Zëvëndëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte pjesëmarrës në përurimin e hapësirave të reja të Bashkimit Demokratik për Integrim –Dega Kumanovë.
Grubi përmes disa fotografive të shkrepura nga ngjarja e mbrëmshme shkruan se pjesëmarrja e madhe e qyetetarëve në këtë ngjarje dëshmon bësnikërinë e tyre ndaj vizionit politik të Ali Ahmetit.
Statusi i plotë:
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti morëm pjesë sot në hapjen e zyrave të reja të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë.
Dyert e këtyre hapësira do të jenë gjithmonë të hapura për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe për të vënë në lëvizje mekanizma më efikas për jetë më cilësore.
Faleminderit aktivistëve tanë në Kumanovë që me masovitetin e tyre dëshmuan se i qëndrojnë besnik Ali Ahmetit dhe vizionit të dëshmuar përparimtar të Bashkimit Demokratik për Integrim.