Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar një samit në Shkup për të diskutuar për planin e BE-së për të nxitur rritjen ekonomike të rajonit. Samiti është pjesë e Procesit të Berlinit, një iniciativë e filluar në vitin 2014 për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimit evropian.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është me rëndësi që të sigurohen të ashtuquajturat kanale të gjelbra, që mundësojnë kalimin me lehtësi nëpër kufi të BE-së të kamionëve me mallra. Ai tha se kjo do të ndihmonte në rritjen e tregtisë dhe të punësimit në rajon.
“Më duket se për herë të parë mblidhemi për të folur posaçërisht për ekonominë, e jo për çështje të mëdha politike ku ka dallime të mëdha mes nesh dhe mendoj se është parakusht i mirë për përparimin e rajonit, respektivisht që njerëzit të ndjejnë të mirat e kësaj që po punojmë”, tha Vuçiq.
Samiti i Shkupit është i fundit para konferencës së nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Berlin në muajin maj.
