I pyetur nëse vlerëson se BDI ka resorë kyçe në Qeveri, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se shpërndarja e resorëv është bërë sipas parimeve të demokracisë parlamentare, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se mbi gjitha është kujdesur që në resorë të vendosen njerëz profesionistë, ndërsa lavdëroi ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe atë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Resori i Financave është gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe për këtë kemi profesor të financave, që ka qenë zv/guvernator, që e ka mbaruar doktoratin në Britani, që ka studiuar në “London School of Economy”, pa hyrë në përkatësinë etnike, kështu që është bërë llogaria që funksionin ta kryejë njeri që i përmbush kriteret”, theksoi Kovaçevski.
“Edhe Ministria e Ekonomisë është me rëndësi, nuk do të them që nëse nuk do të kishte krizë, kjo Ministri aq shumë do të ishte e ekspozuar në publik dhe që do të kishte aq shumë sfida siç kishte Ministria e Ekonomisë në mandatin e ministrit Bekteshi, të mos harrojmë se në kushte të shpalljes së krizës energjetike, atëherë të gjithë procesin e udhëheq ministria e Ekonomisë”, pohoi Kovaçevski.