Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Në Bruksel vazhdon skriningu për Kapitullin 11 – “Bujqësi dhe zhvillim rural”
    MAQEDONI

    Në Bruksel vazhdon skriningu për Kapitullin 11 – “Bujqësi dhe zhvillim rural”

    19/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Në Bruksel sot vazhdon skriningu dypalësh për Kapitullin 11 – “Bujqësi dhe zhvillim rural”, i cili është pjesë e Klasterit 5 – “Resurse, bujqësi dhe kohezion”. Skriningu filloi të hënën dhe duhej të zgjaste deri dje, por për shkak të sulmit të armatosur në Bruksel të hënën në mbrëmje, gjatë të cilit ishin vrarë dy shtetas suedezë, ndërsa i treti ishte plagosur, vazhdimi i tij ishte shtyrë për sot.

    Në ditën e parë të skriningut, siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski para përfaqësuesve të Komisionit Evropian nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë dhe Zhvillim Rural dhe nga Drejtoria për Mirëqenie dhe Zgjerim, i ka prezantuar zgjidhjet më të reja ligjore, kornizën ekzistuese ligjore, kapacitetet institucionale, si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen bujqësia dhe zhvillimi rural në Maqedoni.

    Zëvendëskryenegociatorja e vendit me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu Halili, shprehu falënderim për Komisionin Evropian për mbështetjen e deritanishme në zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se vendi është lider në rajon sa i përket shfrytëzimit të fondeve nga programi IPARD.

    “Jemi krenarë që e nënshkruam Marrëveshjen Financiare për Programin IPARD 3 në fillim të tetorit. Krahas kësaj, realizimi i Programit IPARD 2 është mbi 98 për qind. Kjo na jep nxitje dhe shpresë se do të kemi realizim 100 për qind të Programit IPARD 3”, theksoi Abdiu – Halili.

    Kapitulli 11 përfshin numër të madh të rregullave detyruese, të cilët në pjesën më të madhe janë drejtpërdrejtë të zbatueshme dhe kanë të bëjnë me zbatimin e tyre efektiv dhe kontroll nga administrata publike, si pjesë përbërëse e funskionimit të politikës së përbashkët bujqësore të BE-së.

    Pjesë e delegacionit të Maqedonisë në këtë skrining, përveç përfaqësuesve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila është bartëse e këtij kapitulli dhe të Sekretariatit për Çështje Evropiane, janë edhe përfaqësues nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Inspektorati Bujqësor Shtetëror, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korruspionit.

    Sipas SÇE, gjatë periudhës së kaluar vendi punoi në transpozimin e legjislacionit relevant të BE-së, si dhe në fuqizimin e kapaciteteve administrative dhe operative, me çka është miratuar edhe Strategjia Nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027, e cila është në përputhje me Politikën e përbashkët bujqësore të BE-së për periudhën 2023 -2027.

    Previous ArticleA ju dhemb fyti? Këto ushqime mund të lehtësojnë dhimbjen!
    Next Article “Nuk hy në përkatësinë e tyre etnike”/Kovaçevski lavdëron Fatmir Besimin dhe Kreshnik Bekteshin

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.