Mbretëria e Bashkuar ka paraqitur prova që tregojnë se Koreja e Veriut i ka dërguar armë Rusisë përmes anijeve të mallrave. Britania ka kërkuar një hetim të thellë dhe sanksione ndaj atyre që shkelin sanksionet ndërkombëtare.
Në një raport britanik thuhet se pamjet e anijeve verikoreane janë bërë mes shtatorit dhe dhjetorit të 2023, kur ato janë ngarkuar me armë drejt Rusisë. Raporti thotë se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike dhe predha për t’u përdorur kundër Ukrainës.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u takua me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Choe Son-hui javën e kaluar, ku diskutuan mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe “të gjitha çështjet e ndjeshme”.
Sipas mediave britanike, armët që Rusia i ka përdorur ndaj Ukrainës që nga fillimi i agresionit, mund të jenë të lidhura me autoritetet e Koresë së Veriut. (bild.mk)
