilin transmeton indeks.mk. Ai mendon se partitë shqiptare janë në pozitë të mirë që modelin zgjedhor presidencial ta venë në tavolinën e bisedave me partitë maqedonase, sepse mund të jetë një nga ato çështjet më pak problematiket për t’u negociuar, kurse varësisht nga raporti i forcave, ndonjëherë presidenti të jetë edhe shqiptar.

    “Me futjen në zjarr të njërit prej ministrave më të eksponuar dhe më të suksesshëm në këtë mandat qeverisës, Bujar Osmanin, BDI-ja, përveç se dëshiron fitoren mbi kandidatin e opozitës, Arben Taravarin, dëshiron një fitore më të madhe për të ardhmen: që të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së kryetarit, me ndryshime kushtetuese përmes Kuvendit, me dy të tretat e votave dhe me “shumicë Badenteri”. Plus kësaj, në pako të futet edhe posti i nënkryetarit.

    “Ky është edhe një debat i vjetër se çfarë kryetari na duhet, me legjitimitet të fortë zgjedhor apo “mbretëreshë britanike” me rol vetëm protokollar në një demokraci parlamentare”, shkruan Dauti.
    Nëse zgjedhja bëhet në Kuvend, shton tutje autori, Presidenti përnjëmend do të zgjidhet në mënyrë konsensuale. Sipas asaj që e kanë ideuar në BDI, në njërën anë, do të duhej të arrihet konsensus i gjerë politik, i cili shumë rrallë do të mund të zgjidhej pa votat e opozitës.

    “Pra,përherë do të ishte në lojë një figurë e pranueshme nga të gjithë. E dyta, sipas shumicës së Badinterit, kandidaturën nuk mund ta realizojnë persona me orientim nacionalist, sepse nuk do të kishte përkrahjen e partive shqiptare. E treta, që hap rrugën e “presidentit shqiptar”, është mundësia e marrëveshjeve politike gjatë ndarjes së funksioneve më të larta, ku është edhe pozita e presidentit. Vetëm në teori mund të zgjidhet një president shqiptar me votim të qytetarëve, ndërkaq përmes Kuvendit, është vetëm një nga pozitat e negociueshme për ndarje pushteti midis partnerëve të koalicionit, kushdoqofshin.”,

    Që kjo dhe mund të realizohet, është pikërisht dëshmi kryeministri Talat Xhaferi, i cili erdhi në bazë të premtimit parazgjedhor të BDI-së, por që nuk do të realizohej pa një marrëveshje me LSDM-në gjatë negocimit për krijimin e organeve të reja pas zgjedhjeve. Kështu mund të ndodhë edhe me presidentin në ndonjë situatë të caktuar.

    Sipas Dautit, kështu vendoset edhe një praktikë që tashmë ka nisur që njëra nga pozitat e larta t’u takojë shqiptarëve, siç ka ndodhur me dy mandatet e fundit të Kuvendit, kur në krye të saj ka qenë Talat Xhaferi. Kjo ndarje s’do të ishte e përhershme, por do të ishte me një farë lloj rrotacioni me marrëveshje midis faktorëve politikë. Ai rikujton përvojat edhe nga e kaluara: “Kjo zaten s’do të ishte diçka e panjohur, sepse në shtete etnikisht të përziera, është zbatuar. Kështu, në krahinën e Kosovës, nëse kryetari i LK-së dhe i Këshillit Ekzekutiv(Qeverisë) ishte shqiptar, ai i Kuvendit ishte serb ose malazez. Në Maqedoni atë kohë, kryetar Kuvendit ishte shqiptar. Pra, përtej çdo paragjykimi, marrëveshjet midis faktorëve, vendosin balanca funksionale.”

    Duke i marrë parasysh të gjitha këto mundësi, mbetet të shihet si do t’i hapet rruga pas zgjedhjeve.

    “Pas zgjedhjeve, doemos do të vihen në rend dite ndryshimet kushtetuese për arsyet që dihen(futja e bullgarëve në Kushtetutë) dhe pse të mos negociohet edhe forma e zgjedhjes së presidentit për të ardhmen. Kjo ide edhe ashtu nuk ka ngjyrime ndëretnike, por thjesht praktike dhe ngapak edhe teorike. Ne kemi një president që zgjidhet në zgjedhjet e përgjithshme(gjë që ndodh në sistemet presidenciale), ndërkaq pozita e tij është inferiore kundrejt qeverisë. Pse atëherë një president “i dobët” të zgjidhet me gjithë ato shpenzime buxhetore, në një proces zgjedhor jashtë Kuvendit?”,  pyet midis tjerash kolumnisti i gazetës Koha.

    Previous Article“Haxhi pishmani”, Taravari heq dorë nga “presidenti shqiptar” (Detaje)
    Next Article Detajet/ Vjehrri vrau dhëndrin para syve të mbesës. Deklarata në polici: Më keqtrajtonte vajzën

    Related Posts

    “Dreqi” vjen pas “të vetes”! Nga do ta çojnë Siljanovska e Mickoski vendin?!

    15/05/2024

    1 Prilli – Sot shënohet Dita e Gënjeshtrave, kjo është historia që fshihet pas

    01/04/2024

    Rekordi i ri historik për Bitcoin-in, ka kaluar 71.000 dollarë

    11/03/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.