Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»OPINIONE»Një libër monografik që shërben si urë komunikimi me gjeneratat e ardhshme
    OPINIONE

    Një libër monografik që shërben si urë komunikimi me gjeneratat e ardhshme

    30/01/2024
    Facebook Twitter Email

    Nga Prof. Dr. Skender ASANI

    Libri që po promovojmë sot në Kërçovë është lidhja më e natyrshme dhe e
    pashkëputur e intelektualit dhe veprimtarit Sali Ramadani me njerëzit e vendlindjes.
    Dhe kjo po ndodh pikërisht sot kur për herë të parë po ia parqesim publikut një vepër të
    rrallë për nga përmbajtja dhe të veçantë për nga idetë.

    Libri monografik me titull “SALI RAMADANI-KËRÇOVA – SHQIPTARI I
    PATHYESHËM” i autorit Shaban Dalipi është një sintezë të dhënash e dëshmish mbi një
    personalitet sa unik, aq edhe kompleks për nga natyra dhe energjia vepruese në
    rrethana e kohë të ndryshme. Sali Ramadani- Kërçova vjen në këtë libër i skalitur me
    vijat e një portreti, që për një pjesë të madhe të publikut, nuk ishte i panjohur, por jo i
    studiuar sa duhet, ashtu siç e meritonte, sepse ai ishte mjaft ndikues në rrjedhën e
    ngjarjeve, në të cilat ai kishte qenë ose inicues, ose inspirues, ose të dyja bashkë.
    Autori ka ndjekur hap pas hapi ecjen e Sali Ramadanit në kohë e hapësirë, duke filluar
    nga rinia e hershme e tij e deri në momentet e fundit të jetës. Në këtë ecejake të gjatë,
    lexuesi arrin të shoh si në një shirit filmi zhvillimin dhe formimin e një personaliteti, i
    cili gjatë rrugëtimit jetësor u ndesh në sfida e probleme që ishin rrjedhojë e angazhimit
    të tij, jotipik për kohën dhe aspak në përputhje me normat shoqërore e politike. Sali
    Ramadani nuk do të ishte ky që njihet botërisht, nëse do të vepronte ndryshe. Ai nuk do
    të ishte ky që e shohim të portretizuar në këtë libër, nëse jetën e tij nuk do ta mbushte
    me veprimtari që lanë gjurmë përtej kohës dhe hapësirës ku ai veproi.

    Një personalitet mund të kontribuojë shumë për rrethin dhe vendlindjen e tij, por
    jehona e këtij angazhimi ndodh të mos shkojë përtej hapësirës ku vepron ai.

    Në rastin e Sali Ramadanit ka ndodhur krejt ndryshe. Ndonëse angazhimi tij fillestar në
    arsim, kulturë e politikë kishin karakter lokal, megjithatë përmasat e atij angazhimi
    preknin sferat më të larta të ndikimit publik në një rrafsh më të gjerë. Prandaj, lexuesi
    që arrin të ndjekë dinamikën e ngjarjeve të këtij libri, njëkohësisht bëhet edhe
    dëshmitar i vëzhgimeve që dalin nga prapaskenat e atyre ngjarjeve, që shënonin
    kronikën e gjatë të një shoqërie me plot kontraste, të cilat dalin në shesh falë
    këmbënguljes së Sali Ramadanit për t’i paraqitur ato kontraste në dioptrinë dhe
    kontekstin e statusit të shqiptarëve në ish Jugosllavi në përgjithësi dhe në Maqedoni, në
    veçanti. Me fjalë të tjera, materia që prezantohet në këtë libër monografik përbën edhe

    një kapitull të rëndësishëm të historisë politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe si e tillë
    kjo materie mund t’iu shërbejë studiuesve të ndryshëm që të thellojnë njohuritë e tyre
    shkencore mbi proceset politike nëpër të cilat kaluan shqiptarët pas Luftës së Dytë
    Botërore. Por e gjithë kjo kronologji ngjarjesh pati një protagonist të fuqishëm që nuk u
    tundua as nga joshjet e pushtetit, dhe nuk u thye as nga vuajtjet dhe maltretimet e
    shumta që ushtronte aparati i atëhershëm represiv jugosllav-maqedonas. Rrjedhimisht,
    ky qëndrim stoik i S. Ramadanit nuk kishte mbetur pa pasoja, sepse protagonisti i këtij
    libri monografik qysh në rini kishte përjetuar në lëkurën e tij ndjekjet policore,
    burgosjet, arratisjet, si dhe proceset e shumta gjyqësore.

    Për ta bërë sa më të kompletuar në pikëpamje përmbajtësore dhe kuptimore librin e tij,
    autori ka përdorur metoda të shumta hulumtimi, duke i kryqëzuar të dhënat dhe faktet
    përmes burimeve të shkruara e gojore, dokumentet arkivore, dosjen e shërbimit sekret
    shtetëror, proçesverbalet e seancave gjyqësore, stenogramet e parlamentit gjatë
    mandatit të deputetit (1994-1998), xhirimet nga fushatat zgjedhore dhe emisionet e
    shumta audio-vizive, përfshi edhe shënimet e ditarit të tij personal “Unë shqiptar i
    pathyeshëm”, kombinuar ato edhe me evokime të bashkëkohanikëve dhe
    bashkëveprimtarëve të Sali Ramadanit, të cilët sjellin detaje të çmuara nga njohja që
    kanë pasur me të, pa lënë anash përshkrimin e karakterit të tij me ngjyrat e një
    personaliteti serioz, këmbënglulës, guximtar, vizionar…

     

     

    Nëse ndjekim me vëmendje linjën e gradacionit jetëshkrimor të Sali Ramadanit, siç
    rezulton edhe nga ky libër monografik, ai i kishte katër faza kohore të angazhimit
    atdhetar:

    – vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë si kërkues i pasionuar i hapësirave të munguara të
    lirisë së shqiptarëve (në vitet e 60-ta e kishte themeluar organizatën ilegale “Besëlidhja
    për Çlirimin dhe Bashkimin Kombëtar”) në aspektin e ngritjes politike arsimore e
    kulturore të tyre, për çka edhe përjetoi pasojat e një pushteti brutal (më 14 mars të vitit
    1969, u arrestua duke i pamundësuar zgjedhjen për deputet) që u manifestuan edhe
    gjatë 15 seancave gjyqësore, të zhvilluara brenda harkut kohor 1969-1973.

    -vitet shtatëdhjetë-tetëdhjetë: largimi nga vendlindja dhe zgjerimi i aktivitetit ilegal në
    Kosovë dhe në diasporë që si rrjedhojë solli ngjarjet dramatike të vitit 1981 me
    demonstrata masovike të rinisë studentore në Kosovë

    -vitet nënëdhjetë-dymijë: rikthimi në vendlindje, përfshirja në jetën publike politike,
    duke u zgjedhur deputet i popullit, brenda një mandati me dy veprime historike –
    diskutimi për herë të parë në gjuhën shqipe (8.02.1995) në Parlamentin e Maqedonisë
    dhe shpalosja e flamurit kombëtar (2 korrik të vitit 1997 ) në foltoren e këtij Parlamenti.
    E veçanta e këtij libri monografik është se autori, krahas portretizimit sa më
    besnik të figurës së Sali Ramadanit, ka sjellur edhe një vështrim panoramik të historisë
    së krahinës prej nga vjen ai, Uskana, duke ofruar të dhëna të vlefshme që nga kohërat e
    lashta p.e sonë, por edhe të historisë së trungut të tij familjar. Gjithsesi këtu nuk
    mungojnë të gjitha “stacionet” jetësore nëpër të cilat kishte kaluar S. Ramadani, që nga
    lindja (7 mars 1939 në fshatin Greshnicë të Kërçovës) e deri në vdekje (27 janar 2018 në
    Prishtinë).

    Në librin monografik “SALI RAMADANI-KËRÇOVA – SHQIPTARI I PATHYESHËM”

    elementet biografike të këtij personaliteti, sipas qasjes së autorit, nuk kanë pasur thjesht
    karakter të mbajtjes së evidences administrative, por përtej kësaj, ato kanë qenë të
    integruara në atmosferën shoqërore, politike, arsimore, kulturore, ku Sali Ramadani
    kishte dhënë kontribut të pashoq në dizajnimin e asaj atmosfere. Ai, pra, nuk ishte një
    vëzhgues pasiv i proceseve, por pjesëmarrës direkt në to, qoftë si nismëtar dhe
    kontribues për shkollimin e të rinjve, sidomos të vajzave nga vendlindja e tij, qoftë si
    themelues i shoqatave kulturore-artstike, që nga vendlindja e tij e deri në Zagreb e
    Beograd.

    Me këtë libër monografik, jo vetëm autori por të gjithë ata që e njohën dhe
    bashkëpunuan me Sali Ramadanin, po arrijnë të vendosin një urë komunkimi me
    gjenaratat e ardhshme në mënyrë që kjo figurë e shquar të njihet dhe të nderohet edhe
    më tepër.

    Kërçovë, 29 janar 2024

    Previous ArticleSot mbahet mbledhja e parë qeveritare në Maqedoni me kryeministër Talat Xhaferin
    Next Article Vullnet Murseli akuza Bilall Kasamit: Nuk e mbajte Besën ndaj Tetovarëve

    Related Posts

    “Dreqi” vjen pas “të vetes”! Nga do ta çojnë Siljanovska e Mickoski vendin?!

    15/05/2024

    1 Prilli – Sot shënohet Dita e Gënjeshtrave, kjo është historia që fshihet pas

    01/04/2024

    Rekordi i ri historik për Bitcoin-in, ka kaluar 71.000 dollarë

    11/03/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.