Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»“Dreqi” vjen pas “të vetes”! Nga do ta çojnë Siljanovska e Mickoski vendin?!
    MAQEDONI

    “Dreqi” vjen pas “të vetes”! Nga do ta çojnë Siljanovska e Mickoski vendin?!

    15/05/2024
    Facebook Twitter Email

    Një fjalë serbe thotë “dreqi vjen pas të vetës”(Vrag dolazi po svoje)! Dhe vërtet, pas inaugurimit të presidentes së re të vendit të dielën, zonjës Grodana Siljanovska-Davkova, “dreqi” vërtet i bie pas veprës së tij!

    Pa dashur ta stigmatizojmë dikë me qëllim, vetëm po përshkruajmë atë që po ndodh, si përshtypje e parë, e që nuk është shumë optimiste.
    Para se të kalojmë në elaborimin tonë, të shprehim pajtim me qëndrimin e Nikolla Spasovit nga Agjencia për Hulumtime Strategjike “Rating”, i cili habisë së shumë kritikuesve të Siljanovskës që në ditën e inaugurimit shkeli kushtetutën duke mos përmendur emrin zyrtar të shtetit, i cili thotë se ky veprim nuk duhet të shkaktojë habi, pasi Siljanovska e kishte premtuar qartësisht në fushatën e saj elektorale që nuk do ta përdorte emrin kushtetues.

    “Pse habitet dikush që Siljanovska nuk e përdori emrin kushtetues? Siljanovska e ka premtuar këtë në fushatë dhe ajo absolutisht duhet t’i përmbahet premtimit të saj. Shumë njerëz ndoshta e votuan për shkak të këtij premtimi, ishte një nga mesazhet e saj kryesore.”, është shprehur Spasov.

    Çështja qëndron pikërisht aty. Gordana Siljanovska vjen nga ajo mendësi dhe filozofi politike manipulative që thoshte se me Marrëveshjen e Prespës dhe ndërrimin e emrit kushtetues, është rrezikuar identiteti maqedonas. Diskursi manipulativ i ngritur në nivel të platformës kombëtare, tash i dha rezultatet e veta. Ajo në të vërtetë, rezultatet i dha që në momentin kur dështoi referendumi për ndërrimin e emrit dhe erdhi duke u trashur si problem gjatë këtyre viteve duke trumbetuar për humbjen e identitetit, edhe pse në Marrëveshjen e Prespës, pikërisht identiteti etnik maqedonas kishte mbetur i paprekur!

    Manipulimi me këtë çështje, kuptohet se ka dhe aspekte historike dhe politike, pasi pikërisht VMRO-ja dhe qarqe intelektuale që mbase u përket edhe Siljanovska, kanë qenë ithtarë të krijimit të një identiteti të ri, atë me rrënjë antike, gjë që në masë të madhe si manipulim e ka pasur efektin e vet te një masë e madhe njerëzish, të cilëve u duket tërheqëse që të marrin rrënjët dhe famën e Lekës së Madh, ndonëse historia kombëtare maqedonase, si teori zyrtare e kanë pasur origjinën sllave.

    Kjo është çështja e diskursit manipulativ, i cili ka sjellë edhe te kjo fitore e madhe e Siljanovskës dhe VMRO-së. Të mbetej në fushën shkencore ose akademike, është një dimension, një kapitull gjithnjë i hapur për debat, i cili nuk se nuk është i dëmshëm edhe në planin e vetëdijes kombëtare që tash po pëson çarje serioze, por aty e ka vendin!

    Por, problemi është më serioz kur këto veprime të Siljanovskës, e nesër ndoshta edhe të Qeverisë së Mickoskit, që në hapin e parë po hasin në reagime serioze të bashkësisë ndërkombëtare, te BE-ja dhe te fqinjët. Ngadalësimi i procesit integrues për BE, mund të jetë pasojë më pak e rëndë, se sa ajo që me kthimin prapa, te rrezikimi i Marrëveshjes së Pespës, të rrezikojnë çështjen e anëtarësimit në NATO.

    Në përgjithësi, një politikë joserioze, e bazuar në pseudo patriotizma e pseudo shkencë, e vë në pikëpyetje orientimin gjeostrategjik të deklaruar. Ndoshta dikush bën “ishallamashallah” me ndonjë orientim tjetër, por ky është një kapitull anakronik. Në kohën kur Perëndimi përpiqet që të ruajë rajonin, madje edhe një Serbi tradicionalisht pro-ruse, ta kthejnë nga vetja, do të rrezikonte pozitën e etabluar ndërkombëtarisht të vendit dhe të kërkojë orientime tjera.

    Vërtet, dreqi ka ardhur për të vetën! Mirëpo kjo e ndërlikon pozitën pothuajse servile të Taravarit me “kompani” kundrejt VMRO-së dhe Siljanovskës, të cilët kështu ose ashtu, kanë orientime krejtësisht tjera nga ato të Siljanovskës dhe VMRO-së dhe do ta kenë vështirë të notojnë në ujërat e turbullta e të trazuara që do ta çojnë “anijen” nëse u përmbahen premtimeve elektorale, gjë që u pa edhe me reagimet e para të përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj ekspozesë së Siljanovskës si presidente. /indeks.mk

    Previous ArticleKoalicioni joparimor në ndihmë të Bilall Kasamit, që të mos mbetet me një deputet kundrejt Taravarit me pesë?!
    Next Article Rami Mislimi: Arben Taravari në selinë e partisë serbe! (Foto)

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.