Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Shkup, ku ka diskutuar për planin e BE-së për të nxitur rritjen ekonomike të rajonit. Kurti tha se për të realizuar planin, që parashikon 6 miliardë euro për rajonin, duhen bërë reforma sipas vlerave të BE-së dhe duhet të ketë mbështetje financiare nga BE-ja.
“Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup, për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë! Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë, me ç’rast, sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që tregojmë”, tha Kurti.
