Të gjithë të bashkohemi rreth frontit evropian dhe të luftojmë agjendën e VMRO-DPMNE-së, bëri thirrje kryeministri Dimitar Kovaçevski, sipas të cilit agjenda e opozitës është anti-evropiane dhe shpie në izolim. Ai tha se bllokimi i rrugës evropiane është bllokim i identitetit të pranuar, fondeve dhe vlerave evropiane.
“Ta realizojmë ëndrën shekullore të të gjithë luftëtarëve për pavarësinë e Maqedonisë, e ajo është të ndërtojmë shtet i cili është anëtarë i BE-së, anëtare e NATO-së të cilin e bëmë, edhe përskaj të gjitha kundërshtimeve të atyre të cilët kundërshtojnë integrimin në BE. Qytetarët duhet ta përkrahin këtë koncept të unitetit të shtetit, i cili do të rezultojë me shtet si anëtar i plotfuqishëm bë BE, si shtet ku kemi prosperitet ekonomik, të drejtë sociale dhe sundim të demokracisë dhe ligjit”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Politiko.makdomen.net
Nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar nuk do të ketë. Sipas kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoski, fakti që Dimitar Kovaçevski ende lë hapësirë dhe është optimist se do të mblidhen dy të tretat për ndryshimin e Kushtetutës është vetëm politikë.
“Edhe VMRO-DPMNE kur të vije në qeveri, nëse nuk do të ketë ndryshim të rrethanave, nëse nuk shohim përparim, I cili qoftë pak do të jetë simetrik, sepse tani është krejtësisht asimetrik, është tërësisht në drejtim të kërkesave bullgare, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Për mua ai optimizëm i tij, është i politikanit, sepse në këtë mënyrë do të mobilizojë edhe ata pak persona që mbetën në selinë e LSDM-së, se ja ato ndryshime do të ndodhin”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Përndryshe, afati fillestar për ndryshimet kushtetuese ishte nëntori, kur duhet të përfundojë procesi i shqyrtimit dhe të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare, e cila do të nisë negociatat për kapitujt.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…