Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka bërë publike të shtunën numrat e tmerrshëm të humbjeve të Rusisë në luftën që vazhdon prej viteve. Sipas tij, Rusia ka humbur 375,270 ushtarë, përfshirë 750 që kanë rënë dje, bazuar mbi raportet e The Guardian.
Raporti tregon se Rusia ka humbur edhe një arsenal të madh ushtarak, duke përfshirë 6,171 tanke, 11,455 automjete të blinduara, 11,848 automjete dhe tanke karburanti, 8,868 sisteme artilerie, 967 sisteme raketash, 654 sisteme të mbrojtjes ajrore, 331 avionë ushtarakë, 324 avionë, 93 helikopterë, anije luftarake, varka, dhe një nëndetëse. Rusia nuk ka konfirmuar asnjëherë numrin e trupave të saj në Ukrainë, por ka mohuar se ka ndërhyrë në luftë. Ukraina dhe perëndimi e akuzojnë Rusinë se ka mbështetur rebelët separatistë në lindje të vendit. (bild.mk)

